KF Tirana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

KF Tirana - Klubi i Futbollit Tirana - është futbollklubi më i madh dhe më i suksesshëm në Shqipëri ku numëron 48 trofe madhore kombëtare, duke pasur një numër rekord titujsh kampion (plot 24 herë) e Kupa të Shqipërisë (15 herë, rekord i përbashkët). KF Tirana është gjithashtu klubi më popullor në Shqipëri, me një numër të konsiderueshëm tifozësh dhe dashamirësh brenda e jashtë vendit, që shkon mbi 1 milion. KF Tirana i luan ndeshjet brenda në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, në Stadiumin "Selman Stërmasi" (me kapacitet 12.500 persona, 6000 të ulur) ose Stadiumin Qemal Stafa. Skuadra bardhë e blu është i vetmi klub që ka marrë pjesë në të gjitha (73) sezonet në Kategoria Superiore dhe është klubi i parë kampion në Shqipëri (1930). KF Tirana mban rekordin e paraqitjeve të një klubi shqiptar në Evropë, jo vetëm në numrin e lartë të pjesëmarrjeve (26), por dhe në sukseset e arritura përgjatë historisë 45 - vjecare të kësaj pjesëmarrjeje, ku numëron plot 10 ture te kaluara ne kupat e ndryshme evropiane, si asnjë skuadër tjetër shqiptare.

Përmbajtja

[redakto] Historia

16 gusht 1920, atdhetari P. Nika, së bashku me zotërinjtë e nderuar A. Erebara, P. Jakova, A. Hoxha, A. Koja, P. Berisha, A. Zajmi, H. Fortuzi, B. Pazari, L. Berisha, S. Frashëri, H. Alizoti, A. Gjitomi e V. Fekeçi formuan Shoqërinë Sportive "Agimi". Parësore në këtë shoqëri ishte loja e futbollit, ndaj, që në tetorin e po atij viti, skuadra e saj zhvilloi ndeshjen e parë me "Juventusin" e Shkodrës. Në vitin 1925 u zgjodh Këshilli Drejtues i Shoqërisë "Agimi", i përbërë prej zotërinjve A. Zajmi, S. Stërmasi, B. Toptani, I. Gjinali e A. Koja. Gjatë këtij viti u zhvillua edhe takimi i parë ndërkombëtar me "Cernagorec" të Cetinës. Me nismën dhe këmbënguljen e zotërinjve S. Stërmasi, A. Erebara, A. Zajmi e A. Koja, "Agimi" në vitin 1927 mori emrin Sportklub Tirana.

KF Tirana është skuadra më e suksesshme shqiptare. Ajo është kampione e futbollit shqiptar për mëse 24 herë, ka fituar trofetë e 15 kupave kombëtare dhe 9 trofeve të superkupës. Në arenën e futbollit Evropian është e njohur me pjesëmarrjen e saj në Ligën e Kampioneve (14 herë) ; në Kupën UEFA (8 herë), ndërsa në Kupën e fituesve të Kupave (3 herë). Ndër të tjera KF Tirana ka marrë pjesë 7 herë në Kupën Ballkanike, ku është 1 herë nënkampione.

KF Tirana janë kampionët e parë kombëtarë të Shqipërisë në futboll, kurorëzuar në vitin 1930. Tirana do të fitonte edhe 5 tituj të tjerë në periudhën e Paraluftës.

[redakto] Turneu i 1rë Kombëtar 1911

Pas hulumtimeve në arkiva të ndryshme, historianë shqiptar dhe arkivi i medias së shkruar kanë zbuluar fakte të reja për hapat e parë të topkëmbës në Shqipëri. Një turne i luajtur 10 vjet më herët sesa klubet të shfaqeshin në formën e tyre të riorganizuar të viteve 20'. Ende një eveniment jozyrtar, ky mund të quhet Turneu i 1rë Kombëtar i luajtur në Shqipëri. Të gjitha ndeshjet u luajtën me sistem eliminimi nga një ndeshje e vetme. Turi i 1rë ishte ai cerekfinal, që u luajt mes datave 7 & 10 Prill, 1911, më pas ndeshjet gjysmëfinale që u luajtën në datat 11 & 12 Prill, për tu mbyllur aktiviteti me ndeshjen finale të luajtur në datën 14 Prill, 1911. Morën pjesë 8 ekipe gjithsej dhe të gjitha ndeshjet u luajtën në Rahije të Fierit me rastin e një panairi. KF Tirana u shpall fituese e këtij turneu.[1] Më poshtë janë dhe rezultatet e plota:

*Cerek Finalet

Ekipi 1 Totali Ekipi 2
Tirana 9 - 4 Elbasani
Kavaja 8 - 2 Berati
Peqini 11 - 3 Vlora
Fieri 6 - 2 Lushnja

*Gjysmë Finalet

Ekipi 1 Totali Ekipi 2
Tirana 4 - 0 Kavaja
Fieri 2 - 16 Peqini

*Finale

Ekipi 1 Totali Ekipi 2
Tirana 6 - 1 Peqini

[redakto] Kampionatet e Luftës

Edhe pse në periudhën e Luftës është luajtur futboll dhe madje me një pjesëmarrje masive, Federata Shqiptare e Futbollit ende vazhdon ta mohojë këtë fakt mjaft të rëndësishëm dhe sot e kësaj dite! Pikërisht në sezonet 1939, 1940 dhe 1942, në Shqipëri është luajtur futboll. Madje Kampionati i sezonit 1942 pati dhe ngjarjen e shënuar se morën pjesë edhe 3 ekipe nga Kosova; Prizreni, Peja dhe Prishtina duke e kthyer këtë kampionat në një eveniment mbarëkombëtar, eveniment që mbetet dhe sot unik dhe fatkeqësisht i papërsëritshëm! Kësisoj, Federata Shqiptare e Futbollit janë fare mirë në dijeni se në Shqipëri nuk po luhet kampionati i 73-të por i 76-ti! KF Tirana ka fituar dy tituj kampionë përgjatë sezoneve 1939 dhe 1942 dhe KS Vllaznia një titull kampion në sezonin 1940. Flasim pra përafërsisht për të njëjtën periudhë kur u luajt dhe Kupa e 1-rë e Shqipërisë (Kupa e Mbretit) në vitin 1939, të cilën Federata e ka njohur zyrtarisht. Ende nuk ka një pozicion të qartë të Federatës pse nuk i ka njohur këto 3 kampionate, kur vetë FSHF është institucioni organizator i futbollit shqiptar. Pra Klubit të Futbollit Tirana i janë mohuar deri tani 2 tituj kampionë të fituar në fushën e lojës me djersë e meritë. [2] [3] [4]

[redakto] Vazhdimësia

Në vitet 1958-64, Tirana vazhdoi të përfaqësohej denjësisht e renditja në kampionate luhatej rreth vendit të tretë. Por këto vite nuk ishin veçse preludi i asaj që përgatitej: rikthimi i Tiranës në lavdinë e paraluftës, nën drejtimin e të paharruarit Lym (Myslym) Alla. Në kampionatin e 22-të kombëtar, Tirana shpallet Kampion pas 28 vjet "agjërimi". Këtë sukses ajo e përsërit edhe një vit më vonë, por gjeneralëve të Partizanit e xhelatëve të Dinamos kjo ju duk një sfidë e hapur: Tirana u përjashtua nga kampionati i sezonit 1966-67 ndërkohë që kishte siguruar titullin tre javë para përfundimit, titull që nuk mund t'i kalonte askujt tjetër përveçse Dinamos. Megjithë këto makinacione e padrejtësi të papara kundër saj, Tirana arriti të shpallej kampione edhe dy vite të tjerë rresht, duke demonstruar një epërsi të plotë mbi të gjithë kundërshtarët (1968 vetëm 2 humbje, 1969-70 vetëm 1 humbje).

10-vjeçari 1971-80 u karakterizua nga luhatje të mëdha në ecurinë e Tiranës, me renditje në kampionat që shkonin nga vendi i dytë në atë të trembëdhjetë e fitoren e dy Kupave të Republikës. Ndërrimi i menjëhershëm i një brezi të tërë lojtarësh mbylli kështu një cikël të suksesshëm për Tiranën. Por agjërimi kësaj radhe nuk do të zgjaste shumë. Në sezonin 1981-82 Tirana rishpallet kampione, duke përsëritur këtë sukses edhe 3 herë të tjera gjatë 10-vjeçarit 1981-90, krahas fitores së 3 Kupave te Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve Tirana arriti suksese edhe në Kupat e Evropës, dhe lojtarët e saj përbënin bazën e përfaqësueses më të suksesshme që Shqipëria ka pasur.

Në vitet 1991-95 Tirana (që në gusht 1991 rimori emrin e saj të vërtetë), ashtu si e gjithë shoqëria e sporti shqiptar, përjetoi një periudhë tranzicioni e luhatjesh, të karakterizuar nga largimi i pothuajse të gjithë lojtarëve jashtë vendit. Por Tirana nuk duron të jetë për shumë kohë larg vendeve të nderit. Kështu më 1995 ajo u rishpall kampion 5 javë para përfundimit të kampionatit e arriti të grumbullojë plot 12 pikë diferencë nga vendi i dytë. Sukses që do ta përsëriste edhe 9 herë të tjera brenda 15 vjetëve,shto këtu edhe 5 Kupa e 7 Superkupa duke rinisur ciklin dominues. Por tanimë bëhet fjalë jo për histori, por për të tashmen që të gjithë e njohim. Tirana vazhdon të dominojë skenën e futbollit shqiptare e t'u dhurojë emocione e gëzim tifozëve të saj të përjetshëm, atyre që ndjehen tironas e që mendojnë se bardheblu nuk është thjesht një pasion, por një fe, një besim.

[redakto] Sezonet e fundit dhe e tashmja

Edhe pse ka dominuar përgjatë 20 vjetëve të fundit duke fituar mbi 27 trofe, sezonet e fundit kanë treguar mjaft oshilacione në klub. Edhe pse boshti kryesor i lojtarëve që i dhanë Tiranës tituj nuk u larguan nga ekipi, faktorë të tjerë ndikuan negativisht, jo vetëm në kampionat dhe kupë, por dhe në paraqitjet e dobëta në Evropë. Paraqitja më e fundit solide ishte ajo e sezonit 2006/2007, ku titulli u arrit lehtësisht. Gjithsesi, që nga dështimi në Ligën e Kampioneve tek KF Tirana pasoi një rënie e pashpjegueshme. Sezoni 2007/08 i gjeti bardheblutë në vendin e 6-të, një pozicion ky i pazakontë në kampionat gjatë 18 vjetëve të fundit. Edhe pse Tirana fitoi përsëri titullin kampion në sezonin 2008/09, ishte një sezon pa shkëlqim. Problemet filluan sërish në 2009/10 ku edhe pse të goditur mjaft nga gjykimi, ekipi nuk iu afrua kurrë realisht luftës për trofe. I vetmi ngushëllim i një tjetër sezoni të dështuar ishte arritja e vendit te 4-t ku fitoi pjesëmarrjen në turin kualifikues të Ligës së Evropës. Edhe pse me mjaft probleme KF Tirana ishte i vetmi ekip shqiptar që kaloi një tur, por u eliminua në turin tjetër nga ekipi i fortë holandez FC Utrecht.

Edhe fillimi i sezonit të kaluar nuk qe i mbarë, si pasojë e mosmarrëveshjeve president - shef klubi që u bënë faktor negativ në afrimin e emrave të duhur në merkaton e verës, por edhe problemet me rrogat e lojtarëve që patën ndikimin e tyre ne mbarëvajtjen e ndeshjeve. Si pasojë, drejtuesit e klubit shkarkuan trajnerin Sulejman Starova për ta zëvendësuar me trajnerin 8 herë kampion, Nevil Dede. Edhe pse u përforcua ndjeshëm, blerjet e reja nuk u integruan siç duhet në ekip. Edhe Nevil Dede shkarkohet dhe trajneri i tretë sezonal emërohet kroati Mišo Krstičević me të cilin në drejtim Tirana nuk u rendit më lart se vendi i 5-të në përfundim te sezonit 2010-2011. Gjithsesi, me Krstičević në pankinë Tirana shpëtoi sezonin duke fituar Kupën e Shqipërisë ndaj Dinamos, pas verdiktit të penalltive ngaqë koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën ne barazim 1-1. Kjo fitore i siguroi klubit edhe pjesëmarrjen në turin e 2-të eliminator në Ligën e Evropës. Kompeticion në të cilin, Tirana u eliminua pas vetëm 2 ndeshjesh, ku barazoi 0-0 në Tiranë dhe humbi 1-3 në Sllovaki ndaj FC Spartak Trnava, ndeshje këto të vlefshme për turin e 2-të kualifikues. Për të dytën herë rresht, klubi tregoi dobësi dhe papjekuri në formatimin në kohë të ekipit, fillimin me vonesë të pregatitjeve, hyrjen mjaft vonë në merkato, emërimin e trajnerit, etj, shkaqe këto që sollën rrjedhimisht dështimin në Evropë.

Sezoni i ri 2011/2012 nisi me këmbën e mbarë për klubin, që i shtoi tjetër trofe listës së gjatë të tyre, duke fituar për herë të 9të Superkupën e Shqipërisë brenda në Korçë ndaj kampionëve aktualë, KS Skënderbeu me të vetmin gol shënuar nga Bekim Bala. Sezonin aktual të Ligës, bardheblutë e mbyllën në vend te 3të, 5 pikë larg kampionëve të sapokurorëzuar, KS Skënderbeu edhe pse u detyruan të ribëjnë 2 herë formacionin nën drejtimin e trajnerit të palodhur, spanjollit Julián Rubio, por edhe duke sfiduar problemet financiare që dolën në pah si pasojë e ngërçit të përkohshëm krijuar pas shndërrimit të statusit të klubit në Shoqëri Aksionere, probleme të cilat gjithashtu penguan afrimin e sasisë së mjaftueshme të lojtarëve për të përballuar krejt sezonin. Gjithsesi, kundër të gjitha këtyre vështirësive, Tirana arriti të bëjë të vetat 2 nga 3 trofetë e mundshme, duke mbyllur sezonin edhe me fitimin e kupës së 15të të Shqipërisë. Në finale bardheblutë mundën sërish kundërshtarin e tyre më të fortë në 2 sezonet e fundit, KS Skënderbeu dhe Bekim Bala ishte përsëri njeriu që prodhoi fitoren me golin e shënuar në 107', pasi koha e rregullt përfundoi barazim 0-0.

12 Tetor 2011 për Klubin e Futbollit Tirana u hap një kapitull i ri, mjaft i rëndësishëm dhe efikas. Këshilli Bashkiak miratoi unanimisht shndërrimin e klubit në një sh.a. (Shoqëri Aksionere). Bashkia e Tiranës do të ketë fillimisht 100 % të aksioneve, ndërkohë që afrimi i sponsorëve privatë do të ndodhë shumë shpejt për ti dhënë klubit një tjetër fytyrë dhe status në të ardhmen. Ky shndërrim natyrisht do ti japë efektet e veta ngadalë, por është mjaft i mirëpritur nga mijëra fansa bardheblu.[5]

[redakto] Arritjet

SK Tirana, kampionët e 1930

KF Tirana është skuadra më e kurorëzuar e Shqipërisë duke fituar :

Në vitin 1996 dhe 1999, KF Tirana ishin njëkohësisht fitues të të dy trofeve të vendit, Kampionë të Superligës dhe fitues të Kupës së Shqipërisë, kësisoj nuk ju dhurua trofeu i Superkupës sepse nuk u luajt finale.

[redakto] Paraqitjet në Evropë

Nën-Kampione - 1983

Sezoni Kompeticioni Turi Shteti Klubi Brenda Jashtë
1965/66 Kupa e Kampioneve 1R Flag of Scotland.svg Kilmarnock F.C. 0-0 0-1
1966/67 Kupa e Kampioneve 1R Flag of Norway.svg Valerenga I.F. n.d n.d
1969/70 Kupa e Kampioneve 1R Flag of Belgium.svg Standard Liege 1-1 0-3
1970/71 Kupa e Kampioneve 1R Flag of the Netherlands.svg AFC Ajax 2-2 0-2
1982/83 Kupa e Kampioneve 1R Ulster banner.svg Linfield 1-0 1-2
2R Flag of the Soviet Union.svg Dynamo Kyiv n.d. n.d.
1983/84 UEFA Kupa e Kupave 1R Flag of Sweden.svg Hammarby IF 2-1 0-3
1986/87 UEFA Kupa e Kupave 1R Flag of Romania.svg FC Dinamo Bucureşti 1-0 2-1
2R Flag of Sweden.svg Malmö FF 0-3 0-0
1988/89 Kupa e Kampioneve 1R Flag of Malta.svg Ħamrun Spartans 2-0 1-2
2R Flag of Sweden.svg IFK Göteborg 0-3 0-1
1989/90 Kupa e Kampioneve 1R Flag of Malta.svg Sliema Wanderers 5-0 0-1
2R Flag of Germany.svg FC Bayern Munich 0-3 1-3
1994/95 UEFA Cup Kupa e Kupave QR 20px FC Bobruisk 3-0 1-4
1R Flag of Denmark.svg Brøndby IF 0-1 0-3
1995/96 UEFA Kupa QR 20px Hapoel Be'er Sheva FC 0-1 0-2
1996/97 UEFA Kupa 1QR Flag of Croatia.svg NK Dinamo Zagreb 2-6 0-4
1998/99 UEFA Kupa 1QR 20px FK Inter Bratislava 0-2 0-2
1999/00 UEFA Liga e Kampioneve 1QR Flag of Iceland.svg Íþróttabandalag Vestmannaeyja 1-2 0-1
2000/01 UEFA Liga e Kampioneve 1QR Flag of Moldova.svg FC Zimbru Chisinau 2-3 2-3
2001/02 UEFA Kupa QR Flag of Cyprus.svg Apollon Limassol 3-2 1-3
2002/03 UEFA Kupa QR Flag of Romania.svg FC Naţional Bucureşti 0-1 2-2
2003/04 UEFA Liga e Kampioneve 1QR 20px Dinamo Tbilisi 3-0 (4-2 pen.) 0-3
2QR Flag of Austria.svg Grazer AK 1-5 1-2
2004/05 UEFA Liga e Kampioneve 1QR Flag of Belarus.svg FC Gomel 0-1 2-0
2QR Flag of Hungary.svg Ferencvárosi TC 2-3 1-0
2005/06 UEFA Liga e Kampioneve 1QR 20px ND Gorica 3-0 0-2
2QR Flag of Bulgaria.svg CSKA Sofia 0-2 0-2
2006/07 UEFA Kupa 1QR Flag of Croatia.svg NK Varteks 2-0 1-1
2QR Flag of Turkey.svg Kayserispor 0-2 1-3
2007/08 UEFA Liga e Kampioneve 1QR 20px NK Domžale 1-2 0-1
2009/10 UEFA Liga e Kampioneve 2QR Flag of Norway.svg Stabæk 1-1 0-4
2010/11 UEFA Liga e Kampioneve 1QR Flag of Hungary.svg Zalaegerszegi TE 0-0 1-0 (k.sh)
2QR Flag of the Netherlands.svg FC Utrecht 1-1 0-4
2011/12 UEFA Kupa 2QR 20px FC Spartak Trnava 0-0 1-3
  • QR = Turi Kualifikues
  • 1R = Turi 1
  • 2R = Turi 2

[redakto] 20 sezonet e fundit

Sezoni Div. Kategoria Superiore N F B H GShë GPës Pikë Kupa e Shqipërisë
1992-93 1rë 11 30 7 13 10 24 28 27 1/8 Finale
1993-94 1rë Nën kampionë 26 13 7 6 36 16 33 Fitues
1994–95 1rë Kampionë 30 19 6 5 57 27 44 Finalistë
1995–96 1rë Kampionë 34 19 10 5 52 22 55 Fitues
1996–97 1rë Kampionë 22 14 4 4 40 9 46 1/8 Finale
1997–98 1rë Nën kampionë 34 19 8 7 54 18 65 1/4 Finale
1998–99 1rë Kampionë 30 18 7 5 48 20 61 Fitues
1999–00 1rë Kampionë 27 16 5 6 41 15 53 1/4 Finale
2000–01 1rë Nën kampionë 26 16 6 4 56 13 54 Fitues
2001–02 1rë Nën kampionë 26 19 5 2 52 15 62 Fitues
2002–03 1rë Kampionë 26 19 3 4 57 17 60 1/2 Finale
2003–04 1rë Kampionë 36 24 8 4 90 36 80 1/2 Finale
2004–05 1rë Kampionë 36 26 6 4 82 32 84 Finalistë
2005–06 1rë Nën kampionë 36 17 11 8 54 33 62 Fitues
2006–07 1rë Kampionë 33 22 6 5 64 33 72 1/4 Finale
2007–08 1rë 6 33 14 7 12 46 36 49 Finalistë
2008–09 1rë Kampionë 33 19 11 3 58 27 68 Finalistë
2009–10 1rë Vendi i 3-të 33 15 7 11 38 32 52 1/4 Finale
2010–11 1rë 5 33 11 11 11 42 31 44 Fitues
2011-12 1rë Vendi i 3-të 26 16 5 5 33 21 53 Fitues

[redakto] Tifozeria dhe dashamirët

Klubi i Futbollit Tirana ka numrin më të madh të tifozëve e dashamirëve, si në Shqipëri ashtu dhe ne vende të ndryshme të Botës. KF Tirana ka disa tifogrupe mbështetëse, por tifogrupi më besnik dhe më i organizuar quhet Tirona Fanatics. Tirona Fanatics janë krijuar më 8 Janar, 2006 dhe janë mjaft unikë qoftë në mënyrën e te mbështeturit, qoftë në atë që përfaqësojnë në këtë mbështetje, qoftë në organizimin modern që prodhojnë si dhe moton me të cilën ecin. Tirona Fanatics shquhen për besnikëri të madhe ndaj fanellës bardhë e blu dhe ecin me moton e mëposhtme :

  • Fansat e Tirona Fanatics këndojnë dhe brohorasin papushim përgjatë gjithë ndeshjes në mbështetje të fanellës bardhë e blu, pavarësisht rezultatit të ndeshjes.
  • Fansat e Tirona Fanatics i japin mbështetje të plotë atyre lojtarëve që luajnë besnikërisht për fanellën e ekipit.
  • Fansat e Tirona Fanatics mbështesin non-stop ekipin si në ndeshjet brenda, ashtu dhe në çdo ndeshje që KF Tirana luan jashtë përgjatë gjithë sezonit dhe janë të pranishëm pavarësisht kushteve atmosferike dhe kostove të shpenzimeve.
  • Fansat e Tirona Fanatics nuk përdorin ofendime as për lojtarët e KF Tirana, as për lojtarët kundërshtarë, as për trajnerët dhe as për tifozerinë kundërshtare, por suportin e tyre e japin vetëm me kulturë qytetare.
  • Fansat e Tirona Fanatics nuk qëndrojnë asnjëherë ulur përgjatë 90 minutave të zhvillimit të ndeshjes.
  • Fansat e Tirona Fanatics qëndrojnë të bashkuar në grup pranë njëri-tjetrit dhe veshin të njëjtën ngjyrë në trup, atë me logon e tifogrupit ose fanellën, shallin dhe mbajnë flamurin bardhë e blu.

Fansat e Tirona Fanatics dallohen lehtë në ndeshjet ku luan KF Tirana nga baneri "Fanatics" që vendosin poshtë grupimit ku mblidhen dhe ku mbajnë të njëjtën veshje karakteristike.

Adresa në Tiranë : Rruga "4 Dëshmorët", pranë Selvisë, Tiranë, Shqipëri

Adresa në internet : http://www.tirona-fanatics.com/

[redakto] Skuadra Aktuale

Numri Pozicioni Emri i lojtarit
1 Flag of Albania.svg Pt Ilion Lika
2 Flag of Albania.svg Mb Elvis Sina Captain sports.svg
3 Flag of Albania.svg Mb Rezart Dabulla
4 Flag of Bahrain.svg Mf Mahmood Al Ajmi
5 Flag of Kenya.svg Sm Moses Arita
6 Flag of Albania.svg Mb Arjan Pisha
7 Flag of Albania.svg Mf Blerti Hajdari
8 Flag of Albania.svg Mf Klodian Duro
9 Flag of Albania.svg Sm Bekim Bala
10 Flag of Albania.svg Mf Ardit Peposhi
11 Flag of Albania.svg Sm Ergys Sorra
12 Flag of Albania.svg Pt Enkel Dauti
13 Flag of Albania.svg Mf Erando Karabeci
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
16 Flag of Albania.svg Mb Erjon Dushku
17 Flag of Albania.svg Mf Afrim Taku
18 Flag of Kenya.svg Mb James Situma
19 Flag of Albania.svg Mb Julian Ahmataj
22 Flag of Cameroon.svg Sm Essama Etogo
24 Flag of Albania.svg Mf Gerald Tusha
25 Flag of Albania.svg Mf Migen Metani
27 Flag of Albania.svg Sm Mario Morina
28 Flag of Albania.svg Sm Nertil Ferraj
30 20px Mf Cameron Hepple
Flag of Albania.svg Mf Renato Kalari
Flag of Albania.svg Mf Gilman Lika

[redakto] Referenca

  1. ^ Sport Ekspres, Faqe 7
  2. ^ Dr.Giovanni Armillotta albanian football
  3. ^ KF Tirana Info website
  4. ^ Forumi
  5. ^ Tirana kthehet ne sh.a.

[redakto] Lidhje të jashtme

[redakto] Shih edhe

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera