Katarina Josipi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Busti i Kata Dulajt

Katë Dulaj (serbisht: Ката Дулај Kata Dulaj) ose Katarina Josipi-Kati (Zym i Hasit, 19 nëntor 1923 - Prishtinë, 29 prill 1969) është një nga themelueset e dramës dhe teatrit shqip në Kosovë.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkollën fillore e filloi në vendlindje dhe e kreu në Nish, më pas ndoqi tri klasë të shkollës së rrobaqepësisë në gjuhën serbe. Me të atin, Gjin Jozë Dulajn, u kthye në Ferizaj dhe bëri hapat e parë në teatrin amator të qytetit.[1]

Në vitin 1948, ajo bëhet pjesë e Teatrit të Prishtinës, e cila ishte femra e parë shqiptare në Teatrin Popullor KrahinorPrishtinës. Në këtë skenë ajo aktroi për 21 vjet, personazhe nga repertori kombëtar dhe botëror i teatrit.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Dibra, Zenepe (2009). Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 270–271. ISBN 9789995602673. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)