Koha
|
||||||||||||||||
Koha është përmasa në të cilën kuptohet dhe matet rrjedha e ngjarjeve në gjithësi. Koha është kapja e rendit në shfaqjen e ngjarjeve nga ndërgjegjja njerëzore. Të gjitha ngjarjet mund të përshkruhen në një kohë që mund të jetë e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Thelbi i domethënies së kohës është një ndër çështjet më të vjetra filozofike dhe shkencore të njeriut.
Fjalori Anglisht i Oksfordit e përkufizon kohën si "procesi i vazhdueshëm dhe i pakufishëm i ekzistencës dhe ngjarjeve në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen, e quajtur si e tërë". Një tjetër përkufizim standard fjalori është "sekuencë e vazhdueshme lineare (e drejtë) jo hapësinore nga ku ngjarjet dukshëm ndodhin sipas një rregulli të pakthyeshëm".
Përmbajtja |
Fizikë [redakto]
Në fizikë, koha dhe hapësira njihen si madhësi themelore. Përkufizimi i vetëm i mundshëm i kohës është veprimi, në të cilin koha përkufizohet nga matja e proceseve (ecurive) dhe njësive të zgjedhura.
Në fizikë koha (simboli t, T) është madhësi për përcaktimin e intervaleve midis periudhave të ndryshme gjatë së cilave ndodhin dukuri të ndryshme fizike. Për krahasimin e zgjatjes së intervaleve për dukuritë në fizikë përdoren njësia ndërkombëtar nga sistemi SI, sekonda dhe shënohet me simbolin s. Për të kuptuar më lehtë krahasimet, përveç sekondës si njësi bazë, për kohën përdoren edhe nënfishet dhe shumëfishet e sekondës.Koha si një madhësi fizike gjendet në shumë formula fizike duke filluar nga ato më elementaret dhe thelbësoret psh :v=l/t deri tak ato të komplikuarat ne lidhje me nxitimin etj.
Ka dy pikepamje te ndryshme per kohen si koncept.Nje pikepamje thote se koha eshte pjese e struktures themelore te universit, eshte nje dimension ne te cilin ngjarjet ndodhin ne sekuenca.Isak Njutoni e hodhi dhe mbeshteti kete teori, ndaj dhe kjo njihet si koha Njuton-iane. Pikepamja e dyte, eshte ajo qe thote se koha nuk mund te jete nje "mbajtes" ne te cilin kalojne ngjarje dhe objekte.Ajo eshte pjese e nje strukture themelore (bashke me hapesiren dhe numrat) me te cilen njerezit masin ngjarjet.Pra koha nuk eshte nje ngjarje apo dicka, nuk mund te matet vete, sepse eshte nje njesi matese (si numrat) e megjithate mund te udhetohet ne te.
Matja [redakto]
| Njësitë kohore | |
|---|---|
| Njësia | Vlera |
| atosekonda | 1/1018 sekonda[1] |
| femtosekonda | 1/1015 sekonda |
| pikoseconda | 1/1012 sekonda |
| nanosekonda | 1/109 sekonda |
| mikrosekonda | 1/106 sekonda |
| milisekonda | 0.001 sekonda |
| sekonda | SI madhësia bazë |
| minuta | 60 sekonda |
| ora | 60 minuta ose 3600 sekonda |
| dita | 24 orë ose 1440 minuta ose 86400 sekonda |
| java | 7 ditë |
| fortnight[2] | 14 ditë |
| muaji hënor | 27.2 deri në 29.5 ditë |
| muaji | 28 deri në 31 ditë |
| Çereku i vitit | 3 muaj |
| viti | 12 muaj |
| Viti normal | 365 ditë e 52 javë + 1 ditë |
| Viti i brishtë | 366 ditë 52 javë + 2 ditë |
| Viti tropik | 365.24219 ditë |
| Viti gregorian | 365.2425 ditë |
| Olimpiada | 4 vite |
| Lustrumi | 5 vite |
| Dekada | 10 vite |
| Jubileu (i Biblës) | 50 vite |
| Shekulli | 100 vite |
| Mileniumi | 1000 vite |
Thënie [redakto]
- «Çfarë është pra koha? Nëse ndokush më pyet, e di; nëse dua ti'a shpjegoj atij që më pyet, nuk e di më.» (Shën Agostini tek Rrëfimet.)
- «Duke kursyer kohën zgjatet jeta.» (Antonio Rosmini)
- «Koha është pasqyra e amshimit.» (Diogjeni i Sinopit)
- «Koha heq gjithçka e jep gjithçka; çdo gjë ndryshon, kurrgjë nuk asgjësohet.» (Xhordano Bruno)
- «Hapësira është burgu i trupit, koha është burgu i shpirtit.» (Karlo Maria Francero)
- «Çdo orë e kohës së humbur është një mundësi dëmi për të ardhmen.» (Napoleon Bonaparti)
- «Vetëm punëtorët e dinë se sa vlen koha; e bëjnë që të paguajë gjithmonë.» (Karlo Maria Francero)
- «Ju thoni se koha ecën? Ah jo, vajmedet, koha qëndron, ne ikim.» (Henri Austin Dobson)
Referencat [redakto]
Shikoni dhe [redakto]
Lidhjet e jashtme [redakto]
- (Anglisht) Udhëtim në kohë
- (Anglisht) Enciklopedia ndër-rrjetore e filozofisë: Koha
- (Anglisht) Ora dhe data: Orëa e Botërore dhe zonat kohore
- (Anglisht) Instituti i Kërkimit të Cikleve
- (Anglisht) Koha dhe pakënaqësitë e saj
