Kalaja e Drishtit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Porta hyrëse në Kalanë e Drishtit

Kalaja e Drishtit gjendet në një distancë prej 6 km nga Ura e Mesit mbi lumin Kir. Fshati i sotëm ndodhet poshtë vendgërmimit të Drivastumit të lashtë. Ai u ngrit në periudhën romake si një vendbanim në rrugën Shkodër–Kosovë dhe në antikitetin e vonë ishte njëra prej fortesave zinxhir, të cilat mbronin Shkodrën. Në shek IX, Drishti u kthye në një fortifikim të rëndësishëm të Mbretërise së Zetës dhe varej nga Dioqeza e Tivarit. Kalaja e Drishtit u ngrit në shek XIII si një fortesë bizantine. Gjate shekujve XIV-XV kalaja se bashku me qytetin kaloi nga njeri sundues tek tjetri, derisa me 1478 bie ne duart e osmaneve, te cilet u perpoqen ta meremetonin.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Dushi, Anila (8 gusht 2016). "Kalaja e Drishtit, "Monumenti i Kulturës" i braktisur në rrënimin e vet". Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2019. Marrë më 20 korrik 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]