Kafeneja Jonë - Te Oki
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kafeneja Jonë)
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||
Kafeneja Jonë - Te Oki (njohur edhe vetëm si Kafeneja Jonë apo OKI) është një serial satiriko-komik, prodhim i CMB Productions që transmetohet nga RTK-ja.
[redakto] Ngjarja
E tërë ngjarja në këtë serial komiko-satirik zhvillohet përbrenda një objekti të caktuar i cili objekt është një kafene. Daljet skenike nga objekti janë të rralla e të dorës së dytë. Në këtë serial luajnë një kast aktorësh të njohur që më parë. Seriali në fillim xhirohej në një lokal tjetër. Producent është Arzana Kraja, regjisor është Ilir Bokshi, kurse skenaristë janë Astrit Kabashi dhe Ilir Gjocaj. Ky serial është krijuar nga CMB Productions.
[redakto] Personazhet
Aktorët që marrin pjesë në këtë serial janë:
| Aktori | Personazhi | Nofka | Përshkrimi |
|---|---|---|---|
| Adem Mikullovci | Avnia | Prindi Axha Avni Tarzani |
Avniu është stërnipi i Isa Boletinit. Është njeri i drejtë dhe një prind i dashur.Nga njehre me mendje me te madhe per si eshte nip i Isa Boletinit. |
| Ali Ahmeti | Elezi | Doktori Elez |
Doktori luan një rol të çuditshëm, sepse ndonjëherë Elezi duket sikur i çmendur. Ai punon ndonjëherë në falltore.Ama eshte edhe i drejt nganjehere(Puna e tij ne Serial ka mbarua pas vdekjes se tij) |
| Donat Qosja | Naimi | Naim Shaci Tamli |
Naimi është personi më i qetë në kafene. Furnizuesi i kafenesë me pije. |
| Teuta Krasniqi | Saranda | Sarrojka, Saki Safusha, Sazemra |
Saranda është e dashura e Bekimit, dashamirëse e artit e posaçërisht muzikës gjithashtu eshte edhe nje llafazane shume e madhe. |
| Fatmir Spahiu | Orhani | Oki Tullumi Xhelozi |
Orhani është djali i Avniut, udhëheqës i kafenesë. |
| Leonora Mehmeti | Nita | Nita Bombonjerka Shota |
Nita është kameriere e kafenesë, ish e dashur e Naimit e Labinotit. |
| Astrit Kabashi | Bekimi | Bekim qorri Bikimi Binisoto Binishlloza Qorri |
Bekimi është i dashuri i Sarandës, një mafioz me ndikime të mëdha si në personat tjerë ashtu edhe në politikë, me ndikim tek Ministri. |
| Irena Cahani | Ganja | Tezja gane ganimete |
Ganja është kuzhinierja e kafenesë dhe tezja e Okit. |
| Fatos Kryeziu | Labinoti | Kryemadhi Koka Kokaqe Artisti Shllunga |
Kryemadhi është zhurma e kafenesë, ndikues përmes zhurmës dhe sjelljeve të tija jo shumë të matura. Pretendent për tu bërë artist i njohur së bashku me Sarandën. Kryemadhi është një lloj shoku i Bekimit kështu që përdorimi i emrit të Bekimit në situata të ndryshme e bën herë pas here dominant në kafene. |
| Gramos Gashi | Ministri | plaka Plako |
Ministri është mysafir i rregullt i kafenesë, një matrapaz i shoqërueshëm dhe person i prirë për manipulime dhe shitje të vlerave shtetërore për interesa pesonale. |
| Naser Rafuna | Muharemi | Meli Melihati Melja |
Muharemi është një i ardhur nga jashtë qe mendon se kafeneja është e tij,por OKI nuk pranon.Kështu ata bëjnë një marrëveshje. |
| Shkumbin Istrefi | Fikrimi | Fekalja Fikrri Feka |
Feka është kushëriri Orhanit dhe Avniut i cili sa herë viziton kafenenë u çel telashe. Ai është nga fshati. E ka bërë fals diplomën e fakultetit juridik dhe e thërret veten jurist i diplomuar. Është intrigant. |
[redakto] Lidhje të jashtme
|
Radio Televizioni i Kosovës |
||
|---|---|---|
| Rreth RTK | ||
| RTK | RTK · Radio Kosova · Blue Sky Live | |
| Emisionet dhe seriale humoristike | Oxygen · Frekuenca e Quzës · |
|
| Emisione edukative | Unë e di, po ti? · 123 Fillo · Ajo · Artet · Bota e shkencës · Dokumentari · Drama televizive · Edukimi qytetar · Fjolla · Informatika Aplikative · Këshilla juridike · Kulturë gjuhë · Kutia Magjike · Letërsia · Libri i hapur · Medika · Mjekësia · Ora e botanikës · Pro arte · Shkolla ime · Teatri në ekran · Telekuiz · Takimi me shkrimtarin. | |
| Programet informative | Bujku · Drejtpërdrejt · Pro et contra · Zëri ynë. | |
| Programet argëtuese, muzikore dhe sportive | Amazing · Aveny · Dhoma pa kthim · Gurra · Multimedia · Muzika klasike · Pa skenar · Ritme popullore · Rtk Blue · Telekino · Top Rtk · AS · Liga e Kampionëve · Magazina e Premier Ligës · Pasqyra e Premier Liges angleze · | |
| Faqja Zyrtare : rtklive.com | ||
| Ky artikull nga Seria është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
