Koha Ditore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Koha Ditore
Koha Ditore në vitin 2006
LlojiGazetë ditore
FormatiBerliner
Pronar(ë)Koha Group
Themelues(it)Veton Surroi
BotuesiFlaka Surroi
Shkruesit37
Themeluar1997
Gjuhë(t)shqip
SeliaPrishtinë
Qarkullimi10,665 ditore
Faqja zyrtareOfficial website

Koha Ditore është gazetë e përditshme nga Kosova e themeluar në vitin 1997 në kuadër të Grupit Koha. Botohet në Prishtinë nga kompania Koha, tash pronë e publicistes kosovare Flaka Surroi. Kryeredaktor i gazetës është Agron Bajrami.

Gjatë bombardimeve të NATO-s Koha Ditore u botua në egzil, në Maqedoni.

Koha Ditore është gazeta më e lexuar dhe më e shitur në Kosovë. Botimi ndërkombëtar i Kohës Ditore mund të blihet në vende të caktuara pothuajse në të gjithë Evropën.

Pas inkuadrimit në politikë të Veton Surroit botuese e gazetës është motra e Surroit, Flaka Surroi.

Në të gjitha hulumtimet e lexueshmërisë së gazetave në Kosovë në 11 vitet e fundit, Koha Ditore ka rezultuar si gazeta më e lexuar dhe më e besuar. Sipas një raporti të OSBE-së në 2009, Koha Ditore gëzoi lexueshmërinë e 38% të lexuesve.[1]

Së fundi, Koha Ditore lidhi marrëveshje partneriteti me gazetën e njohur amerikane, The New York Times. Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, në Koha Ditore, çdo të martë, botohet një shtojcë me artikujt më interesantë të The New York Times, të seleksionuar posaçërisht për lexuesit e gazetës Koha Ditore.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Tirazhi dhe politizimi i mediave të shkruara në Kosovë" (PDF). OSBE. mars 2010. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 2022-01-19. Marrë më 2023-08-05.