Karikatura kosovare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Aqif Kajmakçiu

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karikatura kosovare paraqitjet e para i bëri në kohën e Luftës së Dytë Botërore, në periodikun e "Rilindjës"(M.Toptani) e edhe në fletushkën satirike "Fshesa"(P.Kotini). Më vonë nisi botimin revista "Thumbi" si dhe shtojca "Anza e Rilindjës" të cilat përmbanin karikatura. Merita të veçanta për nismën dhe rritën e karikaturës në Kosovë ka artisti Aqif Kajmakçiu. Kajmakçiu i vuri gurin e themelit karikaturës kosovare por edhe shkollës së karikaturës shqiptare në përgjithësi(plejada e karikaturistëve shqiptarë). Karikatura shqiptare në Shqipëri lind the afirmohet me tamam në revistën "Hosteni" në Tiranë me karikaturistët:Zef Bumçi, Shtjefën Palushi, Dhimitër Ligori, Ilir Pojani etj. Karikatura kosovare merr hov të veçantë në "Rilindje"(nganjëherë me nga tre karikaturistë të angazhuar). Kjo plejadë e karikaturistëve kosovarë e kultivoi me përkushtim karikaturën kosovare dekada me radhë duke e bërë konkurente brenda kontekstit jugosllav e edhe më gjerë.U bënë firma të njohura si karikaturistë, në radhë të parë Nexhat Krasniqi-Nekra që u dallua me stil të veçantë të karikaturës në ish-Jugosllavi si edhe nëpër botë ku mori edhe disa çmime në ekspozita, Agim Qena në faqet e "Rilindjës" me shiritin komik "Tafë Kusuri" shumë të popullarizuar në mesin e lexuesve, Veli Blakçori,Ramadan Zaplluzha, Fahri Axhanela, Selami Taraku, Musa Kalaveshi, etj..[1] Kësaj plejade veteranësh iu bashkangjitën edhe karikaturistë tjerë, disa prej tyre para mbylljës dhe të tjerë pas mbylljës së “Rilindjës”(1990), si : Murat Ahmeti, Visar Ulaj, Valdet Gashi, Jeton mikullovci, Shpend Kada, Binjamin Haxha, Enis Hasani, Luljeta Goranci, Qazim Tmava, etj. Disa nga këta karikaturistë gjetën hapsirë në gazetat e asaj kohe si Koha Javore, Koha Ditore, Kosova Sot, Bujku, Bota Sot. Pas luftës në Kosovë, karikaturisti më aktiv është Jeton Mikullovci i cili në Kohën Ditore që nga viti 1997 për çdo ditë komenton ngjarjet politike me anë të karikaturës Në vitet 2006, 2007 dhe 2009 në organizim të Studios Nekra(karikaturisti Nexhat Krasniqi) u organizua tri herë Bienali Botëror i Karikaturës “Kosovacartoon” (https://web.archive.org/web/20111017131035/http://www.kosovacartoon.eu/)

Lidhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

AlbanianArts

  1. ^ Bazuar ne katalogun "Salloni i karikatures"-1997 Ramiz Kelmendi(shkrimtar)