Kledi Kadiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kledi Kadiu.jpg

Kledi Kadiu lindi në Tiranë7 prill 1974. Ka qënë gjithmonë i dhënë pas baletit dhe shfaqjeve të operas. Për këtë prindërit e tij e mbështetën për të ndjekur ëndrrën e tij për balet. E fillon karrierën e tij qysh nga viti ’91 në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe në v. 1993 behet balerin i pare. Në vitet e mëvonshme emigron në Itali dhe në v. 1997-98 kërcen me Shoqërinë e Teatrit Filarmonik të Veronës. Bie shpejt ne sy të ekspertëve e kritikëve të artit qe vlerësojnë talentin, forcën dhe thjeshtësinë e tij, si në baletin klasik ashtu edhe në atë modern. Në 1998 fillon te marre pjese ne programe te ndryshme televizive.

Përveçse një karriere të rëndësishme si në teatër ashtu edhe në televizion ai ka marrë pjesë e ka koreografuar në shumë veprimtari të dëgjuara. Tashmë prej vitesh Kledi është balerini i parë i televizionit italian e gëzon simpatinë e miliona spektatoreve në Itali e në Shqipëri.