Kisha e Shën Mërisë (Bënjë, Përmet)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kisha e Shën Mërisë (Bënjë, Përmet)
LlojiArkitekture
VendndodhjaBenjë, Rrethi i Përmetit, Qarku i Gjirokastrës, Shqipëri
Koordinatat40°15′04″N 20°25′25″E / 40.251178°N 20.423606°E / 40.251178; 20.423606
Ndërtuar1789-1891
Organi drejtuesDRKK Përmet
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar68/7
Nr. i referencësPR016
TipologjiaKishe Me Planimetri Drejtkëndore
Kisha e Shën Mërisë (Bënjë, Përmet) is located in Earth
Kisha e Shën Mërisë (Bënjë, Përmet) (Earth)

Kisha e Shën Mërisë (Bënjë, Përmet) është një monument i trashëgimisë kulturore në Benjë, rrethi i Përmetit, në qarkun e Gjirokastrës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "68/7, 30.05.1970".

Histori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kisha filloi së ndërtuari në 1789 dhe ndërtimet e zbukurimet mbaruan përfundimisht në 1891. U mbyll në 1967 dhe u rihap në 1991. Restaurimi i fundit daton 2017.[2]

Pershkrim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hyrja për në kishë bëhet nga ana e perëndimit nëpërmjet një harkade e përbërë nga dy kollona guri. Narteksi përbëhët prej dy katesh. Hipja për në katin e dytë bëhet nëpërmjet shkallëve të drunjta në krahun e majtë.Hyrja për në naos bëhet nëpërmjet një dere në qendër të narteksit duke zbritur tre këmbë shkalle. Gjithashtu ka dhe një hyreje të dytë prej një dere në jug e cila lidhet me hajatin e hapur. Naosi përbhët nga katër kollona që lidhen midis tyre nga harqe me qemer dhe në qendër ngrihet kupola cilindrike e përbërë me katër dritare të ngushta.Nga të dyja faqet anësore veri –jug përbëhët nga nefe cilindrike me drejtim lindje- perëndim. Naosi ndriçohet nga katër dritare të medha në faqet veriore dhe jugore ambjenti I altarit ndahet nga naosi nëpërmjet ikonostasit të punuar me gdhendje ne dru arre ,me pas ndodhet apsida ne forme gjysëm rrethore. Këmbanorja është me dy hapësira mbuluar me harqe dheme kolone nëmes, e cila ndodhet sipër në faqen ballore të hyrjes për në kishë.[3]

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I PËRMETIT (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 qershor 2016. Marrë më 18 dhjetor 2017.
  2. ^ Gazeta Shqip (3 maj 2017). "Nis restaurimi i Kishës së Shën Mërisë në Bënjë". Marrë më 20 qershor 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 13 tetor 2016.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]