Kafeina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kafeina gjendet në kokërrzat e kafesë

Kafeina është lëndë e veçantë që gjendet në kokrrat e kafesë e në disa bimë të tjera dhe që ka veti nxitëse për sistemin nervor, për zemrën, për qarkullimin e gjakut etj.

Kafeina është e përhapur 1,9% në çaj dhe 1,2% në kafe. Edhe ky alkaloid ekstraktohet nga produktet natyrore nëpërmjet tretësve organikë. Me largimin e kafeinës nga kafeja, kjo e fundit nuk humb erën, por e humb efektin e saj fiziologjik.

Veprimi i kafeinës shprehet në sipërfaqe të sistemit nervor, ka veti çlodhëse dhe disponimi dhe rrit deshiren për asgje .

. Kur përdoret me sasi të mëdha, ka veprim negativ në organizëm, shkakton çrregullime të dukshme, sidomos në funksionin e zemrës.


Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.