KS Besa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Klubi Sportiv Besa është një klub futbollistik shqiptar me seli në Kavajë. Klubi i futbollit aktualisht luan në Kategorinë e Parë, liga e dytë e futbollit shqiptar. Besa u themelua në vitin 1925 dhe ndeshjet si vendas në Stadiumin Besa.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Vitet e hershme (1925–1944)[redakto | redakto tekstin burimor]

Klubi Sportiv Besa u themelua më 25 Tetor 1925 me emrin "Shoqata Kulturore-Sportive Adriatiku", e cila ishte një klub shumsportësh me seli në KavajëShqipërisë. Në vitin 1930 klubi e ndryshoi emrin e saj duke e bërë "Sport Klub Kavajë". Në të njëjtin vit klubi i futbollit luajti ndeshjen e parë në histori që ishte një miqësore që u zhvillua në Malin e Robit, Golem kundër një skuadre amatore e krijuar nga studentët e Institutit Shqiptaro-Amerikan të Agrikulturës. Pas një kohe të shkurtër më vonë SK Kavaja u bashkua organizatës së krijuar së fundmi Federata Shqiptare e Futbollit dhe mori pjesë në ligën e dytë të futbollit shqiptar në vitin 1930 ku ata do të përsërisnin pjesmarrjen e tyre edhe në dy sezonet e ardhshme përpara se të luanin në ligën elita në Kategorinë e Parë në vitin 1933. Në sezonin e tyre të parë në elitë ata do të përfundonin të fundit në kampionatin e përbërë nga pesë skuadra, duke humbur shtatë ndeshje dhe duke fituar vetëm një, e cila ishte fitorja 2–1 kundër Teutës së Durrësit.[1]

Stema e klubit në vitin 1930 kur u bashkuan organizatës së krijuar së fundmi Federatës Shqiptare të Futbollit

Në vitin 1935 klubi mori një formë të organizuar nën drejtimin e presidentit Irfan Berati. Zëvëndësi i tij ishte Fehmi Kazazi, sekretari ishte Dervish Cara, pjestarët e komitetit ishin Sulejman Karkini dhe Reshat Asllani, arkëtari ishte Rasim Sulejmani kurse Dhori Fora ishte në krye të degës së zejtarisë.

Gjatë Luftës së Dytës Botërore shumë pjestarë të klubit humbën jetën e tyre si ushtarë, ku përfshihen Mehmet Babamusta, Adil Alushi, Sami Karriqi dhe Millan Radosalja. Aktivitetet e klubit u paksuan dhe mbështetja parësore erdhi nga banorët e qytetit. Në atë kohë nuk zhvilleshin kompedicione zyrtare në Shqipëri.

Rritja (1945–1965)[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë viteve 1945 dhe 1950 klubi përjetoi një ringjallje e cila ishte për shkak të lojtarëve të rinj të talentuar që vinin nëpër radhët e ekipeve të të rinjve, duke përfshirë edhe lojtarë të llojit Qamil Teliti i cili vazhdoi të merrte suksese kombëtar. Gjatë sezonit 1945–46 klubi fitoi trofeun jo-zyrtar të Kupës së Kryesisë së Federatës Sportive. Shumica e lojtarëve gjatë fundit të viteve 40' shkuan të luanin për kombëtaren shqiptare, përfshirë edhe Qamil Telitin, i cili shënoi golin e fitores kundër Rumanisë në finalen e Kupës Ballkanike 1946.

Në vitin 1958 klubi siguroi vendin e dytë në kampionatin elitar të futbollit shqiptar, duke humbur vendin e parë ndaj Partizanit për vetëm një pikë.[2] Gjithashtu gjatë sezonit 1958 ata arritën në gjysmë-finalen e Kupës së Shqipërisë, duke humbur sërisht kundër Partizanit. Klubi do të arrinte sërisht në finalet e kupës, duke humbur në finalen e vitit 1961 sërisht kundër Partizanit, kurse në sezonin 1962-63 u mposhtën nga gjuajtjet e penalltive kundër Tiranës. Në vitin 1963, Besa fitoi kompedicionin jo-zyrtar të organizuar nga gazeta sportive "Sporti", dhe në vitin 1965, fitoi trofeun e organizuar nga gazeta 'Bashkimi'.[3]

Gjenerata e artë (1965–1975)[redakto | redakto tekstin burimor]

Periudha ndërmjet 1965 dhe 1975 është quajtur gjenerata e artë e futbollit në Kavajë, përshkak të arritjeve të klubit në kompedicionet vendore veçanërisht në Kupën e Shqipërisë gjë që i siguroi klubit ndeshjet e para europiane. Në vitin 1971 klubi përfundoi si finalist në Kupën e Shqipërisë pasi u mposhtu me rezultatin 2–0 Dinamo. Ata ishin sërisht finalist edhe në sezonin e ardhshëm, këtë herë duke u mposhtur nga gjuajtjet e penalltive nga Vllaznia pasi ndeshja e rregullt ishte mbyllur në barazim 2–2. Meqënëse Vllaznia kishte fituar kampionatin po në atë vit, Besës j'u dha mundësia për të marrë pjesë në UEFA Kupën e Kupës së Fitueve në sezonin 1972–73.

Kundërshtari i tyre i parë europiane ishte skuadra daneze, Fremad Amager, të cilën Besa e kaloi me rregullin e golit jashtë fushe pas barazimit 1–1 në Kopenhagen dhe barazimit pa gola në shtëpi. Fundi i gjeneratës së artë kishte ardhur me ndërtimin e stadiumit të parë të klubit, i quajtur stadiumi Besa. Ajo u ndërtua në vitin 1974 me kapacitet 9,000 vende.

Vitet e fundit[redakto | redakto tekstin burimor]

Besa konfirmoi vendin e saj në Kupën UEFA 2007–08 pas fitores 3–2 kundër kundër komshinjëve të Teutës në finalen e Kupës së Shqipërisë të sezonit 2006–07. Në raundin e parë kualifikues ata u përballën kundër FK Bežanija të Serbisë, duke barazuar 2–2 në ndeshjen jashtë dhe pa gola në ndeshjen brënda. Në raundin e dytë kualifikues ata u mposhtën 3–0 në të dyja ndeshjet nga skuadra belge Litex Lovech. Në vitin 2008, ata u kualifikuan në Kupën Intertoto falë vendit të tretë të arritur në kampionat. Ata e kaluan raundin e parë duke barazuar pa gola në shtëpi dhe duke barazuar 1–1 në Qipro kundër Ethnikos Achna. Ata u eleminuan në raundin e dytë nga klubi zviceran Grasshopper Zürich.

Trofe[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Kategoria e Parë
    • Fitues (4): 1932, 1977-78, 1985-86, 2004-05
    • Ndjekës (2): 1999-00, 2001-02

Besa në Kompedicionet Europiane[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar në Korrik 2010

Sezoni Kompedicioni Raundi Shteti Klubi Brënda Jashtë
1972–73 UEFA Kupa e Kupës së Fituesve R2 Flamuri Fremad Amager 0–0 1–1
R2 Flamuri Hibernian 1–1 1–7
2007–08 Kupa UEFA R1K Flamuri Bežanija 0–0 2–2
R2K Flamuri Litex Lovech 0–3 0–3
2008–09 UEFA Kupa Intertoto 1R Flamuri Ethnikos Achna 0–0 1–1
2R Flamuri GrasshopperZürich 0–2 1–2
2010–11 UEFA Liga e Europës R2 Flamuri Olympiacos 0–5 1–6
  • R1K = Ruandi i parë kualifikues
  • R2K = Raundi i dytë kualifikues
  • R1 = Raundi i parë
  • R2 = Raundi i dytë
  • R3 = Raundi i tretë

Skuadra aktuale[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 7 Maj 2015 [4]

Numri Pozicioni Emri i lojtarit
1 Flag of Albania.svg Pt Tedi Laço
2 Flag of Albania.svg Mb Izmir Bala
3 Flag of Albania.svg Mb Skerdian Perja
4 Flag of Albania.svg Mb Valto Zeqaj
5 Flag of Albania.svg Mb Izmir Pelingu
7 Flag of Albania.svg Mf Alked Çelhaka
8 Flag of Albania.svg Mf Senad Sallaku
9 Flag of Albania.svg Sm Aladin Sallaku
11 Flag of Albania.svg Mf Fabian Beqja (në huazim nga Teuta)
14 Flag of Albania.svg Mf Ardit Deliu
15 Flag of Albania.svg Mb Adelaid Thaçi
Numri Pozicioni Emri i lojtarit
16 Flag of Albania.svg Pt Geri Lika
17 Flag of Albania.svg Mf Ledjon Muçaj
18 Flag of Albania.svg Sm Blerim Krasniqi
19 Flag of Albania.svg Mf Gentian Manuka
26 Flag of Albania.svg Mb Arbër Bitincka
Flag of Albania.svg Mb Besmir Kullolli
Flag of Albania.svg Mf Gabriele Mezini
Flag of Albania.svg Mb Bajram Kullolli
Flag of Albania.svg Mf Regi Lushkja
Flag of Albania.svg Sm Darlien Bajaziti
Flag of Kosovo.svg Mf Pleurat Hajdini

Trajnerët[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Flamuri Shkëlqim Muça (1 Korrik 1998 – 30 Qershor 1999)
  • Flamuri Sulejman Starova (3 Dhjetor 2007 – 7 Prill 2008)
  • Flamuri Shpëtim Duro (1 Korrik 2009 – 19 Shtator 2010)
  • Flamuri Përparim Daiu (1 Prill 2010 – 1 Maj 2010), (21 Shtator 2010 – 6 Nëntor 2010)
  • Flamuri Gerd Haxhiu (8 Nëntor 2010 – 30 Qershor 2012)
  • Flamuri Gugash Magani (15 Korrik 2011 – 30 Qershor 2012)
  • Flamuri Ilir Daja (1 Korrik 2012 – 18 Shkurt 2013)
  • Flamuri Përparim Daiu (19 Shkurt 2013 – 20 Maj 2013)
  • Flamuri Ramadan Shehu (9 Korrik 2013 – 28 Gusht 2013)
  • Flamuri Artan Mërgjyshi (29 Gusht 2013 – 13 Nëntor 2014)
  • Flamuri Bledar Sinella (14 Nëntor 2014 – )

Rekordet[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Fitoret më të mëdha: 9–1 vs Ismail Qemali (1937); 12–0 vs Bashkimi Elbasanas (1945); 7–0 vs Shkumbini (17 Shkurt 1963); 8–1 vs Poliçani (28 Gusht 1991); 7–1 vs Tirana (1992)
  • Humbjet më të mëdha: 1-9 vs Skënderbeu (16 Prill 1933); 0-6 vs Partizani (09.02.1975); 1-7 vs Tirana (12 Shtator 2003)
  • Më shumë pikë në një sezon: 56 (2007-08)
  • Më pak pikë në një sezon: 1 (1948)
  • Më shumë barazime në një sezon: 14 (1973-74, 1976-77, 1989-90)
  • Më pak barazime në një sezon: 0 (1933)
  • Më shumë humbje në një sezon: 23 (2003-04)
  • Më pak humbje në një sezon: 3 (1958)
  • Diferenca më e mirë e gola: +27 (1937)
  • Diferenca më e keqe e golave: -43 (2003-04)

Sponsorët[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko gjithashtu[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Albania - Campionato 1933
  2. ^ Albanian Football Season 1958
  3. ^ Fatmir Efica. "Besa e Kavajës: Një histori… 1925-1995"
  4. ^ BS Besa Kavajë – Squad Soccerway

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]