Kalaja e Porto Palermos

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kalaja e Porto Palermos

Kalaja e Ali Pashait në Gjirin e Porto Palermos është kala e ndërtuar në një gadishull midis Himarës dhe Qeparoit

Përshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Kalaja e vogël është e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos (në antikitet e njohur si gjiri i Panormes). Kalaja ndodhet jo larg fshatit të Qeparose dhe ka formë trekëndore. Përmasat e saj janë 150 m x 400 m. Lartësia e mureve arrin në 20 m.

Kalaja e Porto Palermos ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon në Shqipërinë e jugut. Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të. Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshet. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët. Ambientet shërbenin për strehimin e garnizonit, ndërsa njeri prej tyre shërbente si burg.

Kalaja eshte shume me e vjeter se Ali Pashaj, ai e ka restauruar, e ka patur ne kontroll kete pike dhe vetem si vizitor ka qene aty, nuk ka jetuar kurre aty. Kishen (shen Nikolla) nuk e ka bere ai ka qene atje, dhe gjelberimi nuk eshte gjithevjecar ne dimer thahet.