Kavaja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kavaja
Kavaja (Shqipëria)
Kavaja
Kavaja (Shqipëria)

Koordinatat:41°11′08″ Veri 19°33′24.99″ Lindje 41.1855556, 19.5569444

Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Tiranës
Rrethi Rrethi i Kavajës
Targat e automjeteve KJ
Popullsia 29,354 banorë
Kodi postar 2501-2503 [1]
Prefiksi telefonik +355 (0) 5524
Aeroporti Nënë Tereza 67 km nga Kavaja
Faqja zyrtare
Politika
Kryetari Elvis Rroshi (PS)
Partia udhëheqëse Partia Demokratike
Të tjera
Vendasit Kavajasë
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)
Xhamia dhe Kulla e Sahatit në qendër

Kavaja është qytet në Shqipërinë e mesme dhe ndodhet 20 km në jugperëndim të Tiranës. Qyteti ka rreth 29 500 banorë.

Pak histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Për herë të parë emri i Kavajës u përmend gjatë shekullit të XV. Asaj kohe Kavaja shkruhesh Kavalje. Kavaja shtrihet dhe në rrugën e njohur tregtar romake Via Egnatia e që vazhdon më pas në Durrës dhe Elbasan. Gjatë shekullit të XVII dhe XVIII Kavaja përjeton një lëvizje të madhe administrative dhe bëhet qendër tregtare. Më pas, qyteti pati dy fish më shumë shtëpi për dallim me Durrësin. Një udhëtar i asaj koheje raportoi se vendi në vitin 1670 kishte 400 shtëpi, 200 shitore, pazarin si dhe xhamitë, të cilat u ndërtuan në vitet 1561, 1589, 1625 dhe 1652. Që të katërtat u shkatërruan në shekullin e XX, si pasojë, disa nga luftërat e disa nga ndryshimet infrastrukturore. Ka mbetur vetëm Kulla e Orës.

Kavaja ishte e njohur për përpunimin e poçerinës, qylymave dhe bakrit.

Gjatë regjimit komunist, Kavaja u shndërrua në qytet industrial si dhe qendër e bujqësisë për rajonin e vet. Kavajasit ishin të parët që morën guximin në vitin 1990 ta mposhtin Regjimin Komunist. Në Mars qytetarët e Kavajës demonstruan për Liri dhe Demokraci. Gjatë konfliktit me policin e asaj kohë, humbi jetën një i ri. qe sot eshte shpallur deshmor i demokracise dhe qe emrin e tij e mban dhe nje nga rruget e kavajes JOSIF BUDO

Familja e aktorit botëror Aleksandër Moisiu, në fillim të shekullit XX njihet si aktori më i mirë në skenën Gjermane dhe Austriake, pra kishin prejardhjen nga Kavaja. Shqiptari i lindur në Trieste, disa herë ka vizituar qytetin e vet, mbase dhe një pjesë të fëmijërisë së vet e kaloi në Durrës. Gjatë regjimit komunist, shtëpia e Aleksandër Moisiut ishte çerdhe e fëmijëve.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kavaja në luftën e Shkodrës[redakto | redakto tekstin burimor]

Si mbeti Shkodra në kufijtë e Shqipërisë zyrtare.

Katër muaj betejë e ashpër midis trupave malazezo-serbe në njërën anë dhe atyre shqiptaro–turke për të përcaktuar se kujt do t'i mbetej Shkodra. Një betejë më shumë të vrarë, me lagjet myslimane krejtësisht të shkatërruara, por që përcaktoi se kujt do t'i mbetej qyteti.

Ndërsa përfaqësuesit e vendeve evropiane në atë 15 Dhjetor të vitit 1912 po zinin vend në tryezën e bisedimeve të Konferencës së Paqes në Londër, që do të vendoste edhe kufijtë e Shqipërisë zyrtare, në cepin verior te saj luftohej. Lufta në Shkodër kishte filluar qysh ne tetor, me fillimin e luftës ballkanike. Në kohën që konferenca e Londrës po çelej, Shqipëria kishte vetëm dy jave që kishte shpallur Pavaresin, një nga vendimet e para te Qeverise se Ismail Qemalit ishte mbrojtja e territorit. Lufta do te përqendrohej mbi të gjitha në mbrojtjen e dy skajeve : Shkodrës dhe Janinës.

Konferencën e Paqes kishte vendosur ta shfrytëzonte edhe Mali i Zi. Pikërisht për këtë kishte vendosur qe t'i intensifikonte sulmet kundër Shkodrës. Mbreti Nikolla kishte vendosur t'i vendoste Fuqitë e Mëdha përpara një fakti të kryer : Shkodra e pushtuar duhej t'i ngelte Malit te Zi. Pas vendimeve te te dyja palëve, lufta që kishte filluar që nga Tetori do të intensifikohej, sulmet dhe qëndresa do te bëheshin gjithmonë e me te ashpra. Gjithçka do të mbaronte vetëm në prill të vitit 1913, me nënshkrimin e një marrëveshjeje. Qyteti do t'i kalonte për një vit për administrim Komisionit Ushtarak Ndërkombëtar dhe pastaj do të bëhej pjesë e Shqipërisë zyrtare.

Në tetor 1912, kur filloi lufta ballkanike, ushtria Shqiptare ende nuk ishte krijuar, kështu që shqiptarët ishin te detyruar që të shfrytëzonin edhe rezistencën e ushtrisë turke kundër ushtrive të aleateve ballkanike. Ndërkaq, në strukturat e ushtrisë otomane apo turke ishin të inkuadruar mjaft shqiptare, oficere, nizamë (ushtare aktive), redife (rezerviste), mustafez (forca vendore), etj. Vetëm në Elbasan, Janinë, Kosovë e Manastir, llogariteshin më shumë se katër divizione me rezervistë shqiptare, pa shënuar edhe numrin e konsiderueshëm të vullnetareve dhe luftëtareve vendorë.

Gjate luftës forcat shqiptare u përfshinë ne dy divizione ; i pari qe u dërgua ne Shkodër u plotësua kryesisht nga Shqipëria e Mesme dhe e Veriut, kurse tjetri që u dërgua për të mbrojtur qytetin e Janinës u plotësua nga Shqipëria e Jugut. Në krye te gjitha forcave shqiptare ishte gjeneral brigade Esat Pashe Toptani, i cili ishte njëkohësisht edhe zëvendëskomandant i Korpusit te Shkodrës. Komandant i te gjitha trupave, që përbënin efektivin e Korpusit te Shkodrës, ishte kolonel Hasan Riza bej, një ndër oficeret më të përgatitur dhe më të aftë të ushtrisë turke.

E gjithë ushtria malazeze e mbret Nikolles, me të katër divizionet e saj dhe tri divizione serbe Drini-1, Drini-2 dhe Shumadija, te pajisur me artileri, mitroloze, madje edhe me aeroplanë luftarake nuk munden ta pushtonin Shkodrën. Serbia përdori për herë të parë në këtë luftë, te vetmen skuadrilje të avionëve luftarake që kishte dhe i pari pilot serb, qe guxoi te fluturonte mbi qiellin e Shkodrës, u rrëzua.

Në prag te sulmit nga forcat malazeze me 8 Tetor 1912, Shkodra ishte qyteti me i madh i Shqipërisë, me një popullsi prej rreth 36 mije banoresh dhe një nyje me rendësi ekonomike, ushtarake e kulturore ballkanike. Ne këtë qytet ishin vendosur konsullatat e disa vendeve, si ajo e Austro-Hungarisë, Rusisë, Greqisë, Italisë, etj.

Për pushtimin e Shkodrës ushtria malazeze fillimisht bëri në plan që të hidhte ne sulm dy te tretat e forcave te saja prej 21 mije vetesh, te përberë nga dy grupime operative, te Zetes dhe atë Bregdetar, gjithsej 3 divizione. Me 10 tetor 1912, forcat malazeze te Grupimit te Zetes, prej 15 mije vetesh, filluan mësymjen kundër Garnizonit turko-shqiptar ne Tuz, i përberë prej tre mije trupash. Garnizoni i Tuzit, ne rrethim të plotë, luftoi me vendosmëri përballe një epërsie dërrmuese te kundërshtarit dhe pa asnjë ndihme nga jashtë. Shume luftëtare shqiptare u vranë nga zjarri i artilerisë malazeze dhe sulmet e parreshtura te shkresorisë. Vetëm nga batalioni i Kavajës, gjate këtyre luftimeve ranë 87 vete, ose një e pesta e efektivit. Në këto kushte të rënda, me 13 tetor forcat malazeze munden ta thyejnë qëndresën dhe te pushtojnë Tuzin.

Rënia e Tuzit që një goditje e rende ushtarake e psikologjike për forcat e Garnizonit te Shkodrës. Por Komanda e këtij garnizoni nuk ra ne disfatizëm, përkundrazi ajo përshpejtoi masat e gjithanshme për të pritur armikun në portat e qytetit, e ne radhe të parë intensifikoi punimet fortikuese në rajonet e mbrojtjes. Që në vitin 1911 Komanda e Garnizonit kishte filluar fortifikimin e rajoneve te mbrojtjes te qytetit, në mënyre rrethore, duke shfrytëzuar vecorite natyrore, te cilat favorizonin veprimet mbrojtëse : në radhe të parë, pengesat e shumta ujore, liqeni, lumenjt e Bunës, Drinit dhe Kirit, kodrat dhe malet, që e rrethojnë qytetin.

Komanda përcaktoi pesë rajonet kryesore të mbrojtjes : rajoni i Taraboshit, i Shtojit, i Bardhajt, i Berdices dhe i Tepes. Cedildo rajon kishte organizuar mbrojtjen rrethore për të përballuar mundësinë e luftës në rrethim, sidomos në rastin e sulmeve te befasishme natën. Fortifikimi ishte i nivelit bashkëkohor, me tre deri ne katër transhe, të lidhur me njëra tjetrën me hendeklidhje, me tela me gjemba para vijës së parë, që shkonin nga pese deri ne dhjete radhe, me prozhektore për ndriçimin e fushës se luftimit natën, me qe shumica e luftimeve u zhvilluan natën, pengesa te ndryshme ujore si gropa thithëse, ne zona moçalore si në fushën e Beltojës e te Trushit, me sistem ndërlidhje dhe me strehime të mbuluara për efektivin. Në fortifikimin e Shkodrës, krahas trupave xheniere, një kontribut të madh dha popullsia e qytetit, kryesisht ajo pjese që nuk ishte e armatosur dhe nuk merrte pjese në luftime. Rreth 400-600 banore të qytetit punonin çdo ditë, te shoqëruar edhe nga banda muzikore e garnizonit.

Komanda e Larte malazeze, duke vlerësuar se rajoni i Shtojit duhet të ishte më i dobët për shkak se shtrihej ne zone fushore, vendosi të jepte aty goditjen kryesore. Me 25 Tetor 1912, pas një përgatitjeje te fuqishme me artileri, forcat e divizionit të dyte malazez dhe te divizionit të trete ndërmorën sulme te furishme ne Shtoj. U zhvilluan luftime kryesisht natën, në distancë të afërt, me bajonete dhe trup me trup, por armiku nuk mundi te përparoje asnjë hap përpara. Malazezet për tre ditë patën rreth 1500 ushtare të vrarë e të plagosur. Sipas një pohimi të mbret Nikolles, te cituar nga një historian ushtarak malazez, nga humbjet e renda të pësuara në Shtoj te gjithë forcave malazeze, me përjashtim te brigadës se Zetës, i kishte hyre paniku në zemër, aq sa një hap nuk mund të bënte përpara. Pikërisht në këtë moment, Mbret Nikolla, duke parë se nuk po e pushtonte dot Shkodrën me forcat e tre divizioneve thirri ne ndihme nga Gjakova edhe divizionin e katërt, me rreth 5500 vete. Kështu përreth Shkodrës, bashkë me divizionin e parë që po sulmonte Taraboshin, u përqendrua e gjithë ushtria malazeze, prej kater divizionesh.

Me 5 Nëntor 1912, pas disfatave që pësuan në sulmet e tyre te përsëritura ne Shtoj, Bardhaj e Tarabosh, para dite, artileria malazeze, filloi bombardimin e lagjeve myslimane te qytetit. Mjaft shtepi u shkatërruan dhe shumë gra e fëmije vdiqën nën rrënoja. Malazezet kishin menduar se familjet dhe objektet e kultit katolik nuk do t'i pranonin myslimanet, por ndodhi e kundërta. Familjet dhe kishat katolike të Shkodrës i strehuan me bujari familjet myslimane. Në këto kushte, artileria malazeze, vazhdoi bombardimin e te gjithë lagjeve te qytetit, myslimane e katolike.

Me 17 Nëntor trupat serbe te dy divizioneve Shumadia dhe Drini, se bashku me trupat malazeze te divizionit të parë, pushtuan kalanë e qytetit të Lezhës dhe portin e Shëngjinit, ku ndodheshin një pjesë e forcave shqiptare. Reshtu, u ndërpre rruga Shkodër-Lezhë prej nga vinin furnizimet dhe ndihmat. Është fundi i Nëntorit te vitit 1912. Pas shpalljes se Pavarësisë, vendoset armëpushim 3 Dhjetor 1912 për ndërprerjen e te gjitha veprimeve luftarake ndermjet ushtrisë otomane dhe aleateve ballkanike. Në këtë moment, Mbret Nikolla i Malit te Zi i dërgon komandantit te Garnizonit të Shkodrës, kërkesën për te dorëzuar qytetin e Shkodrës, por Hasan Riza Pasha i përgjigjet : Tashme, Shkodra është një qytet Shqiptar qe nuk mund te marre urdhra nga një komande turke dhe se qyteti dëshiron të mbroje pavarësinë e vet kundër malazezeve.

Në kushtet kur Garnizonit të Shkodrës nuk po i vinte asnjë ndihme nga jashtë dhe kur ishte shpallur Pavarësia e Shqipërisë, Hasan Rizaja vendosi që të hynte në marrëveshje me malësoret shqiptare për t'u rene bashkërisht trupave malazeze. Me 27 Janar 1913, ai mblodhi shtabin e Garnizonit dhe deklaroi se nuk mendonte ta mbronte me Shkodrën në favor të Turqisë, por për llogari të Shqipërisë. Data 31 janar 1913, ishte caktuar dita e ngritjes se flamurit shqiptar në kalanë e Rozafës dhe dita e fillimit te sulmit të përbashkët të forcave te Garnizonit të Shkodrës dhe malësoreve shqiptare kundër trupave malazeze e serbe.

Por me 30 janar 1913, pasdite Hasan Rizai u vra pabesisht nga njerëzit e Esat Toptanit. Komandën e Korpusit të Shkodrës e mori zëvendësi i tij, Esat Pashe Toptani. Ndërsa Konferenca e Londrës vazhdonte punimet, mbret Nikolles iu këshillua prej miqtë e tij me te ngushte evropiane se vetëm marrja sa me e shpejte e qytetit do te ndikonte qe Fuqitë e Mëdha, të ndodhura para faktit te kryer, të vendosnin qË t'ia jepnin Shkodrën Malit te Zi. Mbret Nikolla iu drejtua për ndihme të pakufizuar ushtarake Serbisë. Gjeneralët malazeze dhe serbe në fillim të shkurtit 1913 përgatiten planin e mësymjes se përbashkët për pushtimin e Shkodrës, ku do merrnin pjese forcat e katër divizioneve malazeze dhe tri divizioneve serbe.

Për të marrë Shtojin, malazezet formuan dy kolona sulmi, te përbëra nga forcat e tri brigadave te këmbësorisë. Serbet, me forcat e tri divizioneve, të vendosura në Mjede, Bushat, e Shkjeze, në bashkëveprim me një brigade malazeze të divizionit të parë, duhet te sulmonin rajonin e fortifikuar në Beltoje e Berdice. Me 7 shkurt 1913, pas tri orësh bombardimi me artileri, nga i cili sipas kujtimeve të një gjenerali malazez, Shkodra i ngjante një vullkani të shpërthyer, malazezet u hodhën në sulm. Përleshje të përgjakshme u zhvilluan te të gjithë vijat e frontit, në Shtoj, Tarabosh, e Bardhaj. Furia e parë u sulmit u drejtua kundër llogoreve në Shtoj dhe zgjati gjysem ore me shume egërsi. Malazezet lanë shumë të vrare, por Shtoji nuk ra. Ne një ore, malazezet ne Shtoj bene tri sulme me bajoneta, të cilat përfundonin ne ndeshje trup me trup. Pasi u hodhën në sulm të gjitha rezervat, malazezet munden të merrnin dy transhetë e para. Mbrojtësit e rajonit te Shtojit u detyruan te tërhiqen në transhenë e trete.

Të gjithë burrave te qytetit te Shkodrës, iu kërkua të shkonin në llogore. Ata që nuk kishin arme, u urdhëruan te transportonin te plagosurit, te cilët vinin në qytet nga të gjitha anët. Komanda e Garnizonit të Shkodrës, pasi vlerësoi situatën, i dha urdhër komandës se rajonit të Shtojit që të kundërsulmonte me rezervat e saj për te rimarre transhenë e parë dhe të dytë, të pushtuar nga malazezet. Në orët e fundit te po kësaj ditë, efektivat e mbrojtësve te Shkodrës në Shtoj, u hodhën në kundërsulm. Pas një gjysme orë, u mor transheja e dytë dhe për një çerek orë, e para. Malazezet, të zëne në befasi, u tërhoqën, por pasi u riorganizuan u hodhën përpara me shpejtësi, duke i pushtuar ato pjese - pjese. Për pak kohe, ata i rimorën te dy transhetë. Por suksesi i tyre nuk zgjati shume ; ne orën 02.30 te datës 8 shkurt, Komanda e Garnizonit të Shkodrës futi në luftim rezervat e saj dhe në orën 04:00 malazezet ishin flakur tutje nga dy transhetë, te cilat nuk i morën dot me.

Komanda e Garnizonit te Shkodrës, me datën 8 shkurt dha urdhër për kundërsulmuar. Sipas një historian malazez, ushtria e mbret Nikolles deri në atë kohë kishte pësuar rreth 7000 të vrarë dhe mezi po përballonte kundërsulmin e forcave të Garnizonit të Shkodrës. Në këto kushte të vështira, komanda e lartë malazeze ripërsëriti me këmbëngulje kërkesën që trupat serbe te sulmonin menjëherë Berdicen. Komandanti i forcave serbe vendosi te sulmoje natën Berdicen me dy kolona. Në orën 03:30 të datës 9 Shkurt 1913, trupat serbe te tri divizioneve kaluan në sulm kundër rajonit të fortifikuar të Berdicës. Në këtë sulm, serbet për 3-4 ore luftim lanë në fushën e betejës 1800 të vdekur, nga këta 39 oficere si dhe 300 robër. Shtypi serb i asaj kohë e quajti këtë përleshje Kasaphana e Berdicës dhe një nga katastrofat më të mëdha të ushtrisë serbe gjatë gjithë Luftës se pare Ballkanike.

Mbret Nikolla, me humbjet e renda të pësuara, përfundimisht nuk kishte me shpresa që ta pushtonte Shkodrën vetëm me ushtrinë e vet. Në këto kushte ai iu lut përsëri mbretit të Serbisë që ta ndihmonte ushtarakisht. Serbia vendosi të dërgonte në Shkodrër, rreth 15 mije forca te tjera, që do të emërtoheshin "Korpusi bregdetar i Shqipërisë", i cili, veç artilerisë se rende do të kishte edhe katër avione luftarake, nga shtatë që kishte gjithsej ushtria serbe. Ndërkohe, me 23 Mars 1913, Konferenca e Londrës kishte vendosur që Shkodra t'i mbetej Shqipërisë. Fuqitë e mëdha evropiane i kërkuan Malit te Zi dhe Serbisë që te tërhiqnin forcat e tyre nga rrethimi i Shkodrës. Por malazezet dhe serbet nuk donin të hiqnin dorë nga plani për të pushtuar Shkodrën.

Në marrëveshje me qeverinë greke nga Selaniku, nëpërmjet tri konvojeve, u transportuan në Shëngjin deri nga fundi i marsit, rreth 15 mije ushtare serbe, te pajisur, pervec artilerisë, edhe me aeroplanë luftarake. Njëkohësisht, ushtria malazeze u vu nën komandën e gjeneralëve serbe. Por humbjet e renda që kishin pësuar më parë në luftimet kundër Garnizonit të Shkodrës i bënin gjeneralët serbe që të hezitonin e të zvarritnin sulmin kundër Shkodrës, derisa erdhi urdhri që ushtria serbe te tërhiqej nga rrethimi i qytetit. Te mbetur vetëm, forcat malazeze me 31 Mars 1913 bën edhe një sulm të dëshpëruar kundër Taraboshit, por pa sukses.

Gjendja në Shkodër ndërkaq nuk ishte e thjeshte, që në Dhjetor 1912 njerëzit kishin filluar te vdisnin nga uria. Në kushtet e mungesës se ushqimeve dhe faktit se fati i Shkodrës ishte përcaktuar nga Fuqitë e Mëdha, Komanda e Garnizonit të Shkodrës vendosi te dilte nga qyteti. Me 23 Prill 1913, u arrit një marrëveshje me palën malazeze me 24 pika, sipas se cilës Garnizoni i Shkodrës do të dilte nga qyteti me të gjithë armatimin, pajisjet, dokumentacionin, etj.

Me 24 prill 1913, ne mengjez, forcat e Garnizonit të pathyeshëm te Shkodrës, të rreshtuara në kolone marshimi, me flamujt luftarake, se bashku me armatimin, mitralozet, topat dhe pajisjet e tjera, u nis për në drejtim të Lezhës. Pas një qëndrimi të shkurtër prej tre javësh te trupave malazeze, qyteti i Shkodrës i kaloi për një vit për administrim Komisionit Ushtarak Ndërkombëtar dhe pastaj u bashkua me pjesën tjetër të Shqipërisë zyrtare.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Kryetar i Bashkisë së Kavajës është Elvis Rroshi.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kavaja është një qytet ku rolin kryesor ne te ardhurat e luan turizmi, sidomos gjate periudhës se verës ku mendohet se atë e vizitojnë rreth 400.000 turiste. Te ardhurat e tjera vijnë kryesisht nga bujqësia, kjo e ndikuar shumë nga relievi(fusha e Myzeqesë dhe fusha e Shkumbinit të Sipërm). Industria është pak e zhvilluar dhe është e përqendruar vetëm në nxjerrjen e gazit natyror ne Sinaballaj. Pa përmendur këtu edhe të ardhurat që vijnë nga emigrantet.

Transporti[redakto | redakto tekstin burimor]

Kavaja ndodhet rreth 50 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Perveç rrugës automobilistike aty mund të shkohet edhe me tren.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Kodet postare të Shqipërisë

Galeria[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe këtu[redakto | redakto tekstin burimor]