Klaus Barbie

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Klaus Barbie

Klaus Barbie (Bad Godensberg 25 tetor 1913- Lion 25 shtator 1991), ishte një ushtarak dhe kriminil nazist. I njohur me pseudonimin Kasapi ose Xhelati i Lionit, ishte komandant i GestaposLionin e pushtuar. Pasi i shpëtoi Gjyqit të Nurburingut falë operacionit ODESSA, u vendos në Bolivi, ka si spiun për shërbimin sekret amerikan gjithashtu pas 1955 dhe për shërbimin informativ bolivian.


Jam krenar për atë ç'kam bërë gjatë luftës së dytë botërore. Po të mos isha unë Franca do ishte një republikë socialiste sovietike. Klaus Barbie 1974




Gjatë luftës[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1940 merr gradën toger në rradhët e SS. Më pas transferohet në Amsterdam në Holandën e pushtuar, ku i ngarkohet detyra e dëbimit të hebrenjve holandezë. Aty fitoi shpejt famën si përndjekës i pameshirshëm. Një ditë duke shëtiur në rrugët e Amsterdamit vrau me gjak ftohtësi një shitës akulloresh hebre, sepse sipas tij nuk e përshëndeti siç duhej. Në 1942 transferohet në Lion në Francën e pushtuar dhe kishte për detyrë kërkimin dhe dëbimin e hebrenjve francezë. Emërohet komandat i Gestapos dhe merr gradën kapiten. Është përgjegjës për dëbimin e qindra hebrenjve dhe për eleminimin fizik të qindra partizan e patriotë francezë. Në shtator 1944 duke parashikuar një përparim të Aleatëve, dogji të gjithë arkivën e Gestapos së Lionit, vrau qindra persona të cilët e njihnin aktivitetin e tij dhe eleminoi 22 agjentë të infiltruar që punonin për të në rradhët partizane. Në muajt e fundit të luftës nuk dihet asgjë mbi të.

Pas luftës[redakto | redakto tekstin burimor]

Në fillim të 1946 shërbimi sekret ushtarak amerikan (CIC) që merrej me kundra-spiunazhin, mori lajmin që një grup ish-nazistësh ishte i gatshëm të punontë për ta për të luftuar komunizmin. Orgamizata e ish-SS e kishte bazën në Assen, fal një informacioni amrikanët zbulojnë që Barbie fshihet nën një emër tjeter Becker. Amerikanët zbuluan veç ne fillim të prillit të 1947 që ai ishte ish-komandanti i Gestapos, dhe urdhëruan arrestimin e tij. Por Barbie arriti të arratiset dhe të fshihet në Memmingen të Mynihut.

Nën sherbimin amerikan[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Memmingen zbulohet krejt rastësisht nga Taylor një agjent i CIC i cili i komunikoi arrestimin superiorit të tij Garvey. Por çuditërisht ata nuk e arrestojnë por e marrin në punë. Ndërkohë që të gjithë e kërkonin Barbie punonte për ata që e kërkonin si agjent hetues në grupet filo-sovietike apo naziste. Në tetor 1947 Gravey vendosi të sqaroj pozitën Barbiet dhe njofton komandën, e cila e urdhëron ta arrestojë. Por arrestimi nuk u krye kurrë amerikanët donin ta shfrytzonin si agjent, ndaj urdhër-arresti u pezullua. Në maj 1948 ai u autorizua të vepronte në zonën e Memmingen me detyrën për tu infiltruar në rradhët e komunistëve gjerman. Në 1949 Barbie transferohet me gjithë famlijen në Augsburg të Mynihut me të njëjtën detyre. Por që prej vitit 1948 francezët kërkonin kokën e tij, letra të shumta të partizanëve, patriotëve, të afëerm të viktimave prej dores së xhelatit mbërrinin në zyrat diplomatike amerikane në Francë. Por përgjigjja e Departamentit ishte po e kërkojmë, kemi humbur gjurmët e tij. Ndërsa Barbie punonte i pa shqetësuar për Shërbimin sekret ushtarak amerikan njësia nr.66.

Arratisja nga Europa (RATLINE)[redakto | redakto tekstin burimor]

Rreziku për tu dekonspiruar ishte ekzistent, ai ishte i super kërkuar. Për këtë motiv Shërbimi sekret ushtarak amerikan njësia nr.66 vendosi që Barbie duhet të largohej nga Gjermania nëpërmjet operacionit të njohur O.D.E.SS.A. e udhës së miut e ndihmës së një prifti kroat i cili e kaloi nga Austria në Itali e prej këndej në Amerikën Latine.

Barbie alias Altmann[redakto | redakto tekstin burimor]

Me ndihmën e Shërbimeve sekrete amerikane të cilët i përgaditën dokumenta false atij dhe familjes ai ndryshoi mbiemrin ne Altmann dhe rezultonte si një mekanik.

Drejt Amerikës Latine[redakto | redakto tekstin burimor]

U nis nga porti i Xhenova për në Argjentinë16 mars 1951.

Klaus Altmann alias Barbie

Në Bolivi[redakto | redakto tekstin burimor]

Transferohet në Bolivi1955 dhe në vitin 1957 me gjeneralitetet false merr nënshtetësinë boliviane si Klaus Altmann. Gjatë qëndrimit në Bolivi pati marrëdhënie me disa nga dikatorët bolivian e mori pjesë edhe në grushtin e shtetit sepse ishte këshilltar në ministrinë e brendshme boliviane. Gjithashtu është marrë dhe më trafik armësh e droge.

Ndihma e tij në kapjen e Chè Guevarës[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas disa burimeve ka shërbyer si këshilltar i Shërbimeve sekrete boliviane për të kapur Chè Guevarën më 1967.


Arrestimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1971 prokurori i përgjithshëm i Munihut e deklaroi të mbyllur çështjen Barbie për mungesë provash. Por dy gazetarët hetues Serge dhe Beate Klarsfeld autor të disa kapjeve të bujshme nazistësh e gjetën Barbien, por qeveria boliviane e refuzoi ekstradimin. Në vitin 1972 shumë gazetar mbërritën në vend fshehjen e Klaus Barbie, por ai mohonte të ishte Xhelati i Lionit. Pas shumë këmbunguljeve ai pranoi që ishte Klaus Barbie megjithse arrestimi i tij u bë për mashtrim. Pas një periudhe të turbullt në Bolovi ku ranë tre qeveri njëra pas tjetrës, Barbie u ekstradua për në Francë më 1983.

Arrestimi i Barbie

Gjyqi[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjyqi ndaj tij u hap më 11 maj 1987. Akuzat ndaj tij ishin :

  • Masakrra ndaj 22 personave në bodrumin e Gestapos në Lion, në verën e 1943.
  • Arrestimi dhe torturimi i 19 personave në verën e 1943.
  • Pushkatimi i 42 personave, 40 prej tyre hebrenj gjatë viteve 1943-1944.
  • Dëbimi i 650 hebrenjve dhe partizanëve në Kampin e përqëndrimit Aushtviz.
  • Pushkatimi i 70 të burgosurve të burgut të Lionit Montluc-à-Bron17-20 gusht 1944, dy prej të cilëve priftërinj.
  • Arrestimi dhe dëbimi i 55 hebrenjve, 52 prej të cilëve fëmijë në Izieu.

4 korrik 1987 ai u dënua nga trupi gjykues me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit.

Vdekja[redakto | redakto tekstin burimor]

Vdiq nga leuçemia25 shtator 1991 në burgun e Lionit aty ku kishte masakrruar shumë viktima dhe kishte fituar pseudonimin Xhelati i Lionit.

Burime të dhënash[redakto | redakto tekstin burimor]