Kategoria e Parë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
K E PARE.jpg.gif

Kategoria e Parë është niveli i dytë i ligës së futbollit në Shqipëri. Më parë është quajtur Kategoria e Dytë dhe Kategoria A2, por që nga viti 2005 mori emrin Kategoria e Parë. Në Kategorinë e Parë në sezonin 2006-07 ishin 14 skuadra. Ne sezonin 2007-08 kjo kategori kishte 18 skuadra. Sezoni aktual 2011-12 ka 16 skuadra. Dy vendet e para do të ngjiten automatikisht në Superligë, ndërsa vendi i 3të dhe i 4të do të luajnë play-off me vendin e 9të dhe të 10të të Superligës. Vendet 15të dhe 16të zbresin direkt, ndërsa vendet 13të dhe 14të luajnë play-off me vendet 3të dhe 4të të Kategorisë së Dytë.

Përmbajtja

Klubet për sezonin 2011-12 [redakto]

  • Renditja e ekipeve në sezonin aktual.[1]
Ekipi Qyteti/Zona Stadiumi Kapaciteti
Adriatiku Mamurras Fusha Sportive Mamurras 6,500
KF Gramshi Gramsh Fusha Sportive Gramsh 1,500
KS Ada Velipoja Kompleksi Sportiv Zmijani 1,000
Besëlidhja Lezha Stadiumi Besëlidhja 5,000
KS Burreli Burrel Liri Ballabani 2,500
Luftëtari Gjirokastra Subi Bakiri 8,500
KS Lushnja Lushnja Roza Haxhiu 11,000
FK Skrapari Skrapar Fusha Sportive Skrapar 1,500
Gramozi Ersekë Ersekë Stadium 7,000
KF Vlora Vlorë Stadiumi Flamurtari 8,500
FK Kukësi Kukës Stadiumi Zeqir Ymeri 6,000
KS Besa Kavajë Stadiumi Besa 7,000
KS Elbasani Elbasan Ruzhdi Bizhuta 13,000
KS Butrinti Sarandë Stadiumi Andon Lapa 10,500
KF Iliria Fushë-Kruja Stadiumi Fushë-Krujë
KF Himara Himarë Stadiumi Himara 2,500

Referencat [redakto]


Shih edhe këtë [redakto]

Lidhje të jashtme [redakto]