Kastriot Robo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kastriot Robo, 2021

Kastriot Robo është cilësuar si një nga diplomatët më të mirë karriere të periudhës së post komunizmit. Ai është vlerësuar si një diplomat i lartë. Në vitin 1998 ai emërohet ambasador i Shqipërisë në Greqi. Këtë post diplomati Kastriot Robo e mbajti për gati katër vjet, duke u dhënë marrëdhënieve midis dy vendeve një frymë tjetër bashkëpunimi nga ajo që kishin pasur deri në atë periudhë. Pas kësaj periudhe ai mban poste të rëndësishme në diplomacinë shqiptare. Në vitin 2006 diplomati Kastriot Robo emërohet ambasador i Shqipërisë në Londër, në një nga përfaqësitë diplomatike më të rëndësishme në botë. Aktualisht është ambasador i Shqipërisë në Spanjë.