Kartëmonedhat Euro

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Euro banknotes.png

Banknotat ose Kartëmonedhat Euro janë kartëmonedhat zyrtare të euros, valutës së eurozonës (shihni Bashkimi Evropian). Ato kanë qenë në qarkullim qysh nga 2002 dhe prodhohen nga Banka Qendrore Evropiane (BQE), secila e mban nënshkrimin e Presidentit të Bankës Qendrore Evropiane. Denominimet e notave dallojnë nga €5 tek €500 dhe, për dallim nga monedhat euro, dizajni është identik për të gjitha vendet e eurozonës, megjithëse prodhohen në vende të ndryshme të saj.

Denominimet[redakto | redakto tekstin burimor]

banknotat tregojnë nënshkrimin e presidentit të ECB-së, aktualisht Jean-Claude Trichet

Janë shtatë denominime të ndryshme, secila ka ngjyrën dhe madhësinë e vet, që dallon nga tjerat. Dizajni për secilën nga ato ka një temë të zakonshme me arkitekturën Evropiane në periudha të ndryshme artistike. Pjesa e sipërme (ose recto) e notës përmban dritare ose porta ndërsa pjesa tjetër (ose verso) ka ura. Është kushtuar kujdes i veçantë që shembujt arktiketonikë nuk paraqesin ndonjë monument aktual ekzistues, në mënyrë që të mos shkaktohet xhelozi dhe mosmarrëveshje në zgjedhjen e monumenteve.[1]

Të përbashkëta për të gjitha notat janë Flamuri Evropian, inicialet e Bankës Qendrore Evropiane në pesë verzione (BCE, ECB, EZB, ΕΚΤ, EKP), një hartë e Evropës në pjesën e prapme, emri "euro" në Latinisht dhe Greqisht dhe nënshkrimi i presidentit të Bankës Qendrore Evropiane. 12 yjet nga Flamuri Evropian gjithashtu paraqiten në secilën notë.

Dizajnet për banknotat euro u zgjodhën nga 44 propozime në një konkurs, të lëshuar nga Këshilli i Institutit Monetar Evropian (IME) më 12 Shkurt 1996. Dizajni fitues, i krijuar nga Robert Kalina nga Oesterreichische Nationalbank, u zgjodh më 3 Dhjetor 1996.

Specifikimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Letra e përdorur për kartëmonedhat euro është 100% fije pambuku e pastër, e cila e forcon rezistencën e tyre si dhe krijon një ndjenjë të mirë në prekje.[2]

2002 Series
Figura Value Dimenzionet,
në milimetra
Ngjyra Kryesore Dizajni Pozicioni i kodit printues
Para Prapa Arkitektura Shekulli
EUR 5 obverse (2002 issue).jpg EUR 5 reverse (2002 issue).jpg €5 120 × 62 Hirtë Klasike < V tehu i figurës së majtë
EUR 10 obverse (2002 issue).jpg EUR 10 reverse (2002 issue).jpg €10 127 × 67 Kuqe Romaneske XI-XII ylli i 8-të (sipas orës)
EUR 20 obverse (2002 issue).jpg EUR 20 reverse (2002 issue).jpg €20 133 × 72 Kaltër Gothike XIII-XIV ylli i 9-të
EUR 50 obverse (2002 issue).jpg EUR 50 reverse (2002 issue).jpg €50 140 × 77 Portokalli Rilindje XV-XVI tehu i figurës së djathtë
EUR 100 obverse (2002 issue).jpg EUR 100 reverse (2002 issue).jpg €100 147 × 82 Gjelbër Barok & Rokoko XVII-XVIII pak larg yllit të 9-të
EUR 200 obverse (2002 issue).jpg EUR 200 reverse (2002 issue).jpg €200 153 × 82 Verdhë-kafe Art Nouveau XIX-XX mbi yllin e 7-të
EUR 500 obverse (2002 issue).jpg EUR 500 reverse (2002 issue).jpg €500 160 × 82 Vjollcë Moderne XX-XXI ylli i 9-të
Këto figura janë në shkallë 0.7 piksel për milimetër, standard i Wikipedisë për banknota botërore


Karakteristikat e sigurisë[redakto | redakto tekstin burimor]

BQE-ja ka përshkruar disa nga karakteristikat themelore në kartëmonedhat e euros, duke lejuar publikun gjeneral të verifikojë valutën e tyrë në një shikim. Sidoqoftë, në interes të sigurisë, lista mjaft e gjatë e këtyre karakteristikave është sekret i ruajtur mirë.

Megjithatë, mes përshkrimeve zyrtare dhe zbulimeve nga observuesit e pavarur, mendohet se kartat e euros kanë së paku tridhjetë karakteristika sigurie të ndryshme. Këto përfshijnë:

Hologramet[redakto | redakto tekstin burimor]

rripi holografik €5

€5, €10 dhe €20 kanë një rrip holografik në anën e djathtë të pjesës së përparme. Ky rrip është i shtypur me vlerën e kartës; p.sh., "€5 €5 €5...." në rastin e kartës €5-she.

Në rastin e €50 dhe më lart, rripi zëvendësohet nga një dekal holografik.

Ngjyrë e ndryshueshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Paraqitet në këndin e djathtë të poshtmë në anën e pasme të €50 dhe më lart. Kur shikohet nga kënvështrime të ndryshme, ngjyra ndryshon nga e gjelbërt në të vjollcë.

Numri serik[redakto | redakto tekstin burimor]

Secila kartëmonedhë ka një numër unik serik. Ky numër përmban një "check digit" (shifra e fundit) mes 1 dhe 9, i cili përmbush kriteret në vijim: nëse shkronja e parë zëvendësohet me pozicionin e tij në alfabet (p.sh. L është 12, M është 13,..., Z është 26), rezultati nga pjestimi i numrit rezultues me 9 është 8. Mbetja nga pjestimi i 9-shit mund të gjindet lehtë duke duke i shtuar pjesë të numrit.

Për shembull: Z10708476264 jep 2610708476264. Mbetja nga pjestimi me 9 mund të gjindet kështu: 26 + 1 + 0 + 7 + 0 + 8 + 4 + 7 + 6 + 2 + 6 + 4 = 71 , 7 + 1 = 8

Duke e zëvendësuar inicialin (shkronjën e parë) me një sistem tjetër, do të fitoni mbetje me kritere tjera. Për shembull, nëse e zëvendësojmë shkronjën me vlerën e saj ASCII, mbetja do të jetë 0, që do të thotë, numri rezultues do të jetë i plotëpjestueshëm me 9 (shih Rregullat e plotëpjestimit; në këtë rast, mbledhja e vazhdueshme do të rezultojë 9).

Një shembull tjetër: Z10708476264: kodi ASCII për Z është 90, kështu që numri rezultues është 9010708476264. Mbledhja e të gjitha shifrave jep 54; 5+4 = 9 - kështu që numri është i plotëpjestueshëm me 9, ose 9010708476264 modulo 9 është 0.

Konstelacioni EURion[redakto | redakto tekstin burimor]

Kartëmonedhat euro përmbajnë një konstelacion të njohur si Konstelacioni EURion që mund të përdoret për të identifukuar identitetin e tyre si kartëmonedha për të parandaluar kopjimin. Disa fotokopjuesë më të vjetër janë të pragramuar t'i refuzojnë figurat që përmbajnë këtë konstelacion.

Watermark[redakto | redakto tekstin burimor]

watermark standard[redakto | redakto tekstin burimor]

Çdo denominim printohet në latër të markuar në mënyrë unike. Kjo mund të vërehet duke e mbajtur kartën në dritë.

watermark digjital[redakto | redakto tekstin burimor]

Si edhe konstelacioni EURion, një Digimark watermark digjital është i ngulitur në dizajne. Verzionet e fundme të programeve për manipulim të figurave (image editors), si Adobe Photoshop ose Paint Shop Pro refuzojnë të procesojnë kartëmonedhat.[3]

watermark Infra-red dhe ultra-violet[redakto | redakto tekstin burimor]

Kur shikohen në infrared, kartëmonedhat do të tregojnë zona të mbyllëta në zona të ndryshme, varësisht nga denominimi. Drita Ultraviolet do ta tregojë konstelacionin EURion në kontrast më të mpreftë, dhe disa fije fluoreshente të dallohen.

Regjistrimet i printimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Vlera e kartës në këndin e sipërm të majtë është e shtypur përgjysmë, ashtu edhe vlera në këndin e djathtë të sipërm në anën tjetër. Nëse shihet në dritë, kjo vlerë shihet e tëra. Kartat e mirëfillta do të bashkohen në mënyrë perfekte (ose "regjistrim") mes pjesës së sipërme dhe të pasme. Nëse karta është shtypur pasaktë, p.sh. nga një mashtrues, këta numra do të përshtaten shumë keq.

Printimi i ngritur[redakto | redakto tekstin burimor]

Disa zona të kartës kanë Teksturë të ndryshme nga tjerat. Shkronjat "BCE ECB EZB" janë të ngritura në prekje.

Bar kodi[redakto | redakto tekstin burimor]

Kur shikohet në dritë, bare metalike mund të vërehen në të djathtë të watermarkut. Numri dhe gjerësia e këtyre bareve indikon vlerën e kartës. Kur skanohet, këto bare shndrrohen në Manchester kod.

Manchester kodi
Karta Barkodi Manchester
€5 0110 10 100
€10 0101 10 110
€20 1010 1010 0000
€50 0110 1010 1000
€100 0101 1010 1100
€200 0101 0110 1110
€500 0101 0101 1111

(të shikuar nga ana e pasme, një bar i mbyllur është 1, një i lehtë është 0)

Fije sigurie[redakto | redakto tekstin burimor]

Një fije magnetike e zezë në mes të kartës shihet vetëm në dritë. Ajo tregon denominimin e kartës, së bashku me fjalën "euro".

Bojë magnetike[redakto | redakto tekstin burimor]

Disa zona kanë edhe bojë magnetike. Dritarja më në të djathtë e kishën në kartën €20 është magnetike, si dhe zeroja e madhe mbi të.

Mikro-print[redakto | redakto tekstin burimor]

Vijat teksturore në fund, p.sh. ato të renditura në të djathtë të shenjës ΕΥΡΩ në €10, janë të ndërtuara nga sekuenca të "EURO ΕΥΡΩ" në printim shumë të vogël.

Sipërfaqe me mat[redakto | redakto tekstin burimor]

Shenja euro dhe denominimi janë shtypur në një rrip vertikal që shihet vetëm në një kënd prej 45°. Kjo ndosh vetëm tek kartëmonedhat €5, €10, and €20.

Shih dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Burime[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]