Kisha e Qytetit Umeå

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kisha e Qytetit Umeå

Kisha e Qytetit Umeå (Suedisht: Umeå stads kyrka) është një kishë e cila ndodhet në qytetitn Umeå, Suedi ndërmjet Vänortsparken dhe bregut verior të lumit Ume. Kisha është inauguruar në vitin 1894.

Kisha është projektuar nga arkitekti i qytetit Fredrik Olaus Lindström nga tulla me bazë guri. Kisha është ndërtuar ndërmjet viteve 1892 dhe 1894, dhe është e treta në serinë e kishave në të njëjtin vend. Tri restaurime me shtesa të ndërtimit kanë ndryshuar pjesërisht pamjen origjinale të kishës. Kisha administrohet nga Dioqeza e Luleås. Qyteti është shpallur Kryeqytet Evropian i Kulturës për vitin 2014.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kisha e Qytetit Umeå

Restaurimi i parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1929, këshilli i kishës vendosi të bëjë një restaurim të madh të kishës. Një çati që pikonte kishte dëmtuar muralin e tavanit si dhe përkeqësime të tjera parashtruan nevojën për një restaurim të madh; më parë, vetëm riparime të vogla ishin bërë. Kishte gjithashtu një dëshirë për të prishur imazhin arkitektonik të viteve të 90-ta të shekullit XIX, që përfaqësonte “periudhën më të vështirë të arkitekturës dekadentiste të kohës”..[1] Arkitekti i kështjellës Knut Nordenskjöld u angazhua për inspektimin e kishës dhe sugjerimin e restaurimeve të nevojshme, që përfundoi në vitin 1930. Sugjerimet e tij nxitën debate të shumta, veçanërisht për çështjen e shtimit të një korridori ndërmjet stolave.[2] Më 27 dhjetor 1935, këshilli i kishës vendosi të implementoi propozimin e arkitektit. Punimet në kishë filluan më 17 janar. Hapësira për galerinë dhe korin u zgjeruan; kanalet e ventilimit u zhvendosën; dyer të brendshme u shtuan në hyrjen kryesore; pjesë të dyshemesë u zëvendësuan me pllaka gëlqerore, dhe pjesa e brendshme u lye me ngjyrë të bardhë. Kisha u ridedikua në vitin 1937, me kryesimin e ipeshkvit Dioqezës të Luleås, Olof Bergqvist,pjesëmarrës në shërbim.

Ndërtimi i urës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1971, u vendos që Östra Kyrkogatan të zgjerohej mbi lumin Ume, duke shtuar një urë të tretë në qytet, Kyrkbron. Në fillim të ndërtimit, një fushë varresh afër kishës u zbulua. Në marrëveshje me Aktine Antikiteteve (Suedisht: Fornminneslagen), ndërtimi u ndal në vitin 1972, derisa zona u hulumtua nga arkeologët. Kufinjtë origjinal të varrezave ishin të panjohura dhe nuk kishte regjistrime ose hartë. Gërmimi nxori në dritë 40 arkivole dhe 60 skelete. Në varrin e fundit një targë e lexueshme emri zbuloi se ishte një varr familjar për guvernatorin Pehr Adam Stromberg. Gurë varresh nuk u gjetën. Besohet që një gur varri ishte shkatërruar nga zjarri në vitin 1887, dhe të gjitha dokumentet e varrit të familjes janë shkatërruar nga zjarri gjithashtu. Pas kontrollimit të pjesës së mbetur, ato u kthyen në kishë në qese plastike. Portieri i kishës varrosi eshtrat pa dokumentuar vendndodhjen e saktë, dhe pak kohë më vonë ai vdiq.[3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Olofsson, Sven Ingemar (1972). Umeå stads historia 1888-1972. Umeå Kommunfullmäktige. fq. 616. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Lindholm, Simon (1994). Umeå stads kyrka 100 år: jubileumsskrift. fq. 68. ISBN 91-630-3164-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Rosén, Bo (1997). Pehr Adam Stromberg : omstridd landshövding i Västerbottens län under finska kriget 1808-1809. fq. 142–145. ISBN 91-971050-9-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]