Kisha e Shën Mërisë (Kala, Elbasan)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Disambig.svg Ky artikull ka lidhje me Kishën e Shën Mërisë në lagjen "Kala", Elbasan. Për artikuj të ngjashëm kliko këtu.

Koordinatat:41°06′55″ Veri 20°04′49″ Lindje 41.115278° Veri 20.080278° Lindje

Pamje e jashtme e kishës së Shën Mërisë

Kisha e Shën Mërsië është shpallur monument kulute në vitin 1963. Ajo gjendet në qytetin e Elbasanit dhe shquhet për vlerat e saj etnokulturore e arkitekturore te rralla në rajon. E ndërtuar rreth vitit 1830 nga komuniteti kristian, mbi themelet e një kishe më të vjetër, ajo zëvendësoi katedralen e stilit roman, që mendohet te ketë ekzistuar në vendin ku sot ndodhet xhamia Mbret në qendër te lagjes "Kala" të qytetit.

Kisha e Shën Mërisë është një ndërtim me arkitekture te stilit te vone bizantin, ku janë përdorur gurë te gdhendur nga mjeshtrit dibranë. Nga te dhënat historike, mësohet se brenda mureve te kalasë kane qene ndërtuar tunele me skema te caktuara për shërbime te rëndësishme. Ne brendësi te kishës gjenden katakombet, ku vendoseshin trupat e te vdekurve, si dhe kanalet e brendshëm te saj, te drejtuar për ne pjesën e poshtme te qytetit, jashtë ne male.

Kisha e Shën Marisë renditet krah kishave te tjera ortodokse te trevës se Elbasanit qe nga shek. XVII e deri ne shek. XIX, qe janë dhe monumente kulture si kisha e Amelit, qe i përket shek. XVII, ajo e Shën Kollit ne Shelcan, e ndërtuar ne vitin 1554, kisha e Shën Kollit ne Valësh e vitit 1604, kisha e Shën Kozmait dhe Damianoit ne Sterstan e shek. XVIII, ajo e Shën Mehillit ne Shalës e shek. XVII, kisha e Shën Mërisë ne Dragat e shek. XVII, kisha e Shën Kollit e shek. XVII dhe ajo e Shën Thanësit ne Elbasan e vitit 1554.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Historianet pohojnë se kisha ka një historik interesant te ndërtimit dhe ekzistencës se saj. Sipas tyre, ne vitin 458, qyteti i Elbasanit, i quajtur Skampini, u bë qendër peshkopate. Ne ketë kohe, këtu ka gatur një katedrale ne qendër te lagjes Kala, si dhe një tjetër ne Jugperëndim te Kalasë.

Ne arkivat e Vatikanit janë gjetur dy letra drejtuar Papës se Romes, ku flitet për mikpritjen e banoreve te Skampinit për te dërguarit e Papës ne qytet. "Po ashtu, ne vitin 519 është ndërtuar Bazilika e Tepes, si një kishe e thjeshte, ku mungesa e luksit te kujton stilin ushtarak te kështjellës se Skampinit. Por, ne shekullin V ajo pësoi ndryshime themelore".

Sipas te dhënave, dyshemeja e kishës, ku salla qendrore veçohet nga absida, u shtrua me mozaikë te ndare ne katër panel me pllaka mermeri, një ikonostas i gurte dhe pllaka te zbukuruara me motive kristiane. Ne krah te saj, nga pjesa Veriore u shtua një kapele e vogël me dy vende varrimi, mbi njërin prej te çileve u gjet pllaka me mbishkrimin latin te emrit Ika Abus dhe ne varrin tjetër me emrin Stefan, qe është emri i peshkopit qe drejtonte peshkopatën e Butrintit ne vitin 458. Pikërisht, ne gjurmët e kishave paleokristiane, u ngrit kisha e Shën Marisë e kalasë, qe i përket një ndërtimi relativisht te ri.

Rindërtimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Me 11 nëntor te vitit 1819, kisha u dogj plotësisht, ndërsa punimet për rikonstruksionin e saj, te cilat filluan ne vitin 1826, përfunduan ne 1833. Persë i përket planimetrisë, vihen ne dukje disa veçori, ku me tipikja është një salle qendrore, e mbuluar me kupole mbi tambur dhe kapele qe mbështetet ne harqet e mureve anësore. Ne arkitekturën e veçante te ristrukturimit te saj me blloqe guri te gdhendur, me trashësi 1.2 metra, vihet re ndërtimi me rreze dhe kënd, me qellim qe t'i rezistoje çdo fenomeni.

Çdo gjë ne ikonostas është tërheqëse, deri ne detajimet e përdorura, te lyera me llak ngjyre floriri. Ikonostasi ka tërhequr vëmendjen e shume vizitoreve, mes tyre dhe ambasadoreve te huaj te akredituar ne vend, te çilet kane lëne kujtimet e tyre ne bllokun e kësaj kishe. Sipas burimeve historike, djegia e pjesës se brendshme te kishës ne vitin 1819 thuhet se shkaktoi një dhimbje te madhe tek banoret e qytetit te Elbasanit, jo vetëm tek besimtaret ortodokse te tij, por dhe ata myslimane. Këta, me një thirrje te përbashkët, mblodhën bizhuteri te vyera dhe para për rindërtimin e pjesës se djegur.

Pikturat janë te tipit afreske dhe flasin dhe për vlerat etnokulturore. Ato janë restauruar nga David Selenica dhe Kostandin Shelcani dhe u punuan nga i madhi piktor i kohës, Onufri, qe përdori portrete shqiptaresh për t'i dhëne jete shenjtoreve.

Kultura bizantine, e aplikuar ne arkitekturën e kishës, është e shprehur dhe me një bazilike mesjetare te veçante, te punuar nga gjeshtrat e asaj kohe me ndërthurjen e elementeve vendas, duke e kthyer atë ne autoktone shqiptare.

Rilindja kombëtare[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo kishe ka shërbyer jo vetëm si objekt kulti, por dhe qendër arsimore. Ndërtesa pranë saj shërbeu si shkolla e pare shqipe ne Elbasan ne vitin 1908.[Cito burimet] Këtu kane ushtruar veprimtarinë e tyre për shkrimin e gjuhës shqipe dhe deklarimin e psalmeve ne gjuhen shqipe shume atdhetare, si Dhaskal Tori, Teodor Haxhifilipi, Konstandin Kristoforidhi, Aleksandër Xhuvani, etj.

Kisha në ditët tona[redakto | redakto tekstin burimor]

Kisha u rihap pas viteve 1990 me iniciativën e famullitarit me te vjetër te saj, At Spiro Veli, dhe besimtareve ortodokse te lagjes "Kala". Rimëkëmbja e saj u realizua me fonde te vete komunitetit elbasanas, si dhe nga familje atdhetaresh qe jetojnë ne Amerike dhe me ndihmësen e veçante te shoqërisë "Vatra". Hapja i dha një hop ruajtjes dhe identitetit te saj, duke marre dhe emërtimin e pare Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, e sanksionuar ne certifikatën e 82 vjetëve me parë.

Kohët e fundit kisha e Shën Mërisë është rikonstruktuar duke u kthyer në identitet pas një fondi të akorduar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.[1] Famulltari aktual i kishës është At Nikolla Marku, kundështues i rreptë i politikave të ndekura nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë nën drejtimin e kryepiskopit Anastasi Janullatos.[2]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Nga turizmi.com
  2. ^ Forumishqiptar.com Kreu u Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare,Hirësia e Tij, Anastas Janullatos, kishte kundërshtuar me forcë dhënien e fondit për rikonstruksionin e kishës sonë, por, fatmirësisht, qeveria me fondet e çelura po e kthen këtë në identitet", ka deklaruar, At Nikolla Marku, kryetar i Kishës Autoqefale Shën Mëria në lagjen "Kala" të qytetit të Elbasanit.