Kek

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zbutet gjalpi dhe përzihet mirë me sheqer, rrihet me lugë druri dhe duke vazhduar rrahjen shtohen pak nga pak vezët, pak kripë dhe konjak. Pasi rrihet 10-15 minuta i shtohet rrush i thatë pa fara ose kokrra reçeli të grira; sipas dëshirës mund të shtohen arra ose bajame të grira. Pastaj i shtohet miell që më parë është situr dhe përzier me pak sodë. Zihet brumi, i cili nuk duhet të punohet shumë që të mos bëhet elastik. Brumi hidhet në formë ose në tavë me korrent të lyer me yndyrë dhe të pudrosur me miell. Sipërfaqja e brumit sheshohet dhe piqet për 40-50 minuta. Pasi piqet, ftohet pak, hiqet nga forma dhe lihet të ftohet për disa orë, pritet në copa dhe rregullohet me sheqer pudër. Sipas dëshirës gjysma e brumit mund të përzihet me kakao dhe si aromë t'i hidhet lëkurë limoni ose portokalli.

Për një kek 600 g duhen :

  • miell : 3 gota uji,
  • sheqer : 1 gotë e gjysmë uji plot,
  • rrush i thatë ose kokrra reçeli : 1 filxhan kafeje,
  • gjalpë : 1-2 filxhanë kafeje,
  • vezë : 3 kokrra,
  • kripë e sodë : 1 majë lugë kafeje,
  • konjak : 1 lugë gjelle,
  • sheqer pudër : 1 lugë gjelle.