KF Tërbuni B

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
KF Tërbuni B
StadiumiStadiumi Ismail Xhemali
Kapaciteti600 vende
LigaKategoria e Tretë
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skuadra e Tërbuni B

KF Tërbuni B (emri i plotë: Klubi i Futbollit Tërbuni B ) janë klub futbollistik në Pukë, Shqipëri, krijuar më 1 gusht 2013, si derivat i klubit kryesor KF Tërbuni. Ndeshjet si vendas i luajnë në Stadiumin "Ismail Xhemali" në Pukë. Më 01.08.2013, Bashkia e Pukës, në bashkëpunim me drejtuesit dhe administratën e klubit Tërbuni, vendosën krijimin e ekipit KF Tërbuni B . Kjo bazohej në projektin e së ardhmes që Bashkia ndërmori në ndihmë të karrierës së lojtarëve të rinj apo atyre me eksperiencë, të cilët, në vend të huazimit në ekipe të tjera apo qëndrimit në stol, të luajnë për klubin mëmë. Gjithsesi, në bazë të rregullores, lojtarë nga Tërbuni B mund të thirren për të kontribuar në çdo kohë me skuadrën e parë në rast nevojash, si dëmtime, etj.

Ekipi do të drejtohet nga ish-futbollisti i njohur pukjan Viktor Gjoni. KF Tërbuni B u regjistrua në FSHF në shtator 2013, për pjesëmarrjen në aktivitetet zyrtare sportive në vend, gjithsesi, në bazë të rregullores së FSHFsë, nisi aktivitetin nga Kategoria e Tretë, së bashku me 9 ekipe të tjera në grupin e vet. Bashkia e Pukës (apo dhe sponsori i ardhshëm) do të ndajë një fond të veçantë, i cili do të jetë natyrisht më i vogël sesa i ekipit të parë.

Klub Futboll Tërbuni B i luan ndeshjet e saj zyrtare në Stadiumin Ismail Xhemali në qytetin e Puk. Stadiumi ka një kapacitet prej 6000 vendesh (2000 ndenjëse). Stadiumi Isamil Xhemali ka gjithashtu një dhomë për intervista, ambjentet e dusheve, parkingun kryesor në pjesën qendrore para stadiumit dhe është i rrethuar totalisht nga një gardh metalik afro 3 metra i lartë.

Përbërja e KLUBIT[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
9 Shqipëria Taulant Marku
10 Shqipëria Eri Markaj
1 Shqipëria Pt Ergi Totoshi
11 Shqipëria Mf Gentjan Gjoni
14 Shqipëria Mf Rando Mesuti
15 Shqipëria Emiljano Dosti
18 Shqipëria Mf Francesko Mesuti
2 Shqipëria Anton Bashaj
17 Shqipëria Mf Klodian Arifi
3 Shqipëria Vini Lami
4 Shqipëria Kol Kamshi
5 Shqipëria Lorenc Sallufi
6 Shqipëria Rexhep Lusha
7 Shqipëria Mf Fatjon Rama
8 Shqipëria Mf Besmir Balla
20 Shqipëria Mf Liridon Mjekaj
12 Shqipëria Pt Renato Poti

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]