Karbunari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Karbunara)
Karbunar
Καρβουνάρι
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej527
Emri i banorëveKarbunarit

Karbunar (greqisht: Καρβουνάρι/Karvounári) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga veriu Karbunari kufizohet me Zelesoin, nga jugu me Skëndalin, nga lindja me Dhragomin dhe nga perëndimi me Mazrekun. Para Luftës së Dytë Botërore, Karbunari kishte këto lagje: Bazina, Bregu, Dallarë, Grop e Dallarit, Pirranji (nga Pirro), Qemalatë dhe Xhematë (Xhemo).[1]

Toponimet të fshatit Karbunar:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

  • Ar’ e Abedinit - arë, në V.
  • Ar’ e Kaçanit – arë, në P.
  • Beleshi - gëmadha të një qëndre antike, kullotë, në P.
  • Bixhanjt – kullotë, në P.
  • Bliti – mal, në L.
  • Bregu i Manastirit - breg ku janë gërmadhat e një manastiri, në P.
  • Bregu i Shalëzit - breg në mal, në L.
  • Bregu i Xhamisë – breg, në qendër.
  • Bozhurri - mal, në L.
  • Burim’ e Argastirit – burim, në J.
  • Burim’ e Labit - burim, në P. “Një lab në kohen turke kishte sellë aty bagëtitë për të këllotur”.
  • Burim’ e Lizahos - burim, në J.
  • Burim e Shënëmitrit - burim e mone bagëtish, në P.
  • Çezma e Delvicit - krua, në L.
  • Dushku - kullotë, në L.
  • Dhriza - shpat mali, në L.
  • Fier i Kuçit - shesh e kullotë, në V.
  • Fiku i Lalës - arë, ku ka qenë edhe një fik i vjetër, në V.
  • FoIej’ e Korbit - shkëmb në malin e Bozhurit, në L.
  • Gllumsa - ara e kullota, në V.
  • Gluri i Limit - gur i madh në formën e gjurit, që besojnë se ka qenë i një elimi (fis pellazgo-ilir), në L.
  • Grav’ e Balës - shpellë, në L.
  • Grav’ e Mitros - shpellë, në P. “Ati kishnë vrarë dhe hedhur Mitron”.
  • Grav’ e Muçullës - shpellë, në L.
  • Grik e Fallasit – grykë, në L.
  • Grop’ e Elimit - vend gropë, në L. “Neku ka vënë këmbën e glurin elimi, janë shkëmbe të mëdhij dhe i kanë betur gjurmët mbi këto shkëmbe”.
  • Gur i Blecit - shkëmb i madh në mes të malit, në P.
  • Gurunguli — fushë dhe një pyll, në VL.
  • Gjurm’ e Elimit - shënja porsi e këmbës dhe e gjurit mbi një shkëmb. Tradita thotë se gjurma është e një elimi (shif: Gropa e Elimit).
  • Kaçane - ara, në P.
  • Kalaj’ e Qutezës - mure pa gëlqere dhe budrume të një kalaje, në L. Në këtë kala më 1913, forcat vuIlnetare vendase luftuan trimërisht kundër pushtonjësve greke. Nga ana çame aty ranë Dem Himua (Kolloboni) nga Margëlliçi dhe Avdi Mani nga Karbunari.
  • Katavothra - vrimë që tërheq ujrat e ngjolit, në P.
  • Kanagaçi – breg, në L.
  • Klish e Beleshitit - kishë, në V.
  • Klumushtore/a – ara, në V.
  • Lëm’ e Bejdos - lëmë, në P.
  • Llakat e Bufit - gryka, në L.
  • Mal’ e Blitit - majë mali, në L.
  • Mal’ e Nikagjines - majë kodre, në L.
  • Mal’ i Babës - faqe mali, në J.
  • Mal’ i Dhrisë — mal i veshur me pyje, në J.
  • Mal’ e Kapllanesë — mal, në P.
  • Mal’ i Nikagjines - kodër e lartë, në JL.
  • Malshinji - (mal i shënjt) – mal, në P. Në rrëzën e këtij mali stërviteshin në qitje me armë të rinjt e fshatit. Duke marrë shenjë në drejtim të malit ndoshta edhe prej kësaj e merr emrin ky mal.
  • Mara — kullotë, në P.
  • Maramunga – kullotë, në P.
  • Millokoqeja - arë pranë qëndrës.
  • Mollazi – ara, në L.
  • Ne Shesh i Vilës – shesh, në P.
  • Nikollami – kullotë, në JP.
  • Pill i Babës – pyll, në L.
  • Pill’ i Delvicit — pyll, në L.
  • Pill’ i Krislës – pyll, në L.
  • Prroi i Beleshatit – përrua, në P.
  • Prroi i Kurvës – përrua, në V. Aty është vrarë nga të vëllezërit një vajzë e krishterë shqiptare nga Draganji mbasi i kishin dalë fjalë se ish imorale. Ngjarja është e kohës turke.
  • Prroi i Shalëzit - përrua i thatë, në L.
  • Prroi i Thellë - përrua, në L.
  • Prroi i Vizandajit – përrua, në V.
  • Puset e Bizhenje - puse, në P.
  • Pus i Argastirit – përrua, në V.
  • Pus i Balos – pus, në qendër.
  • Pus i Bazinës - pus, në Lagjen Bazinë.
  • Pus i Bulbashit – pus.
  • Pus i Çalares - pus, në qëndrën e fshatit.
  • Pus i Forgores - pus, në qëndrën e fshatit.
  • Pus i Lëmit – pus, në V.
  • Pus i Lopëve – pus, në qëndër.
  • Pus i Llaçit — pus, në qëndër.
  • Pus i Math — pus, në qëndër.
  • Pus’ i Mollës – pus, në V.
  • Pus’ i Portopullës – pus, në qëndër.
  • Pus’ i Rrapit — pus, në qëndër.
  • Pus’ i Spahiut - pus, në qëndër.
  • Qaf’ e Arrazit - qafë, në L.
  • Qaf’ e Babës – qafë, në L.
  • Qaf’ e Fierit Kuçit - qafë, në V.
  • Qaf’ e Hasanajt – qafë, në L.
  • Qaf’ e Lalës - qafë, në V.
  • Qaf’ e Mirajthit – qafë, në VL.
  • Qaf e Thanës - qafë, në L.
  • Qaf’ e Vërtopit – qafë, në JP.
  • Qimadhia e Xhamisë - kullotë, në P. lsh pronë e xhamisë.
  • Qiur i Dalan Kaçelos – varr, në L. Dalani ka qenë vrarë nga hajdutët në kohën turke.
  • Qiur i Xhemit – varr, në L.
  • Raq’ i Babës – kodër, në L.
  • Raq’ i Bletës - kodër, në JL.
  • Raq’ i Gjurmës - kodër shkëmbore (shif Grop e Elimit).
  • Raq’ Mesit – kodër, në L.
  • Raq’ i Katafiqit – kodër, në P.
  • Raq’ i Koprezës – kodër, në qendër.
  • Raq’ i Nikagjines -ara në kodrën e Nikagjines, në L.
  • Raq’ i Qutezës – kodër, në P.
  • Rrahu - pyll, në P.
  • Rrap’ i Bejdos - vend ku ndodhen varret e fshatit të Karbunarit, në V.
  • Rrap’ i Beleshatit - rrap i madh, në P.
  • Rrap’ i Fërgores - rrap shekullor, në P.
  • Rrug’ e Lovuzit – rrugë, në VL.
  • Salihëla – ara, në qëndër.
  • Shalësi - fshat i vjetër i rrënuar nga turqit kur hynë së pari në Ballkan.
  • Shesheza — sheshe, në P.
  • Shesh’ i Lopëve – shesh, në P.
  • Shkall’ e Poshtër - shkallë shkëmbore, në P.
  • Shkall e Sipërme - shkallë, në P.
  • Shkëmb i Çanit – shkëmb, në L.
  • Shkëmb’ i Çorrajt - shkëmb, në P.
  • Shkëmb’ i Delvicit - breg shkëmbor, në L.
  • Shkëmb’ i Priftit - kodër shkëmbore, në L.
  • Shkëmb’ i Qutezës - shkëmb të Kalaja, në L.
  • Shqopa e Rexho Banit - gërmadha të shtëpisë së fisit të shuar të bane, në qendër.
  • Shuri – ara, në V.
  • Ullit e Brrinjës – ullinj, në P.
  • Ulliri Çuço Barkanjarit - ullit të fisit Barkanjar, në P.
  • Vathet e Jasin Çuço Barkanjarit - vathëra në malin e Malshinjit, në P.
  • Vetheri - shpat mali, në JL.
  • Vërtopi – kullotë, në JP.
  • Volezit - kodër, në J.
  • Xhami e Bazinës - xhami e lagjes së Bazinës, në qendër.
  • Xhamia e Dallarit - xhami e lagjes së Dallarit, në L.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familjet në fshatin Karbunar:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

Asllanenj, Banatë, Barkanjarë, (sot e kanë kthyer në Jasini), Bello (Kiço Bello), Boçaratë (Boçari), Bushanj, Çena, Çuçatë, Çunenj, Gjinika, Hanxhara (shqiptarovllah), Kaçani, Kajnagaçanj, Kupatë, Nananj, Naço (Andon Naço, fis i ardhur nga Draganji), Sejdarë, Spanenj, Tela (të krishterë nga Sevastoi), Tushenj, Xhollatë.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 357.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 357-360. Tregoi: Ibrahim Xhelal Haxhiu dtl. 1902 nga Karbunar i Paramithisë. Fier 1948.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 357.