KF Skënderbeu
| KF Skënderbeu | |||
| Të dhëna bazë | |||
| Emri i plotë | Klubi Futbollistik Skënderbeu Korçë | ||
| Llagapi | Ujqërit e Dëborës | ||
| Vendndodhja | Korçë | ||
| Themellimi | 15 prill, 1909 | ||
| Kryesia | Agim Zeqo | ||
| Menaxheri | Shpëtim Duro | ||
| Ngjyra(t) e klubit | Bardhë e Kuqe | ||
| Adresa/Selia | Bulevardi "Gjergj Kasrioti" | ||
| Faqja zyrtare | Jozyrtare | ||
| Stadiumi | Stadiumi Skënderbeu | ||
| Kapaciteti | 12.000 | ||
| Kategoria | Kategoria Superiore | ||
| 2020-2011 | Vëndi i 1-rë | ||
| Sukseset | Kampione e Shqipërisë: 2 | ||
| Veshjet | |||
|
|
|||
Klubi Futbollistik Skënderbeu Korçë është një klub sportiv i Korçës. Klubi luan në Kategorinë Superiore ku sezonin e kaluar 2010-2011 zuri vendin e parë. Klubi ka marrë këtë emër për nder të Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu. Klubi i luan ndeshjet në Stadiumin Skënderbeu, me kapacitet 10,000 vende.
Përmbajtja |
Historia [redakto]
Klubi u formua në qytetin e Korçës më 15 prill, 1909 me emrin Vllazëria nga poeti dhe politikani Hilë Mosi, duke qenë kështu klubi sportiv më i vjetër në Shqipëri.
Gjatë viteve 1920 - 1922 për herë të parë në Korçë u formuan shoqëri sportive, të tilla si Përparimi dhe Sport Klub Korça ndërsa në vitin 1923 Liceu Kombëtar shqiptar formoi shoqërinë Shpresa.
U desh të vinte viti 1925 që Skënderbeu të lindte me këtë emër që e njohim sot. Në Korçë, futbolli nisi të bëhej gjithnjë e më tepër popullor dhe pothuajse çdo fushë përdorej nga sportdashësit e zonës për të luajtur. Kjo solli që shumë lagje e rrethina të Korçës të formonin skuadrat e tyre të vogla. Në vitin 1926 u formua shoqëria Zhgaba e po kështu një vit më pas u formuan edhe skuadra të voga lokale si Leka i Madh, Pirro, Brekverdhit, Zjarri, Tigri dhe Diamanti. Megjithatë Skënderbeu mundi të përfaqësojë qytetin dhe t'ia u dalë mbanë vështirësive, qoftë edhe politike.[1]
Stadiumi [redakto]
KF Skënderbeu i luan ndeshjet në stadiumin "Skënderbeu" të qytetit të Korçës që ka një kapacitet prej 10,000 vendesh,dhe është njëkosisht stadiumi më i vjetër në Shqipëri. Stadiumi eshte i pajisur me nje fushe stervitore (aneks) moderen(e) e ndertuar ne vitin 2010 si edhe eshte ne procesin e pajisjes me ndricim. Tribuna Qendrore e stadiumit ka 500 vende prej te cilave rreth 100 i perkasin zones VIP. Stadiumi eshte nje Stadium Olimpik, i pajisur me piste atletike.
Sukseset [redakto]
KF Skënderbeu ka fituar një herë Superligën dhe tre herë Kategorinë e Parë. Për herë të fundit KF Skënderbeu e fitoi Kategorinë e Parë në sezonin 2006/2007 dhe fitoi të drejtën të ngjitet përsëri në Superligë. Fredi Stefo ka qene Trajneri me i suksesshem i keti klubi, gjithashtu dhe i ekipit te te rinjve.
Kryesia [redakto]
Presidenti i KF Skënderbeu është z.Agim Zeqo, drejtor teknik është z.Gjergji Grabocka dhe trajner Z.Mirel Josa. Sponsori kryesor per sezonin 2009-2010 eshte Red Bull, QTU, Infosoft dhe Birra Korca. Sponsor zyrtar per kete sezon eshte SUPERSPORT dhe zv/president z.Aleksander Frangaj Ne kryesine e ekipit tashme ben pjese edhe Z.Blendi Fevziu
Skuadra momentale [redakto]
|
|
Referenca [redakto]
- ^ Teodor Vaso (11. Nëntor 2010): Todo Vaso, mjeshtri i merituar, rrëfen historinë 80-vjeçare të futbollit korçar (Shqip). Sporti Shqiptar. Vizituar në 12. Nëntor 2010.
Lidhje të jashtme [redakto]
Ksskenderbeu.com! Vendi ku mblidhen Ujqerit/ Faqja e Tifozave te Skenderbeut
Faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit
- Lidhje me gazetat dhe forumet sportive
| Ky artikull nga Futbolli është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |