Kibla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kibla (arabisht: قبلة, shq. "Drejtim"), transliteruar edhe Kible ose Këble, është drejtimi nga duhet të kthehet çdo myslyman për faljen e namazit, që është në drejtim të QabesMekë. Pjesa më e madhe e xhamive kanë të ndërtuar mihrabin në një qemer që tregon se në cilin drejtim është Kibla.

Kibla[lidhje e vdekur] përveçse është e detyrueshme për besimtarët t'u drejtohen kur falen, është e detyrueshme edhe kur përgjërohen

Të gjithë myslimanët duke u falur drejt të njëjtës pikë çmohet si një dëshmi njësie të Ummetit nën Sheriat. Kibla ka rëndësi edhe përtej faljes së namazit. Koka e kafshës që theret në mënyrë hallall, shpesh kthehet në drejtim të Kiblës.

Pas vdekjes, myslimanët varrosen në mënyrë të tillë që ana e djathtë e tyre dhe fytyrën e kthyer djathtas për nga Kibla.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përcaktimi i drejtimit të kiblës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Llogaritja[lidhje e vdekur] gjeometrike e drejtimit të kibles

Në mijëvjeçarin e fundit, disa matematicient dhe astronom mysliman siq është el-Biruni, kan shqyrtuar drejtimin për përcaktimin e drejtimit të kibbles nga çdo vend i botës. Të gjithë janë pajtuar se ekzistojnë dy momente gjat viti kur dielli është direkt mbi Qabe, çka do të thot se hija e çdo objekti, në çfardo vendi qoftë në tokë tregon drejtimin e kundërt të Qabes. Kjo ndodhë çdo herë më 28 maj në ora 8:18 dhe më 16 korrik në ora 9:27 minuta.

Kible[lidhje e vdekur]

Gjithashtu, në çfardo kohe, vetëm gjysma e rruzullit tokësor është e ndriquar nga Dielli. Për fat, janë dy momente gjat vitit kur Dielli gjindet saktësisht në anën e kundërt të Qabes. Në këtë kohë drejtimi i hijës në cilindo qoftë vend të ndriquar tregon drejtimin e Kiblës. Kjo ndodhë për çdo 28 nëntor në ora 21:09 dhe më 16 janar në ora 21:29.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vegla online[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]