Kino Jusuf Gërvalla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Logoja e kinemasë Jusuf Gërvalla

Kino Jusuf Gërvalla është kinemaja e vetme e qytetit të Pejës e cila është themeluar në vitin 1955 dhe funksionon ende. Kinemaja është emëruar pas Jusuf Gërvalla.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kinoteatri është themeluar në vitin 1955, si ndërmarrje për shfaqjen e filmave "RAD" Pejë. Themelues ka qenë këshilli sindikal i qarkut të Pejës, ku punëtorët vullnetarisht e kanë ndërtuar këtë objekt. Si ndërrmarrje për shfaqjen e filmave është financuar vetë nga të ardhurat e shfaqjes së filmave.

Pas luftes, Kuvendi komunal me anë ë donatorëve të jashtëm e ka renovuar. Donatorët kanë qenë nga Italia. Derisa është bërë renovimi, ndërtesa ka qenë e mbyllur prej datës 1 korrik të vitit 2000. Rihapja u bë në shkurt të vitit 2001.

Me datë 11 gusht 2002 Asambleja Komunale e miraton një vendim për emërtimin e këtij objekti si Kino-Teatër me emrin "Jusuf Gërvalla", selia e të cilit është në Pejë.

Kinemaja ka aparaturë optimale për shfaqjen e filmave si Projektor Victoria 5, Sistem zërimi Dolby Surround, Ekran profesional 9m x 4m. Pas disa renovimeve më 28 shkurt 2011 Kino-Teatri rifillon punen me një pamje të re dhe me vizion të ri të kinemasë me shfaqjen e filmave shqiptarë "Gomaret e Kufirit" me regji të Jeton Ahmetaj dhe "Azem Galica" me regji të Halil Budakoves, por kinemaja vazhdon shfaqjen e vazhdueshme te filmave më bashkëkohorë.

Së shpejti në kinemanë "Jusuf Gërvalla" do ketë edhe filma 3D.