Koço Kosta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Koço Kosta (1941, Suhë) është shkrimtar shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në vitin 1941Suhë të Lunxhërisë. Mësimet e para i mori në vendlindje. Shkollën 8-vjeçare e kreu në Gjirokastër. Në Tiranë vazhdoi shkollën e mesme ekonomike dhe më pas nis studimet në Fakultetin Histori-Filologji kohë kur shkruan tregimin e parë "Në rrugë". Vjen pas tij "Shënime përmes shiut" një libër me reportazhe, portrete, skica. Me "Unë dhe komiti" merr çmimin e parë në konkursin kombëtar të letërsisë me rastin e 25-vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Me të mbaruar studimet emërohet mësues në Picar dhe më pas në një fshat në Mallakastër, ku boton Krismë mes gurgullimash dhe Bisedë në mesnatë.[1] Më 1973 botoi romanin Qafa e Botës qe për t'iu dhënë çmim, por u ndaluapas Plenumit IV si roman i gabuar ideologjikisht dhe ia grinë kopjet e shtypura.[2]

Më 1986 botoi pjesën e parë të një tregimi me shëmbëlltyra reale, titulluar Ata të dy dhe të tjerë në të përkohshmen letrare Nëntori që dilte në Tiranë. Tregimi shkaktoi habi dhe skandal si një nxirje e diskretitim i të tashmes së kohës.[3] Kostës iu hoq e drejta e botimit për një periudhë trevjeçare, u përjashtua nga Komiteti Drejtues i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe u kthye në kandidat të saj, iu hoq orari i reduktuar dhe e drejta e lejes krijuese. U dërgua me punë në prodhim në kooperativën e Greshicës,[4] dhe mundi të kthehej në Tiranë vetëm në prillin e 1991.[3]

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Në rrugë, 1967;
  • Shënime përmes shiut, përmbledhje publicistike, 1968;
  • Unë dhe komiti, tregime, 1969;
  • Bisedë në mesnatë, tregime, 1971;
  • Qafa e Botës, roman, nuk qarkulloi dhe u bë karton, 1973;[4]
  • Dademadhja, novela, 1976;
  • Buka e një stine me borë, roman, 1979;
  • Era e udhëve, 1981;
  • Tregime te zgjedhura, 1985;
  • Paradite me shi, 1991;
  • Ata të dy dhe të tjerëi, roman, 1994;
  • Nata e Sofie Kondilit, roman, 2007;
  • Absurdi, roman, 2009;

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Kashahu, Ermelinda (2015). "Individualiteti i prozës së Koço Kostës" (PDF). doktoratura.unitir.edu.al. Marrë më 14 mars 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)[lidhje e vdekur]
  2. ^ Hysi, Përparim (15 shkurt 2015). "Dy fjalë tha Koço Kosta". floripress.blogspot.com. Marrë më 14 mars 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ a b Elsie, Robert (1997) [1995]. Histori e Letërsisë Shqiptare (PDF). Përkthyer nga Abdurrahim Myftiu. Tirana, Peja: Dukagjini. fq. 266-267.
  4. ^ a b "Koço Kosta dhe novela "Ata të dy dhe të tjerë"". shtypi.net. Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2021. Marrë më 14 mars 2021.