Kimia organike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kimia organike është degë e kimisë, qe studion komponimet e karbonit.Ne komponimet organike te karbonit bëjnë pjesë jo vetëm ato komponime që gjenden ne botën e gjallë, por edhe ato komponime qe perfitohen me reaksionet e komponimeve inorganike në ato organike)dhe përfitimi i amoaniakut nga metani(shëndrrimi i konponimeve organike në ato inorganike).

Komponimet organike i karakterizojnë disa veti fizike dhe kimike që i dallojnë nga Komponimet organike(tretshmerinë,pika e vlimit dhe e shkrirjes, djegëshmëria, struktura kimike, reaksionet kimike)etj.Komponimet organike i paraqesim me formulë molekulare, racionale te strukturës etj. Në kiminë organike bëjnë pjesë: Komponimet organike të karbonit, Hidrokarburet, Komponimet organike me oksigen dhe azot (alkoolet) dhe Komponimet organike me rëndësi jetsore.Kimia organike luan rol te rencishem per ekonimine,ne shoqori dhe ne jeten e perditshme.

Komponimet organike të karbonit[redakto | redakto tekstin burimor]

Kimia organike është degë e kimise, që studion përbërjen, strukturën, vetitë, reaksionet dhe sintezën e konponimeve të karbonit. Në kiminë organike nuk merren të gjitha Komponimet e karbonit su oksidet e karbonit (CO,CO2), karbonate etj. që bëjnë pjesë në kiminë inoraganike. Kimia organike si shkencë më vete është themeluar vonë, në gjysmën e parë të shek. XIX.

Kimistët para dyqind vjetësh substancat kimike i ndanin në dy grupe: në substanca inorganike që fitoheshin nga bota jo e gjallë dhe organike që fitoheshin nga bota e gjallë. Kimisti suedez Bercelius për herë të parë në vitin 1806 e përmendi termin kimi organike. Sipas tij Komponimet organike përbëhen nga po ato elemente , që përbëjnë Komponimet inogranike, mirëpo Komponimet organike përfitohen vetëm nga organizmat e gjallë. Kjo u quajt ndryshe "teoria vitaliste" (vis-vitalis. Por këtyre mendimeve u dha fund shkenctari gjerman Friedrich Wöhler ku thot qe ai mund ta fitoi uren nga cianati i amoniumit(NH4OCN (aq) -nxehje-> CO(NH2)2(aq)). Tani numri i konponimeve organike të sintetizuara është shume më i madh (mbi 20 milion sosh). Viti 1829 merret si bazë e fillimit të kimisë organike si shkencë. Termi kimi organike përdoret sot e atë ditë dhe ka të bëjë jo vetëm me komponimet organike por edhe me ato konponime inorganike që mund të kthehen në organike me sintetizim në laborator.