Kinema "Kadri Roshi" Kuçovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kinema "Kadri Roshi" ndodhet në qytetin e Kuçovës,është ndërtuar nga shoqëritë Italiane në vitin 1936. Duke qënë e vetmja dritare komunikimi në këtë qytet
naftëmbajtës ka shërbyer ndër vite si një shtëpi argëtimi dhe një institucion prestixhioz kulturor për filmin dhe shfaqet e tjera kulturore.Ka një histori kulturore 76 vjeçare.Pas shkatërimit të saj,në vitin 1997,ajo u restaurua dhe konstruktua në formën moderne me një investim serioz nga pronari i sajë z.Skënder Jaçe dhe në vitin 2004 me inisiativën e tij dhe mbështetjen e kineastëve Shqiptar u pagezua me emrin e artistit të madh Shqiptar Kadri Roshi (Nderi i Kombit).Është lançuar brënda parametrave të sallave moderne të Europës dhe e paisur me teknikën e projeksionit në formatin 35/mm në Dolby Digital & DTS si dhe atë elektronik Digital.Kapaciteti 300 vënde,sistem Air conditioner dhe sistem akustik izolues për apsorbimin e zhurmave.