Karota me gjalpë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Karotat e pastruara dhe të lara zihen në ujë të vluar pa kripë. Pasi të jenë zier priten në rrathë me trashësi 5-7 min, ose kur janë të holla priten pjerrtas duke u dhënë formë ovale. Karotat kalohen në tigan me gjalpë duke hedhur kripë dhe pak sheqer, në fund i hidhet majdanoz i grirë hollë.

Për 4-5 persona duhen :

  • karota : 1 kg,
  • gjalpë : 2 lugë gjelle,
  • kripë, majdanoz dhe gjysmë luge kafeje sheqer.