Kisha e Manastirit Krimanove, Piqeras

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kisha e manastirit Krimanove Piqeras ngrihet në një kodër dominuese të fshatit Piqeras, Shqipëri rreth 1 km në lindje të tij dhe është ndërtuar në mes të manastirit. Bën pjesë në grupin e bazilikave me kupolë. Përbëhet nga narteksi dykatësh në anën Perëndimore, naosi dhe ambienti i altarit. Narteksi lidhet me naosin nga porta Perëndimore e tij. Në katin e dytë hyhet nga një shkallë e jashtme, e ndërtuar në një fazë të dytë. Naosi ka dhe një portë në anën Jugore, mbuluar me arkitra të rrafshta dhe një kamare, mbi të cilën lexohet data e ndërtimit. Në brendësi ndodhen 6 kolona prej rrotullash guri të lidhura me llaç dhe të suvatuara. Nefi qendror, që është dhe më i gjerë dhe në nivel më të lartë, mbulohet me qemerë cilindrike formuese lindje-perëndim. Nefet anësore mbulohen me qemerë cilindrikë të veçanta për çdo hapësirë ndërmjet kolonave dhe që hapen ndaj nefit qendror. Për këtë ata ngrihen mbi harqe të vegjël të ulët, që shkojnë nga kolonat në muret anësore. Kisha ka tre absida, të cilat kanë trajtë 5-faqëshe të ndërtuara me gurë gëlqerorë dhe të lidhura me llaç gëlqereje. Kornizat e abside janë me rrasa guri të dala pak nga muri. Ambienti i altarit ndahet nga naosi me një ikonostas prej druri dhe në anën lindore të tij ndodhet absida rrethore, ndërsa në Veri një nikë për protezistin. Kisha u ndërtua në vitin 1672. Naosi është i tipit bazilikë me kupolë me përmasa 8.30 x 4,60 m.

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]