Kiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kiri

Kiri është një fshatkomunën Pultrrethin e ShkodrësShqipërisë.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati është i vendosur në rrjedhën e epërme të lumit homonim, sipas Armaos fshati i ka dhënë emrin lumit, në anën e majtë e të cilit gjendet.[1]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në lashtësi vendi ndodhej në Marknonaj, rreth 1 orë në jug të selisë famullitare: vendi quhet Gjytet Kiri dhe aty gjendej sipas Armaos kisha e lashtë e Shna Prendes, ekzistuese që para 1636. Në të njëjtat vende gjendej një abaci e lashtë e Shën Mëhillit.[1]

Më 1933 Armao e përshkruan:[1]

[...] seli e një famullie të dioqezës së Pultit dhe flamurtarit ose bajraktarit të Kirit (fis i Pultit)

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1933 numronte 600 banorë, të gjithë katolikë, ndërsa më 1671 ishin 300 frymë e 43 shtëpi.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d Armao, Ermanno (2006) [1933]. Kamsi, Willy (red.). Vende, kisha, lumenj, male e toponime të ndryshme të një harte të lashtë të Shqipërisë Veriore. Tiranë: Korbi. fq. 60–61. ISBN 99943-620-8-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)