Kanuni i Lekë Dukagjinit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kanuni i Lekë Dukagjinit

Kanuni i Lekë Dukagjinit është përmbledhja e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare të Shqipërisë në një libër, në rrjedhën e disa qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjini.[1]

Ligjet e "Kanunit" kane shërbyer për më shumë se pesë qindvjeçarë si mënyra e themeltë e sjelljes shoqërore dhe vetëqeverisjes për klanet e Shqipërisë së Veriut kur rajoni sundohej nga Perandoria Osmane. Kanuni ka një rëndësi themelore në historinë e popullit shqiptar sepse është një dokument i lashtë i tipit ligjor. Për më tepër rregullat dhe normat e tij vazhdojnë ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm ndër shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë, si edhe në vendet tjera në të cilat kanë shtegtuar shqiptarët.

Forma e pare e tij e shkruar i referohet Leke Dukagjinit edhe pse ka ekzistuar që më përpara. Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u mblodh dhe u pajis me shënime nga At Shtjefën Gjeçovi gjate viteve 1910-1925.

Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, pastaj serbisht, frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në ndonjë gjuhë tjetër.

Gjithsej janë gjashtë kanune "Kanun'i vjetër", "Kanuni i Lekë Dukagjinit", "Kanuni i Çermenikës", "Kanuni i Papa Zhulit", "Kanuni i Labërisë" dhe "Kanuni i Skënderbeut" ose ndryshe "Kanuni i Arbërisë".

Etimologjia e termit "Kanun"[redakto | redakto tekstin burimor]

Termi Kanun është etimologjikisht i lidhur me fjalën greke "κανών" ("canon"), që do të thotë rregull dhe kaloi në gjuhen shqipe nga gjuha turke. Ndërsa përkatësia që luhatet nga vendi në vend "... i Lekë Dukagjinit", ose "Kanuni i Lekës", "Kanuni i Malcís"... tregohet nga studjuesit se prejardhja mund të datojë që në kohë t'Aleksandrit të Madhe, ku me veçorinë shqipe në shkurtimin e emrave, e vendosin emrin "... e Lekës". Át Zef Valentini e çon këtë kod rregullator para periudhës mesjetare arbnore.

Historia dhe origjina[redakto | redakto tekstin burimor]

Praktika e ligjeve të kanunit mund të datoje që në kohën bronzit. Disa autore mendojnë se kanuni vjen nga disa fise tribale ilire. Disa të tjerë kanë sugjeruar se kanuni ka elemente të disa epokave prehistorike indo-evropiane. Antropologjia Edit Durham thotë se këto ligje vijnë që nga koha e bronzit. Disa të tjerë thonë se ka shumë ngjashmëri midis Kanunit dhe Manusmirtrit një traditë e hinduizmit. Edhe pse Kanuni i atribohet Princin Shqiptar Lekё Dukagjini, rregullat e tij evoluan me kohё si rrugё pёr tё sjellur rregull dhe ligj nё tokat shqiptare.

Përmbajtja[redakto | redakto tekstin burimor]

Kodi i Lekё Dukagjinit është i përbërë nga 12 libra:Kisha, Familja, Martesa, Shpi Gja e Pronё, Puna, Tё Dhanunat(transferimi i prones), Fjala e Gojёs, Ndera(nderi), Damet (dёmet), Kanuni kundra mbrap shitёvet ( kanuni mbi krimet), Kanuni i pleqnis, Shlirime e Pёrjashtime. Kanuni ka 1262 nene, tё cilat rregullojnё tё gjitha aspektet e jetёs nё male: organizimin ekonomik, mikpritjen, vёllazёrinё, kufinjtё, punёn, martesёn, e kёshtu me rradhё. Besa (Albanian culture)Besa ( nderi ) ёshtё e njё rёndёsie primare nё tё gjithё kodin si gurthemel i sjelljes personale dhe shoqёrore. Kanuni pёrfshinte Shqiptarёt si tё fesё Katolike ashtu edhe Muslimane.

Katër shtyllat e Kanunit janë: nderi, mikëpritja, sjellja dhe fisi.

Botime[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko dhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Shënime dhe referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Dr. Shaban Sinani, Kanun e Kuvend

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]