Kitara shtatë-telëshe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kitara elektrike shtatë-telëshe Ibanez RG7321BK

Kitara shtatë-telëshe është kitarë me shtatë tela në vend të së zakonshmes me gjashtë. Telat ekstra zakonisht shtohen për të zgjeruar shtrirjen e basit në kitarat moderne gjashtë-telëshe. Disa lloje të kitareve shtatë-telëshe janë specifikisht të lidhura me kultura të caktuara (p.sh. kitara ruse dhe braziliane). Akordimi standard i kitarës shtatë-telëshe është BEADGbe.

Kitarat elektrike shtatë telëshe zakonisht përdoren në zhanre të caktuara të muzikës, si metal, jazz, dhe rock. Artistët si Born of Osiris, Chelsea Grin, Fear Factory, Steve Vai, Scribe, Dream Theater, Animals as Leaders, Trivium, Korn, Deftones, Suicide Silence, Behemoth, Periphery, Nevermore, TesseracT, Textures dhe Mucc kanë eksperimentuar me kitara shtatë-telëshe në muzikën e tyre. Kitaristët e jazz-it si George Van Eps, Bucky Pizzarelli, Howard Alden, Ron Eschete, Chance Russell, dhe Lenny Breau gjithashtu përdorin shtatë tela.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]