Kek me fruta dhe arra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në një enë/tas porcelani ose plastike rrihen vezët me sheqer derisa vëllimi i tyre të rritet dy herë e gjysmë, shtohet miell dhe përzihet me kujdes. Veçan shkrihet gjalpi dhe me të përzihen arrat e frutat e grira. E gjithë kjo masë hidhet në brumë duke e përzier me kujdes.

Pastaj brumi hidhet në tavë me korrent duke i vënë në mes formën e cila lyhet me gjalpë dhe pudroset me miell. Pas pjekjes lihet të ftohet, pastaj hiqet nga tava duke e përmbysur kekun, hiqet forma e mesit dhe pudroset me sheqer pudër.

Për 1 kek rreth 1 kg duhen :

  • miell : 1 gotë e gjysmë uji,
  • sheqer : një gotë uji,
  • gjalpë i freskët : 2 filxhanë kafeje,
  • vezë : 6 kokrra,
  • arra të qëruara : 1 filxhan çaji,
  • reçel (kokrra) : 2 filxhanë kafeje,
  • sheqer pudër : 1 lugë gjelle.