Karmen Amaja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Karmen Amaja
Të dhëna vetjake
U lind më2 nëntor 1918
Somorrostro, Barcelonë
Vdiq më19 nëntor 1963
PunësimiValltare dhe këngëtare flamengo

Karmen Amaja { anglisht: Carmen Amaya } (2 nëntor 1918 – 19 nëntor 1963) ishte këngëtare dhe valltare Flamengo, me origjinë rome, e lindur në lagjen e varfër Somorrostro të BarcelonësSpanjën[1] e ditëve të sotme.

Ajo u quajt “valltarja më e mirë cigane e Spanjës për gjeneratën e saj”[2], dhe “personaliteti më i jashtëzakonshëm në gjithë kërcimin flamengo”.[3]

Fëmijëria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karmen Amaja u lind më 2 nëntor 1918 në lagjen e varfër Somorrostro të Barcelonës.[4] Ishte e bija e Jose Amaya dhe Micaela Amaya Moreno. Ajo vinte nga një familje e varfër që jetonte në një vagon. Ajo u lind nën atë vagon që paraqiste shtëpinë e tyre gjatë një shtërgante në dimrin e hershëm. Amaja ishte e dyta nga gjashtë fëmijët e mbijetuar të prindërve të saj. Ajo pati tri motra dhe dy vëllezër. Ajo mësoi flamengo në një moshë të re nga nëna e saj, tezja dhe shumë valltarë të famshëm të asaj kohe.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

grey statue of a woman in a park
Monumenti i Amajas në një park në Barcelonë

Vallëzimin e parë, Amaja e bëri në një shpellë afër Granda, Spanjë.[5] Ajo vallëzoi që nga mosha pesë vjeçare. E shoqëruar me kitarë nga babai i saj, ajo vallëzonte në tavernat ujore (ujëvara) në Barcelonë. Një person i ri që e pa tek vallëzonte ishte Sabikasi (Augustin Castellon Campos), i cili më vonë tha “Unë e pashë vallëzimin e saj dhe mu duk diçka mbinatyrore... Asnjëherë nuk kam parë dikë të kërcente ashtu. Nuk e di se si e bënte ajo këtë, thjesht nuk e di!”. Sabikasi u nga një kitarist i madh i flamengos dhe e shoqëroi atë për disa vite.[6] Ata regjistruan Queen of the Gypsies (1959) dhe Flamenco!.

Në vitin 1929, ajo bëri paraqitjen e saj në Paris me valltarin e njohur spanjoll Raquel Mellerin, nën brohoritje të ngrohta dhe admirime të shumta për aftësitë e saj të vallëzimit. Më pas ajo përformoi në Folies Bergère. Ajo refuzoi një ofertë për të përformuar në Buenos Aires derisa u thirr të paraqitej në Madrid. Pas përformances së mirë që bëri, ajo pranoi ofertën e Buenos Airesit, pavarësisht nga kundërshtimi që i erdhi nga xhaxhai i saj, Sebastian, njëri nga 16 anëtarët e shoqërisë së saj. Audienca e Argjentinës ishte mjaft mbresëlënëse sa që ata e emëruan teatrin për nderë të saj. Më pas ajo udhëtoi nëpër vende të ndryshme të Amerikës Jugore dhe në Meksikë ajo nënshkroi kontratë me S. Hurok, i cili e dëgoi atë në Nju Jork.[7] Ajo u zhvendos në SHBA në vitin 1936, kur shkoi të aktronte në disa filma që mblodhën duartrokitje kritike dhe thyen kutinë e rekordeve, duke përfshirë Romeo dhe Zhuljetën, Los Tarantosin dhe një film të shkurtër Danzas Gitanas (spanjoll për valltarë ciganë).

Amaja u ftua nga presidenti Franklin Rusvelti që të kërcente në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1944, dhe po ashtu nga Herri Trumani në vitin 1953.

Amaja u varros në Varrezat e Ciriedos në Santander.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Vila Olímpica". Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2007. Marrë më 3 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Clarke, Mary & Crisp, Clement 1981. The history of dance. Orbis, London. p60
  3. ^ Clarke, Mary & Vaughan, David 1977. The encyclopedia of dance & ballet. Pitman, London. p316
  4. ^ Montse Madridejos, David Pérez Merinero (2013). Carmen Amaya. Barcelona: Edicions Bellaterra. ISBN 978-84-7290-636-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Herbert Kadison. "Flamenco Firebrand." Greenwich Village Chatter II:11 (October, 1946), 5-7.
  6. ^ Sevilla, Paco 1999. Queen of the gypsies: the life and legend of Carmen Amaya. Sevilla Press. Excerpt by Flamenco-world.com: [1] Arkivuar 19 shkurt 2003 tek Wayback Machine
  7. ^ (Kadison, 6)

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Dublin, Anne (2009). Dynamic Women Dancers. Second Story Press. ISBN 978-1-897187-56-2. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2014. Marrë më 3 prill 2014. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Bois, Mario (1994). Carmen Amaya o la danza del fuego. Madrid: Espasa Calpe.
  • Hidalgo Gómez, Francisco (2010). Carmen Amaya. La biografía. Barcelona: Ediciones Carena.
  • Madridejos Mora, Montserrat (2012). El flamenco en la Barcelona de la Exposición Internacional (1929-1930). Barcelona: Edicions Bellaterra.
  • Madridejos Mora, Montserrat y David Pérez Merinero (2013), Carmen Amaya. Barcelona: Edicions Bellaterra.
  • Montañés, Salvador (1963). Carmen Amaya. La bailaora genial. Barcelona: Ediciones G.P.
  • Pujol Baulenas, Jordi y Carlos García de Olalla (2003). Carmen Amaya. El mar me enseñó a bailar. Barcelona: Almendra Music.
  • Sevilla, Paco (1999). Queen of the gypsies. The Life and legend of Carmen Amaya. San Diego, EE.UU: Sevilla Press.

Lidhjet e jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Carmen Amaya – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale