Kabuni me rrush të thatë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kabuni me rrush të thatë është gatim.

Për të përgatitur kabun me rrush të thatë për 4-5 persona nevojiten :

  • Oriz - 1 gotë uji,
  • Lëng mishi - 2 gota uji,
  • Rrush i thatë - 1 filxhan kafeje,
  • Sheqer - 1 filxhan çaji,
  • Gjalpë - 3-4 lugë gjelle.

Përgatitja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Orizi pastrohet, lahet dhe kaurdiset me gjalpë, pastaj shtohet lëng mishi (mundësisht dashi) ose ujë, rrush i thatë (shpëlahet më parë me ujë të vakët), pak kripë dhe vihet të ziejë. Kur është thithur pothuajse i gjithë lëngu dhe në sipërfaqe janë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, përzihet me sheqer, kanellë e karafil të bluar. E mbulojmë me kapak dhe e lemë në një vend të ngrohtë. Masa hidhet në forma ose filxhanë dhe pastaj përmbyset. Për kabuni masa e orizit dhe e lëngut merret si për pilaf të zakonshëm: 1 kg oriz me 2 litra ujë.