Klodeta Gjini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Klodeta Gjini, “Mjeshtre e Merituar e Sportit” lindur në Tiranë më 20 gusht 1964. Ka filluar sportin në vitin 1973 me klasat sportive në shkollën "20 Vjetori i çlirimit". Ka ushtuar sportin e atletikës në disiplinën : Kërcim së larti. Kampione shqiptare për 10 vjet rresht në kërcimin së larti nga 1980 deri me 1990 dhe rekordi i saj me 1,92 m është akoma i pathyer nga atlete tjetër shqiptare. Rekordi 1,92 m është vendosurn 21 gusht në Tirane në vitin 1989. Skuadrat ku ka garuar : 1978-1992 garon për 17 Nëntorin ; 1992-1993 me skuadrën Assi Banca Toscana të Firences. Nga 1980 deri me 1991 ka qene pjesëtare e ekipit kombëtar dhe ka përfaqësuar Republikën e Shqipërisë në aktivitete ndërkombëtare ku ka fituar dhe medalje. Është e vetmja vajzë që ka përfaqësuar ngjyrat kombëtare në Kampionatin e pare Botëror te Atletikes në 1983 zhvilluar në Helsinki te Finlandës në datata 7 deri 14 gusht.

Diplomuar në Universitetin e Tiranes në Fakultetin Ekonomik me 1986 Mercologe e përgjithshme. Me 1992 diplomohet në Institutin e Larte te Kulturës Fizike "Vojo Kushi" në degën Mësuesi. Në Universitetin e Bolonjës në 2006 diplomohet në shkencat e lëvizisjes (niveli i pare) dhe në 2008 mbaron masterin (diplome e nivelit e dyte) në Parandalimin dhe kurimin e sëmundjeve nëpërmjet gjimnastikës se adaptuar. Sot profesorësh e edukimit fizik për shkollat tetëvjeçare dhe te mesme në Bolonja te Italisë. Vazhdon te japi kontributin në sektorin sportiv nëpërmjet bashkëpunimit me CUSB, shoqëria sportive e Universitetit te Bolonjës.