KF Vëllaznimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Të dhëna mbi klubin sportiv
Themelimi 1927
Adresa Marin Barleti
Telefoni
Faksi
President Shkelzen Gashi
Trajner Ekrem Radoniqi
Sekretar Astrit Lloqani
Ngjyrat e klubit Kuq e zi
Reparti i ekipit të futbollit
Kategoria Superliga e Kosovës
Stadiumi Stadiumi i qytetit
Drejtori repartit
Shefi stërvitjes
Veshja sportive
Fusha e saj
Fusha e huaj
Suksese sporti
Sezoni sportiv
Internet
Internet www.vellaznimi.com
E-Mail info@vellaznimi.com

KF Vëllaznimi është klub futbollistik i SuperligësKosovës.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

KF Vëllaznimi nga Gjakova nuk ka pasur rastin të luajë në Ligën e Kampioneve apo në atë të UEFA-së, mirëpo lojtarët dhe talentet që dolën nga ky klub kanë luajtur në Champions League (Besnik Hasi, Ardian Kozniku) si dhe në Kampionatin Botëror 1998 (Ardian Kozniku, i cili mbrojti ngjyrat e Kroacisë).

Klubi me nënë kampionate të fituara në Kosovë, këtë vit shënon 80-vjetorin e themelimit. Klubi gjakovarë apo krenaria e qytetit si e quajnë banorët është në majë të listës për nga titujt e fituar, mirëpo është gjithashtu i njohur edhe si një ndër klubet më të vjetra të Kosovës. Deri në vitin 1924 gjakovarët nuk kishin ndjerë "lezetin" e topit të këmbës, siç e quante Faik Dushi, njeriu e cili e zëvendësoi topin e improvizuar nga leshi dhe leckat me atë përnjëmend. Atëbotë topi e kishte sjellë nga kryeqendra e Kroacisë, Zagrebi ku ishte i punësuar. Topi i parë arriti, por ku të luhej me të kur nuk kishte fusha futbolli. Gjakovaret nuk lejuan të i "del" afati topit e të behet bajat andaj luanin me të në mëhalla dhe rrugica plot gurë.

Faik Dushi, babai i klubit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi i shqyen disa topa të sjellë nga Kroacia në rrugët me gurë, në pranverë te vitit 1927 formohet klubi me emrin "Shpata e Kosovës". Atë kohë nuk kishte kryesi, por klubi kishte babain e vet, ai ishte Faik Dushi themelues i klubit.Pos tij në historikun e klubit gjakovarë janë të shenuarë edhe emrat e Selim Muhaxhirit, Sokol Dobroshit, Ismet Stavilecit, Qazim Damonagës e disa të tjerë. Këta ishin nismëtarët e klubit, por edhe futbollistët e parë te cilët në ndeshjen promovuse mposhtën ekipin e Prizrenit, me rezultate 2-0.

Më vonë filluan të organizohen, por nuk iu lejua të merrnin pjesë në në Kampionatin Gjithëkombëtar ngase qyteti i Gjakovës ishte nën administrimin e Prizrenit. Për ta hequr mallin, burrat e Gjakovës edhe një herë mboshten skuadrën e Prizrenit, e cila ishte finaliste e këtijë kampionati të palejuare për gjakovaret. Dy vite më vonë, klubi ndërroj emrin "Pashtriku", por edhe ky emër nuk u trashëgua shumë, vetëm deri më 1941. Emri i radhës ishte "Ylli i Kuq", ishte kjo kohë e komunizmit. Një dekadë më vonë skuadra emërohet me emrin që mban edhe sot e kësaj dite, KF Vëllaznimi. Koha ishte e vështirë por jo edhe për të ndalur reputacionin e këtij sporti si dhe dashurin ndaj tij në mesin e gjakovarëve. Nga brumi i quajtur Dushi, dalin gjenerata të reja, emra të rijnë siç ishte rasti i Hamdi Nuqit, golashënuesit më të mirë kuqezi të të gjitha kohërave në Kosovë, apo edhe Avni Zhubi i cili ishte një prej lojtarëve dhe sulmuesve kryesor të Prishtinë dhe ndihmoi atë për të u fut në ligën e parë të ish Jugosllavisë pasi që kaloj nga Vllaznimi.

Sukseset me Vëllaznimin fillojnë pas vitit 1966[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Periudha më ndritshme ishte kur Vëllaznimin e udhëhoqi trajneri Iljaz Sina i cili ishte edhe lojtarë i klubit. Nën udhëheqjen e tij në vitin 1963-1964 KF Vllaznimi arrin të futet në ligën e atëhershme të përbashkët të Serbisë (gjegjësisht të Kosovës e cila ishte liga e tretë e ish Jugosllavisë). Gjithashtu nën udhëheqjen e tij Vllaznimi arrin të bëhet kampion katër vite radhazi në këtë ligë 1966-1970 (gjithnjë suveren dhe me distancë prej 12-14 pikëve ndaj të dytit), ku më pas luanin në kualifikime për ligën e dytë federative. Pra trofeun e parë të rëndësishëm, Vllaznimit të Gjakovës ia dhurojë gjenerata e Bedri Zhubit, vëllezërve Halilosmani, Luan Vokshit , Fatmir Zhubit, Fatmir Rracit e shumë të tjerëve, kur u stolisën me titullin e parë Kampion të Kosovës, që me xhelozi e mbrojtën për tre vitet e ardhshme. Por me kaq edhe mbeti deri ne në vitin 1971, kur u kualifikua në Ligën e Dytë të ish-Jugosllavisë. Më herët dështonte në ndeshjet vendimtare për t’u kualifikuar në një rang më të lartë federativë. Megjithatë shumë suksese të ekipit janë të ndërlidhura edhe me tifozët e zjarrtë të njohur me emrin "Kuqezinjët e Jakovës". Duhet cekur se Vëllaznimi ishte klubi i parë kosovar i cili për herë të parë vishet me fanella kuq e zi, saktësisht në vitin 1967.

Zenun Brovina ishte i pari kosovar që kaloi një klub jashtë Kosovës. Ishte ky lojtar i Vëllaznimit, që për një kohë kishte mbrojtur ngjyrat e Partizanit të Beogradit. Zenuni kishte hapur rrugën edhe futbollistëve të tjerë si Blerim Mula dhe Faton Bingazi, të cilët luajtën nëpër disa klube turke.

Megjithatë Ardian Kozniku dhe Besnik Hasi, mbetën krenari e këtij qyteti dhe të këtij klubi. Që të dy kanë shkelur në barin e stadiumeve më të njohura botërorë. Derisa Kozniku ka edhe një medalje të bronztë nga Kampionati Botëror 1998 i organizuar në Francë, me Kombëtaren e Kroacisë, Hasi ka disa tituj kampioni të Belgjikës dhe ndeshje në Ligën e Kampionëve, së bashku me fanellën e kombëtares "kuqezi" që mban edhe sot.

Skuadra Aktuale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Kosova Pt Kushtrim Mushica
Kosova Pt Altik Muhaxheri
12 Kosova Pt Alban Xharavina
22 Kosova Pt Korab Dylatahu
14 Kosova Mb Labinot Efendia
6 Kosova Mb Roland Duraku
3 Kosova Mb Ndrec Komani
Kosova Mb Shpat Tetrica
2 Kosova Mf Robert Gjeraj
17 Kosova Mf Etnor Qela
24 Kosova Mf Atdhe Gashi
21 Kosova Mf Luigj Buqaj
22 Kosova Mf Alban Dylazeka
? Kosova Mf Rafet Mullallari
11 Kosova Sm Nikollë Dushi
23 Kosova Sm Dardan Rugova
16 Kosova Sm Ermir Nikoliqi
Kosova Sm Arlind Basha

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]