Kollashini i Ibrit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kollashini i Ibrit është një luginë në pjesën perëndimore të veriut të Kosovës, përkatësisht në veriperëndim të Mitrovicës. Ai shtrihet në dy anët e lumit Ibër, nga Ribariqi në perëndim, e deri te vendbanimi Zupqë në lindje. Kufirin verior e përmbyllin shpatet e maleve të Rogoznës e atë jugor Mali i Thatë.

Veçoritë natyrore[redakto | redakto tekstin burimor]

Struktura e relievit të Kollashinit të Ibrit veqohet jo vetëm për nga lartësia por edhe coptimi i theksuar i relievit. Kollashini i Ibrit është një hapësirë gjeografike në të cilën mund të vërehën të gjihta kategoritë e relievit sipas lartësisë, strukturës morfologjike, formave të erozionit fluvial, karstik dhe akullnajor. Këtu hasi formacione të mesozoikut dhe të paleozoikut. Mbizotrojnë sendimetet e mesozoikut, të cilat janë përfaqsuar me flishet e kretakut të sipërm. Ato përfshijnë një teritor të gjerë në të dy anët e lumit Ibër, duke filluar prej vendbanimit Tushiq, në perëndim, deri te ai Zupqë, në lindje. Formacionet e paleozoikut te Kollashini i Ibrit përfshijnë një zonë periferike. Ato janë të pranishme në vendbanimet Bërnjak, Okllacë, Tushiq dhe Banjë e të përfaqësuara me rreshpet argjilore, ranoret dhe konglomeratet.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kollashini i Ibrit përfshin 403 km2 ose rreth 15% të teritorit të regjionit Mitrovicës dhe 6.737 banorë ( sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 1981), përkatësisht 3% të popullsisë së regjoionit të Mitrovicës. Dendësia mesatare e popullsisë është 22 banorë në km2 ose 5 herë më e pabanuar se regjioni. Zona kryesisht është e banuar me popullatë serbe. Prej 25 fshatrave, vetëm Çabra është e banuar me shqiptarë.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Është trevë agrare , me degë kryesore blegtorinë dhe pylltarinë. Qendër e kësaj treve është Zubin Potoku, që është njëhkohësisht edhe qendër komunale, në të cilën është vendosur administrate dhe një fabrikë tekstili.


shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]


Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]