Kadri Roshi
| Kadri Roshi | |
![]() |
|
| Ditëlindja: | 4 janar 1924 |
|---|---|
| Vendlindja: | Mallakastër |
| Ditëvdekja: | 6 shkurt 2007 |
| Vendvdekja: | Tirane |
Kadri Roshi lindi më 4 janar 1924, Mallakastër, Shqipëri; vdiq më 6 shkurt 2007 në Tiranë, aktor shqiptar.
Përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai, e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri. Që nga ajo kohë dhe deri sot ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm. Në krah ka patur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj.
Përmbajtja |
Legjenda e skenës [redakto]
Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është "Nderi i Kombit" nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.
Filmografia [redakto]
- Kolonel Bunker (1998)
- Kaskadori shqiptar (1998)
- Mirupafshim (1997)
- Ali Pash Tepelena (1997) dokumentar, por i pazbuluar, shfaqet ne 28 shkurt 2009, dy vjet pas vdekjes
- Tingujt e harresës (1996)
- Plumbi prej plasteline (1995)
- Mikres mèrès - Ditët e shkurtra (1995)
- Një ditë nga një jetë (1994)
- Dhelpra dhe rrushte - Ezopi ...teater
- Vdekja e burrit (1991)
- Fletë të bardha (1990)
- Misioni përtej detit (1988)
- Pesha e kohës (1988)
- Rikonstruksioni (1988)
- Kur ndahesh nga shokët (1986)
- Rrethimi i vogël (1986)
- Dasma e shtyrë (1984)
- Fejesa e Blertës (1984)
- Apasionata (1983)
- Era e ngrohtë e thellësive (1982)
- Dëshmorët e monumenteve (1980) Jani
- Partizani i vogël Velo (1980)
- Ballë për ballë (1979)
- Këshilltarët (1979) Kryetari i Keshillit Murat Benca
- Liri a vdekje (1979) Mesues Hyseni
- Gjeneral gramafoni (1978)
- Njeriu me top (1977) Plaku Mere
- Shëmbja e idhujve (1977)
- Zemrat që nuk plaken (1977)
- Fije që priten (1976)
- Lulekuqet mbi mure (1976) Kujdestari
- Përballimi (1976)
- Tokë e përgjakur (1976)
- Kur zbardhi një ditë (1971)
- Malet me blerim mbuluar (1971)
- I teti ne bronz (1970) Ademi
- Tana (1958)
Lidhje të jashtme [redakto]
I teti ne bronz (1970) Ademi


