Kara Nikolla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kara Nikolla është një maje në rajonin e Prizrenit, Kosovë. Ndonëse origjinën e emrit të kësaj maje nuk e dimë saktësisht, në shqip njihet si maja Kara Nikolla (Nikolla i Zi), ndërsa origjinalisht në gjuhën serbe maja është quajtur Karanikolica – që vlen si pseudonim i bashkëshortes së Kara Nikollës.

Maja Kara Nikolla gjendet pranë qafës së Bozovcës, rajon që ndërlidh qytetin kosovar Prizrenin dhe qytetin maqedon Tetovën. Maja i ka dy faqe të pjerrëta. Faqja lindore lidhet me qafën e Bozovcës, ndërsa faqja juglindore është vazhdim i kreshtës së kthyer nga maja në 160º. Maja e ka edhe shpinën perëndimore 270º dhe shpinën veriperëndimore 350º, e cila është më e gjata dhe shtrihet në territorin e Kosovës. Në bazë të matjes që e bëra, NMD rezultoi 2422m, ndërsa në hartën topografike të APJ’së (1984) NMD është 2409m.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]