Karnavalet braziliane

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Karnavalet Braziliane (Portugalisht: Carnaval) janë festime të përvitshme që mbahen 26 ditë para Pashkëve. Në ditë të caktuara të Kreshmës, katolikët dhe të Krishterë të tjerë ishin të ndaluar të konsumonin mish, prandaj edhe termi "karnavale" që rrejdh nga carnelevare do të thotë, të largosh (mos konsumosh) mishin. Besohet se festimet e karnavaleve kanë rrënjë pagane në festimet e Saturnalisë, e cila u adoptua prej të krishterëve si simbol i disiplinës fetare për të praktikuar pendimin dhe përgatitjen për vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit.

Ritmi, pjesëmarrja dhe kostumet variojnë nga një rajon i Brazilit në tjetrin. Në qytetet juglindore si Rio de Zhaneiro dhe Sao Paulo, parada madhështore udhëhiqen nga shkollat e sambave. Këto parada zyrtare ndiqen nga publiku ndërsa paradat e vogla ("blocos") ndiqen nga publiku i qyteteve më të vogla. Qytetet verilindore Salvador, Porto Seguro dhe Recife organizojnë parada në grupe nëpër rrugë duke lejuar publikun të bëhet pjesë e paradës. Ky lloj i Karnavaleve është i ndikuar prej kulturës Afrikano-Braziliane.

Turmat ndjekin trio elétricot nëpër rrugët e qytetit. Po ashtu ne verilindje, Karnavalet Olinda janë të ndikuara nga Karnavalet e Venecias të përziera edhe me kulturën dhe folklorin popullor.

Karnavalet janë festimet më të famshme në Brazil dhe janë kthyer në ngjarje të përmasave gjigande. I gjithë vendi ndalon për një javë dhe festime të ndjeshura mbahen, ditë e natë, më së shumti në qytetet bregetare. Gjatë kësaj periudhe konsumohet 80% e birrës që konsumohet gjatë gjithë vitit dhe mikpriten 70% e gjithë turistëve që vizitojnë Brazilin në vit.[Cito burimet] Qeveria shpërndan kondomë dhe bën fushata sensibilizuese për të parandaluar HIV-AIDS.

Stilet e karnavaleve[redakto | redakto tekstin burimor]

Bloco das Baianas

Stili Rio de Janeiro[redakto | redakto tekstin burimor]

Karnavalet Moderne Braziliane e kanë origjinën në Rio de Zhaneiro në vitin 1641, kur borgjezia e qytetit importoi praktikat e mbajtjes së ballove dhe festave nga Parisi. Ajo fillimisht imitoi formën evropiane të festimit dhe më vonë thithi edhe elementë të festimeve kreole, ameride dhe afrikane.

Stili São Paulo[redakto | redakto tekstin burimor]

Karnaval në São Paulo zhvillohen në Anhembi Sambadrome dhe gjithashtu marrin pjesë edhe disa shkolla të organizuara futbolli. Ky është ndryshimi kryesor midis karnavaleve të São Paulos dhe të Rios. Parada e karnavaleve në Sao Paulo zhvillohet të premten dhe të shtunën mbrëma, në ndryshim me karnaval e Rios, të cilat mbahen të dielën dhe të hënën në mbrëmje.

Stili Bahia[redakto | redakto tekstin burimor]

Stili Pernambuco[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Carnivals of Brazil