Klima e Azisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Azia nga sateliti

Shtrirja e madhe gjeografike e kontinentit të Azisë ka shkaktuar klimë të llojllojshme. Në të dominojnë gati të gjithë tipat klimatik të sipërfaqes së Tokës. Mbi këtë kontinent konfrontohen masat ajrore të viseve tropikale me ato polare, kontinentale me ato maritime. Në pjesën qendrore të Azisë ndikimi i masave të lagështa dhe të nxehat detare nuk arrin të depërtojë dhe pikrisht këto vise janë nën influencën e klimës së thatë kontinentale.

Në klimën e llojllosjme te Azisë ka ndikuar shtrirja e sajë në të dy gjerësitë gjeografike, ndikimi i deteve dhe i oqeaneve, shtrirja e vargmaleve në drejtim perëndim lindje , lartësia mbidetare etj. Kontinenti i Azisë shtrihet në brezin mesatar klimatik, brezin e ftohte klimatik dhe brezin e nxehte klimatik. Në viset kontinentale sasia e reshjeve është 631 mm, ndërsa në pjesët ishullore 2410 mm. Ne krahinën Assam përkatësisht ne stacionin meteorologjik - Qerapunxhi, bien rreth 12000 mm reshje. Në Azinë qendrore sasia e reshjeve është e vogël rreth 200 mm. Pjesa veriore e Azisë është nën ndikimin e klimës së ftohte. Temperatura me e ulët është shënuar ne Omojkov -70 °C, ndërsa ajo më e larta në Jakobabad në krahinën SindPakistanit +53 °C. Në Arkipelagun e Malajës klima është ekuatoriale ; në Indokinë klima tropikale ; në Kinën perëndimore, klima e mesme kontinentale ; në zonën e Detit Mesdhe klima mesdhetare ; në gadishullin e Arabisë, klima shkretinore dhe ne Azinë jugore, klima monsunike.

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]