Kategoria Superiore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kategoria Superiore.svg

Kategoria Superiore e njohur edhe si Superliga është niveli më i lartë i futbollit në Shqipëri. Më parë ajo është quajtur Kategoria e Parë edhe Kategoria A1, por që nga viti 1999 është emërtuar me emrin që mban edhe sot. Në Superligë në sezonin aktual marrin pjesë 14 skuadra. Fituesja e sezonit të Superligës quhet Kampione e Shqipërisë dhe fiton të drejtën te shkojë në raundin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve. Vendi i dytë ose nën-kampioni fiton të drejtën të shkojë në raundin e parë eliminator të Ligës së Europës. Vendi i tretë gjithashtu shkon në raundin e parë eliminator të Ligës së Europës. Dy vendet e fundit bien në Kategorinë e Parë, ndërsa vendi i 11të dhe i 12të luajnë ndeshje eleminimi me vendin e 3-ë dhe të 4-t të Kategorisë së Parë. Para fillimit të sezonit të ri futbollistik, kampionët e sezonit të kaluar luajnë një ndeshje të vetme me fituesit e Kupës për të përcaktuar fituesin e Superkupës së Shqipërisë.


Përmbajtja

[redakto] Historiku

[redakto] Paraqitja e klubeve

Klubi Kampionët Nën kampionët Sezonet
Tirana
24*
13
1930, 1931, 1932, 1934, 1936, 1937, 1964-1965, 1965-1966, 1968, 1969-1970, 1981-1982, 1984-1985, 1987-1988, 1988-1989, 1994-1995, 1995-1996, 1996-1997, 1998-1999, 1999-2000, 2002-2003, 2003-2004, 2004-2005, 2006-2007, 2008-2009
Dinamo
18
9
1950, 1951, 1952, 1953, 1955, 1956, 1960, 1966–1967, 1972–1973, 1974–1975, 1975–1976, 1976–1977, 1979–1980, 1985–1986, 1989–1990, 2001–2002, 2007–2008, 2009–2010
Partizani
15
19
1947, 1948, 1949, 1954, 1957, 1958, 1959, 1961, 1962–1963, 1963–1964, 1970–1971, 1978–1979, 1980–1981, 1986–1987, 1992-1993
KS Vllaznia
9*
11
1945, 1946, 1971-1972, 1973-1974, 1977-1978, 1982-1983, 1991-1992, 1997-1998, 2000-2001
Skënderbeu
3
3
1933, 2010–2011, 2011–2012
Elbasani
2
1
1983–1984, 2005–2006
Flamurtari
1
7
1990–1991
Teuta
1
6
1993–1994
Besa
-
2
-
Luftëtari
-
1
-
Tomori
-
1
-


  • KF Tirana dhe KS Vllaznia kanë përkatësisht 26 dhe 10 kampionate, nëse njihen zyrtarisht nga FSHF trofetë e fituara në periudhën e Luftës. Lexo më poshtë për më shumë informacion.

[redakto] Kampionatet e Luftës së 2të Botërore

Gjatë viteve 1939-1944, edhe pse Lufta e Dytë Botërore shkaktoi ndërprerje të ndjeshme në futbollin e luajtur në mbarë globin, shumë shtete si, Franca, etj luajtën kampionate dhe njohën trofetë e dhëna. Shqipëria ishte mes shteteve që luajtën futboll, edhe pse të limituar.

Përgjatë kësaj periudhe, FSHF organizoi tre kampionate, 1939, 1940 dhe 1942.[1][2][3][4][5][6][7]


Në bazë të gjithë informacioneve të detajuara nëpër vite me rradhë nga historianë shqiptarë dhe të huaj, ish-lojtarë dhe veteranë që i kanë jetuar këto evenimente, ka një evidencë të qartë që provon ekzistencën e këtyre kampionateve në atë kohë, sikurse dhe tre trofe të dhëna nga vetë zyrtarë të FSHFsë. Të mos harrojmë që Kampionati i 10të Kombëtar, 1942, ka pasur një pjesëmarrje mbarëkombëtare - e para dhe e vetmja deri më sot që ka përfshirë skuadra nga të dy vendet, Shqipërinë dhe Kosovën.

KF Tirana ka fituar dy nga këto kampionate, Kampionatin e 8të Kombëtar, 1939 & Kampionatin e 10të Kombëtar, 1942 ndërsa Vllaznia ka fituar Kampionatin e 9të Kombëtar, 1940. Këto evenimente e ndryshojnë numrin e trofeve të kampionateve të fituara nga këto dy skuadra, në përkatësisht 26 dhe 10 kampionate deri më sot. Deri në këtë moment nuk ka pasur asnjëherë një prononcim apo pozicionim zyrtar nga FSHF pse ende këto tre kampionate nuk janë njohur zyrtarisht nga vetë organizuesit e tyre!

[redakto] Turneu i 1rë Kombëtar 1911

Pas hulumtimeve në arkiva të ndryshme, historianë shqiptar dhe arkivi i medias së shkruar kanë zbuluar fakte të reja për hapat e parë të topkëmbës në Shqipëri. Një turne i luajtur 10 vjet më herët sesa klubet të shfaqeshin në formën e tyre të riorganizuar të viteve 20'. Ende një eveniment jozyrtar, ky mund të quhet Turneu i 1rë Kombëtar i luajtur në Shqipëri. Të gjitha ndeshjet u luajtën me sistem eliminimi nga një ndeshje e vetme. Turi i 1rë ishte ai cerekfinal, që u luajt mes datave 7 & 10 Prill, 1911, më pas ndeshjet gjysmëfinale që u luajtën në datat 11 & 12 Prill, për tu mbyllur aktiviteti me ndeshjen finale të luajtur në datën 14 Prill, 1911. Morën pjesë 8 ekipe gjithsej dhe të gjitha ndeshjet u luajtën në Rahije të Fierit me rastin e një panairi. Tirana u shpall fituese e këtij turneu.[8] Më poshtë janë dhe rezultatet e plota:

  • Cerek Finalet
Ekipi 1 Totali Ekipi 2
Tirana 9 - 4 Elbasani
Kavaja 8 - 2 Berati
Peqini 11 - 3 Vlora
Fieri 6 - 2 Lushnja
  • Gjysmë Finalet
Ekipi 1 Totali Ekipi 2
Tirana 4 - 0 Kavaja
Fieri 2 - 16 Peqini
  • Finale
Ekipi 1 Totali Ekipi 2
Tirana 6 - 1 Peqini

[redakto] Kampionët

Viti Ekipi Vendi
1911* KF Tirana Tiranë
1930 KF Tirana Tiranë
1931 KF Tirana Tiranë
1932 KF Tirana Tiranë
1933 KS Skënderbeu Korçë
1934 KF Tirana Tiranë
1936 KF Tirana Tiranë
1937 KF Tirana Tiranë
1939* KF Tirana Tiranë
1940* KS Vllaznia Shkodër
1942* KF Tirana Tiranë
1945 KS Vllaznia Shkodër
1946 KS Vllaznia Shkodër
1947 KF Partizani Tiranë
1948 KF Partizani Tiranë
1949 KF Partizani Tiranë
1950 KS Dinamo Tiranë
1951 KS Dinamo Tiranë
1952 KS Dinamo Tiranë
1953 KS Dinamo Tiranë
1954 KF Partizani Tiranë
1955 KS Dinamo Tiranë
1956 KS Dinamo Tiranë
1957 KF Partizani Tiranë
1958 KF Partizani Tiranë
1959 KF Partizani Tiranë
1960 KS Dinamo Tiranë
1961 KF Partizani Tiranë
1963 KF Partizani Tiranë
1964 KF Partizani Tiranë
1965 17 Nëntori Tiranë
1966 17 Nëntori Tiranë
1967 KS Dinamo Tiranë
1968 17 Nëntori Tiranë
1970 17 Nëntori Tiranë
1971 KF Partizani Tiranë
1972 KS Vllaznia Tiranë
1973 KS Dinamo Tiranë
1974 KS Vllaznia Shkodër
1975 KS Dinamo Tiranë
1976 KS Dinamo Tiranë
1977 KS Dinamo Tiranë
1978 KS Vllaznia Shkodër
1979 KF Partizani Tiranë
1980 KS Dinamo Tiranë
1981 KF Partizani Tiranë
1982 17 Nëntori Tiranë
1983 KS Vllaznia Shkodër
1984 KS Elbasani Elbasan
1985 17 Nëntori Tiranë
1986 KS Dinamo Tiranë
1987 KF Partizani Tiranë
1988 17 Nëntori Tiranë
1989 17 Nëntori Tiranë
1990 KS Dinamo Tiranë
1991 KF Flamurtari Vlorë
1992 KS Vllaznia Shkodër
1993 KF Partizani Tirana
1994 KF Teuta Durrës
1995 KF Tirana Tiranë
1996 KF Tirana Tiranë
1997 KF Tirana Tiranë
1998 KS Vllaznia Shkodër
1999 KF Tirana Tiranë
2000 KF Tirana Tiranë
2001 KS Vllaznia Shkodër
2002 KS Dinamo Tiranë
2003 KF Tirana Tiranë
2004 KF Tirana Tiranë
2005 KF Tirana Tiranë
2006 KS Elbasani Elbasan
2008 KS Dinamo Tiranë
2009 KF Tirana Tiranë
2010 KS Dinamo Tiranë
2011 KS Skënderbeu Korçë
2012 KS Skënderbeu Korçë


  • Kampionatet në asterisk ende të pazyrtarizuara nga FSHF.

[redakto] Ekipet kampion që kanë yje ne fanellë

Star*.svg

Historia e yllit në fanellë lindi si ide në Itali nga Umberto Agnelli i cili vendosi të vlersojë ekipin e Juventusit në vitin 1958 me rastin e fitores se dhjetë të kampionatit italian. Kjo formulë u pëlqye dhe u adoptua nga shumë vende të tjera në botë me formula të ndryshme. Yllin ne fanellë në Super Ligën shqiptare e mban ekipi që ka mbi 10 kampionate të fituara, aktualisht ekipi që ka yje në fanellë është ekipi i KF Tirana, ai mban dy yje të verdhë mbi stemën e ekipit për 24 kampionatet e fituara.

[redakto] Formula e dhënies së yllit në kampionate të huaja

  • Në kampionatin gjerman të Bundesliga-ës merr 1 yll ekipi që shpallet 3 herë kampion, 2 yje për 5 kampionate të fituara, 3 yje për 10 kampionate, 4 për 20 kampionatë dhe pas 20 kampionatesh të fituara nga i njëjti ekip jepet veç 1 yll për çdo 10 kampionate të tjera të fituara. Aktualisht ekipi me më shumë yje është ai i FC Bayern München me 4 yje në stemë.
  • Në kampionatin turk formula është 1 yll për çdo 5 kampionate të fituara.
  • Në kampionatin skocez formula është 1 yll për çdo 10 kampionate të fituara. Ekipi me më shumë yje është Glasgow Rangers ai është shpallur 54 herë kampion i Skocisë.

[redakto] Shih edhe

[redakto] Referenca

  1. ^ RSSSF
  2. ^ http://en.wikipedia.org/wiki/KF_Tirana#1930s_and_World_War_2
  3. ^ http://www.giovanniarmillotta.it/albania/calcio/trekampionate.html
  4. ^ http://www.kftirana.info/history.html
  5. ^ http://www.sktirana.com/public/kuvend/viewtopic.php?f=2&t=466
  6. ^ http://www.partizani.net/files/news.php?readmore=4174
  7. ^ Letër drejtuar Z.Mero Baze
  8. ^ Sport Ekspres, Faqe 7

[redakto] Lidhje të jashtme

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera