Klima e Evropës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Klasifikimi i klimës sipas Kopenit.

Për shkak se Evropa ka formën e një gadishulli të madh, dhe se është e hapur ndaj Oqeanit Atlantik, Detit Mesdhe, Oqeanit të Ngrirë të Veriut dhe ultësirës Siberiane, pjesët e sajë rrahën nga masat ajrore të lagështa të Atlantikut, të ngrohta të Mesdheut dhe të ftohta nga pjesët kontinentale të BSHP-së.

Moti mbi kontinentin e Evropës varet nga lëvizja e cikloneve dhe anticikloneve. Ciklonet krijohen rreth Islandës dhe duke lëvizur në drejtim të kontinentit sjellin shi, borë, mjegull, erë. Anticiklonet gjatë verës krijohen mbi ishujt Azore në oqeanin Atlantik dukesjellë kohe të ngrohtë dhe dimrit në Siberi kur shkaktojnë kohë të ftohtë e me borë.

Veçori e përgjithshme klimës në Evropës është rritja e temperaturës prej veriut kah jugu dhe prej perëndimit kah lindja, ndërsa reshjet zvogëlohen në drejtim te lindjes dhe jugut. Gjatë dimrit temperaturat rriten duke shkuar kah jugu dhe perëndimi. Sasia e reshjeve në perëndim është rreth 2000 mm, ndërsa Ultësira Lindore 400–600 mm.

Në Evropë dallojmë disa tipe të klimës :

Klima mesdhetare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klima mesdhetare (e njohur gabimisht si subtropikale, qe ne te vertete eshte nje lloj tjeter klime) përfshin viset pranë brigjeve të Detit Mesdhe.

Ajo ka klime te thate. Nga deti Mesdhe edhe ka marrë emrin klima mesdhetare.

Karakteristikat e saj janë patja e verave të thata dhe dimra të butë por me shi.

Klima atlantike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klima oqeanike e njohur me teper si klima atlantike, është pjesë e klimës së butë, e cila karakterizohet me dimëra të butë dhe me shi dhe verëra të freskëta dhe relativisht të lagështa, duke e ditur se reshjet maksimale ndodhin gjatë sezonit të ftohtë. Haset në fasadën perëndimore të kontinenteve, mes zonave me klimë mesdhetare në afrimin të ekuatorit dhe zonave me klimë polare në afrim të poleve.

Ndikimi i oqeanit dhe i rrymave te tij (per shembull,rryma e ngrohte e Golfstrimit) jane faktoret kryesore ne krijimin e kushteve pak a shume te njejta te territoreve qe lagen nga ujerat e oqeanit atlantik.Dimri ne kete zone eshte i bute me temperatura qe shkojne 2-6 grade Celcius dhe vera e fresket me temperature qe shkojne nga 11-12 grade Celcius.[nevojitet citimi]

Klima kontinentale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klima kontinentale mbizotëron në viset e Evropës Qendrore, Lindore, Juglindore dhe Veriore, por më e theksuar është në Evropën Lindore (Ultësira e Ukrainës, Ruse, e Panonisë etj.).

Klima kontinentale është një klimë që përfshin rajonet e larguara nga bregdetet (fasadat perëndimore të kontinenteve) ose merr erërat dhe reshjet nga ana e mbrendshme e kontinentit (fasadat lindore të kontinenteve) me gjerësi mesatare. Karakterizohet nga një amplitudë termike vjetore e fortë (më shumë se 20 °C).

Veçori kryesore të saj janë verat e nxehta, dimrat e ftohtë me ngrica dhe shum borë. Reshje ka pak, por ato bien gjatë verës, kur bimëve u duhen më shumë.

Klima polare-subpolare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klima polare-subpolare mbizotëron në viset rreth Poli të Veriut. Temperaturat janë të ulëta, erëra të forta të ftohta dhe me pak të reshuranë formë të borës.

Klima malore-alpine[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klima malore-alpine mbizotëron në viset rreth Poli të Veriut. Temperaturat janë të ulëta, erëra të forta të ftohta dhe me pak të reshuranë formë të borës. Mbizotëron në viset malore. Për nga temperaturat i ngjanë klimës polare, por ka më shumë të reshura. Përveç brezave horizontal vegjetativ ekzistojnë edhe brezat vertikalë, të cilat nderojnë kështu : tokat e punuara me kultura të ndryshme bujqësore, drunj gjetherënës, pyjet e përziera, pyjet gjethembajtëse (pishat), kullosat malore dhe shkretirat malore.