Kolë Thaçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kolë Thaçi
Ministër i Financave
Në detyrë
24 dhjetor, 1921 – 25 shkurt, 1924
Paraprirë ngaSulejman Starova
Pasuar ngaMyfid bej Libohova
Në detyrë
6 mars, 1930 – 11 prill, 1931
Paraprirë ngaMilto Tutulani
Pasuar ngaLame Kareco
Në detyrë
9 nëntor, 1936 – 7 prill, 1939
Paraprirë ngaRrok Gera
Pasuar ngaKosta Marku
Të dhëna vetjake
U lind më2 dhjetor 1886
Shkodër, Perandoria Osmane
Vdiq më14 korrik 1941
Shkodër, Mbretëria Shqiptare (1939–43)
NënshtetësiaShqiptar
Punësiminëpunës, politikan

Kolë Thaçi (Shkodër, 2 dhjetor 1886 - 17 korrik, 1941) ka qenë arsimtar, nëpunës, anëtar i Senatit të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mësimet fillore dhe teknike e shkollimin tregtar e mori nga kolegji Saverian në vendlindje. Nga viti 1903 deri më 1910 punoi si mësues në kolegjin në fjalë. Në shtatë muajt e Rrethimit të Shkodrës qe sekretar i doganës së qytetit.

Rikthehet në detyrë në janar të 1916 me hyrjen e trupave austro-hungareze, ndërsa më 18 gusht 1917 u emërua drejtor i doganës. Më 23 maj 1918 e deri në ikjen e austro-hungarezëve pati detyrën e kontrollorit në kryedrejtorinë e Shkodrës. Më 1 dhjetor 1918 deri në 31 janar 1920 vijoi në ofiqin e drejtorit të doganës.[1]

Kol Thaçi u zgjodh nga populli i Shkodrës si senator për ti përfaqësuar ata në Mbledhjet e Larta.[1] Sipas Vllamasit, Thaçi me Pashuk Saraçin e Halit Rrojin, nëpërmjet Musa Jukës ishin të lidhur me Ahmet Zogun dhe simpatizonin Partinë Popullore.[2] Ka qenë disa herë Ministër i Financave në vitet 20-te dhe 30-te dhe Kryetar i Keshillit Kontrollues. Në vitin 1932 ai u caktua delegat i dytë i Komisionit për Shpenzimin e huadhënieve të dhëna nga Italia sipas Marrëveshjes se vitit 1931. Ka qenë deputet i Shkodrës. Kol Thaçi ka qenë edhe letrar.

Poezitë e tij më të njohura janë "Mbi ndërtesë të lartë, bri Rozafës","Vasha dhe Trendafili","Tek tempulli Marisë, Poema "28 Nentori'. Ka qenë mik i Luigj Gurakuqit dhe Hile Mosit dhe njihej me pseudonimin "Dora e harrrueme". Kol Thaçi ka qenë graduar me titullin e lartë "Oficer i Madh" si dhe Doktor me diplomën "Honoris Causa", nga Universiteti i Barit që në 1936. Gjithashtu është nderuar në Paris me urdhrin e më të mirit "The order of the best". Njihte gjuhen frenge, italiane, gjermane. [3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: "55". fq. 242. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. fq. 245. ISBN 978-9928-140-54-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Album Historik Kushtuar Ministrave Te Financave Ne Vite. Ministria e Financave. ISBN 999-27-857-2-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)