KS Vllaznia
| KS Vllaznia | |||
| Të dhëna bazë | |||
| Emri i plotë | Klubi i Futbollit Vllaznia Shkodër | ||
| Llagapi | Kuqeblutë | ||
| Vendndodhja | Shkodër, Shqipëri | ||
| Themellimi | 16 shkurt 1919 | ||
| Kryesia | Valter Fushaj | ||
| Menaxheri | Rudi Vata | ||
| Ngjyra(t) e klubit | Kuq e blu | ||
| Adresa/Selia | Lagja: Kongresi i Përmetit Rruga: Musa Luli, Shkodër 00355 222 42305 |
||
| Faqja zyrtare | Vllaznia.al (?) | ||
| Stadiumi | Stadiumi Loro Boriçi | ||
| Kapaciteti | 20,300 | ||
| Kategoria | Kategoria Superiore | ||
| 2010-2011 | Vëndi i 3-të | ||
| Veshjet | |||
|
|
|||
KS Vllaznia është klub shqiptar i futbollit nga Shkodra, u themelua më 16 shkurt 1919. Cilesohet si "Djepi i Futbollit Shqiptar" per faktin se eshte ekipi me i vjeter ne Shqiperi. Më 1929 klubi ndryshon emrin dhe quhet Bashkimi Shkodran dhe në 1930 debuton në ligën kombëtare të Shqipërisë. Klubi rimerr emrin e vjetër më 1935. Emri i klubit do të ndryshojë edhe dy herë të tjera. Në 1950 klubi u quajt Shkodra ndërsa në 1951 mori emrin Puna, Shkodër. Ndërsa që nga viti 1958 e deri më sot në skenën e futbollit është i njohur nën emrin me të cilin u themelua KS Vllaznia.
Përmbajtja |
[redakto] Udhëheqja
Tani klubi udhëhiqet nga presidenti i klubit Valter Fushaj ndërsa ekipi drejtohet nga trajneri i klubit Edi Martini (Janar 2010). KF Vllaznia ndeshjet e saja si vendase i zhvillon në stadiumin e klubit Loro Boriçi.
[redakto] Sukseset
KS Vllaznia ishte nëntë herë kampione e Shqipërisë në futboll, ka fituar 6 herë Kupën e Republikës. Po ashtu KS Vllaznia ka marrë pjesë në kampionatet evropiane të futbollit: 3 herë ka marrë pjesë në Kupën e Kampionëve të Evropës, 3 herë në kupën e UEFA-së , 2 herë për kupën Intertoto, 2 herë për kupën e fituesve të kupave dhe tri herë për kupën ballkanike.
[redakto] Sukseset kombëtare
[redakto] Kupa e Republikes
KS Vllaznia është 6 here fituese e Kupes se Republikes në vitet 1965, 1972, 1979, 1981, 1987 dhe 2008.
[redakto] Superkupa e Shqiperise
KS Vllaznia është 2 here fituese e Superkupes në vitet 1998, 2001.
[redakto] Kampione i vendit
KS Vllaznia është kampione e ligës Shqiptare për vitet:
| Përbërja e ekipit kampion | |
|---|---|
| Viti | Lojtarët |
| 1945 | Tahiri, Gjeloshi, Osmani, Dibra, Koxhja, B.Fakja, Smajli, Halepiani, Juka, Vasija, Z.Barbullushi, Abdija, Alibali, Nehani, Boriçi, E.Boletini, Shaqiri.
|
| 1946 | Tahiri, Gjeloshi, Osmani Dibra, Helepiani, Koxhja, Alibali, Smajli, Mirushi, Ademi, Barbullushi, Boriçi, Fakja, Shaqiri, E.Boletini.
|
| 1972 | Z. Ndoja, Z.Basha, Duraj, Lekaj, M.Dedja, Rragami, Bizi, R.Çanga, Rakiqi, Hoxha, Ç. Ndoja, Zhega, Plumbini, Puka, Koçobashi, Dani.
|
| 1974 | Sukaj, Meta, Z.Busha, R. Ragami, Lekaj, Dedja, Duraj, Bizi, Ç. Ndoja, Hoxha, Zhega, Puka, S. Çanga, R.Çanga, Mani, L.Basha, Koçobashi.
|
| 1978 | Boshnjaku, Sukaj, L.Basha, Bizi, S. Çanga, E. Hafizi, Duraj, Vaso, Gurori, F. Ragami, Vukatana, A. Hafizi, Arra, S. Gruda, Borshi, Paçrami, Zhega, Axhani.
|
| 1983 | Kushe, Boshnjaku, Sukaj, Zmijani, Shaba, S. Çanga, Pali, H. Dedja, F. Ragami, Jera, A. Hafizi, Vukatana, Fakja, S. Gruda, Paçrami, Borshi, Driza, Bushati, Golemi, Pashaj.
|
| 1992 | Dani, Nako, H. Dedja, Pashaj, Shpuza, Noga, Ç. Basha, Premçi, Bushati, A. Gruda, Billa, Ymeri, Tepelia, Bisha, Hoxha, Lika, Martini, Keçi, Filipi.
|
| 1998 | Grima, Mustafa, P. Martini, A. Noga. I. Dibra, L. Zmijani, I. Ymeri, S. Lici, S. Osja, K. Osmani, Gj. Shllaku, A. Xhahysa, A. Premçi, A. Cungu, E. Kraja, F. Volumi, L. Jahja, V. Sinani, E. Muçiçi.
|
| 2001 | Kërstaiç, Osja, Beqiri, D.Osmani, Zmijani, Gjokoviç, Camaj, Duro, Patushi, Belisha, Bylykbashi, Sinani, Lici, Martini, Kotrri, Kaçi, Jahja, Doçi, Ndoja,Teli, K.Osmani, Plori, Mustafa, S.Marash, Hasani,
|
[redakto] Shiko dhe këtë
[redakto] Lidhje të jashtme
| Ky artikull nga Futbolli është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |

