Kampi Auschwitz-Birkenau

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kampi Auschwitz-Birkenau ka qenë kampi nazist më i rëndësishëm i vdekjes. Më 27 janar të vitit 1945, ushtarët e armatës së kuqe hynë në kampin më të madh të vdekjes, Auschwitz-Birkenau. Sovjetikët zbuluan rreth 7 mijë persona ende të gjallë në kamp. Nga viti 1940 deri në 1945 të paktën 1,1 milion persona kanë vdekur në Auschwitz-Birkenau, 960.000 prej të cilëve burra, gra dhe fëmijë hebrej të shpërngulur nga vendet e Evropës së pushtuar nga nazistët. 75 mijë polakë, 21 mijë ciganë dhe 15 mijë sovjetikë u vranë gjithashtu në këtë kamp. Fillimisht qe një kamp përqendrimi për 10 mijë persona, Auschwitz u shndërrua në uzinë shfarosje masive dhe u shtri deri në tre kilometra, u pajis me dhoma gazi të lidhur me krematoriume. Gjatë operacionit për çlirimin e kampit humbën jetën 230 ushtarë sovjetikë.