Kimia inorganike
Kimia inorganike është degë e kimisë e cila merret me studimin e elementeve kimike, si përhapjen e tyre në natyrë, vetitë fiziko-kimike, mënyren e përfitimit të tyre, komponimet inorganike dhe përdorimin e tyre. Ajo poashtu merret edhe me metalet e që pothuajse 80 përqind e sistemit periodik i takon kimisë inogranike. Komponimet inorganike janë : Oksidet Acidet Bazat Kripërat.
Oksidet janë - komponime të oksigjenit me elemente të tjera. Ndahen okside acidike, bazike, amfotere dhe okside neutrale.
Acidet janë - substanca kimike, të cilat në tretësira ujore lirojnë jonet e hidrogjenit si të vetmet katione.Ndahen në acide njëbazike,dy dhe tre bazike.
Bazat janë - substanca kimike të cilat në tretësira ujore lirojnë jonet hidroksile si të vetmet anione.Ndahen në njëacidike, dy dhe tre acidike .
Kripërat janë - komponime të cilat përbëhen nga katione të metaleve dhe anioneve të jometale eventualisht me mbetje acide.Ndahen në kripëra neutrale, acidike, bazike.
[redakto] Elektroliza
Nëse një sistemi i ofrohet rryma njëkahëshe, por në drejtim të kundërt në krahasim me rrymën që do të jepte elementi galvanik, do të ndodhë procesi i elektrolizës. Pra procesi i zbërthimit të tretësirës ujore të ndonjë kripe në atomet e elementeve përbërëse, me ndihmën e rrymës elektrike quhet elektrolizë. Ky proces realizohet në çelulat elektrolitike(elektrolizer).ELEKTROLIZA ESHTE PROCESI I ZHVILLIMIT TE REAKSIONEVE REDOKS NEN VEPRIMIN E RRYMES ELEKTRIKE, I CILI PERFUNDONNE VECIMIN E SUBSTANCAVE TE THJESHTA.KY PROCES SHOQEROHET ME DHENIE DHE MARJE ELEKTRONESH.NE ELEKTROLIZIER DALLOJME QARKUN E JASHTEM DHE QARKUN E BRENDSHEM. QARKU I JASHTEM ESHTE I PERBERE NGA ELEKTRODAT ,BURIMI I RRYMES DHE PERCJELLESAT.QARKU I BRENDSHEM ESHTE I PERBERE NGA ELEKTROLITI I CILI MUND TE JETE NE GJENDJE TE SHKRIRE OSE UJORE.
| Ky artikull nga Kimia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
