Kiçi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Kiçi (kitsch) është një term që buron nga gjermanishtja, ose nga gjuha jidish, dhe përdoret për ta kategorizuar llojin e artit që konsiderohet të jetë kopjim i pashije i një stili tashmë ekzistues artistik. Ky term shpesh shfrytëzohet edhe për t’iu referuar çdo lloj arti që vlerësohet se i takon shijes së keqe dhe prodhohet në mënyrë komerciale.
Ndonëse etimologjia e këtij termi është ende e pasigurt, ekziston një pajtueshmëri e gjerë se ai vjen nga tregjet artistike të Munichut, në vitet 1860 dhe 1870, ku ka shërbyer për t’i përshkruar pikturat dhe skicat e lira të cilat kanë qenë shumë të popullarizuara në atë periudhë.
Disa ndër veprat më të rëndësishme për kiçin janë : "Pesë Fytyrat e Modernitetit : Modernizmi, Avant-garde, Dekadenca, Kiçi, Postmodernizmi"[1], nga Matei Calinescu, "Kiçi dhe Arti"[2], nga Tomas Kulka, si dhe "Kiçi-Bota dhe Shija e Keqe"[3], nga Gillo Dorfles, në të cilin gjendet esetë antologjikë: "Fenomenologjia e Kiçit" nga Ludwig Giesz dhe "Kiçi" nga Hermann Broch.
[redakto] Referencat
- ^ http://www.amazon.com/Five-Faces-Modernity-Avant-garde-Postmodernism/dp/0822307677/ref=sr_1_5?ie=UTF8&s=books&qid=1225578042&sr=1-5&mdash
- ^ http://www.amazon.com/Kitsch-Art-Tomas-Kulka/dp/0271015942/ref=sr_1_2?ie=UTF8&s=books&qid=1225578042&sr=1-2&mdash
- ^ http://www.amazon.com/Kitsch-world-taste-Gillo-Dorfles/dp/0876631065&mdash
[redakto] Lidhje të jashtme
- Avant-Garde and Kitsch— Ese klasik nga Clement Greenberg
- On Kitsch—Pjesë të përzgjedhura nga manifesti i Odd Nerdrum